20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“T’i japim fund komplotit ndaj ish-të përndjekurve”, Basha: Programi i PD parashikon fondin e kujtesës që do të ruaj vendet dhe dëshmitë e vuajtjeve të komunizmit që shoqëria të largohet nga kulti i idividit

“T’i japim fund komplotit ndaj ish-të përndjekurve”, Basha: Programi i PD parashikon fondin e kujtesës që do të ruaj vendet dhe dëshmitë e vuajtjeve të komunizmit që shoqëria të largohet nga kulti i idividit

Duke folur për padrejtësitë që u janë bërë ish-të përndjekurve politikë, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Luzim Basha, është shprehur se një investim kryesor është që t’i japim fund komplotit të heshtur të bashkëpunëtorëve në të dyja krahët që duan ta mbajnë këtë histori të fshehur nga sytë e publikut.

Në podcastin e radhës Basha tha se numri i njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë është dhjetëra herë më i madh se sa numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë vuajtje. Për këtë ai shprehu zotimin se në program e prezantuar në 1 qershor është edhe një inciativë që quhet fondi i kujtesës që parashikon në radhë të parë ruajtjen e gjithçkaje që përbën kujtesën historike në vend të rrënimit të tyre.

Basha sqaroi se ruajtja e të gjithë vendeve me këtë ngarkesë të jashtëzakonshme historike dhe psikologjike për terrorin komunist dhe regjistrimi i dëshmive të të mbijetuarve të terrorit komunist, do jenë dëshmi që shoqëria të lragohet nga idhujtaria apo kulti i individit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Çfarë duhet bërë, duhet bërë e kundërta. Numri i njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë është dhjetëra herë më i madh se sa numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë vuajtje. Nuk është e vërtetë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë, është dhjetëra herë më i vogël se numri i atyre që e kanë përjatuar këtë terror, këtë vuajtje. Vrasjet, pushkatimet pa gjyq, me gjyq, burgosjet, internimet, torturat, traumat që janë shkaktuar familjeve. Atëherë investimi i parë dhe kryesor është që t’i japim fund këtij komploti të heshtur, bashkëpunëtorësh në të dyja krahët për ta mbajtur këtë histori të fshehur nga sytë e publikut dhe për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëe, nga kujtesa e shoqërisë. Si bëhet kjo? Sa kohë dëshmitarët i kemi akom mes nesh, duke regjistruar këto dëshmi, sic po bëjnë disa gazetarë, studiues, studiuese me sakrifica të jashtëzakonshme. Por duhet të jetë një përpjekje e organizuar, e financuar, e mbështetur nga qeveria shqiptare. Nuk mund të jetë diçka vullnetare, sporadike apo me projekte periodike nga institucionet e huaja të cilëve u shprehim mirënjohjen por është e pamjaftueshme. Të ketë një fond të veçantë, të jetë fondi i kujtesës. Ky është një nga angazhimet tona kryesore të programit tonë të shpallur në 1 qershor. Fondi i kujtesës parashikon në radhë të parë ruajtjen e gjithçkaje që përbë kujtesën historike në vend të rrënimit të tyre. Ne ishim në Spaç dhe e pamë se si po degradonte situata, sikundër jemi informuar që duan të krijojnë një Spaç avadizmi shumë larg në autostradë për arsye turistike dhe t’i heqin nga vendi, nga tempulli i vuajtjeve ku është kampi dhe burgu i Spaçit. Pra e para është konservimi, ruajtja e të gjithë vendeve me këtë ngarkesë të jashtëzakonshme historike dhe psikologjike për terrorin komunist. Dhe për këtë nuk ka nevojë të shpikim gjë, shohim përvojën më të mirë që është përvoja e Gjermanisë për çështjen e denazifikimit, kampet e përqendrimit dhe vendet me tortura çnjerëzore. Dhe bashkë me këtë sigurisht ku është e mundur akoma regjistrimi i dëshmive të të mbijetuarve të terrorit komunist, siç kemi zotin Shefqet këtu apo gjetja, rigjetja, rilokimi i dëshmive të atyre që nuk jetojnë më por që e kanë dhënë një pjesë e tyre të dëshmisë. E dyta ka të bëjë me natyrën aktive e këtij fondi të kujtesës. Ky nuk është thjesht një fond muzeal. Është diçka për t’iu përcjellur brez pas brezi shqiptarëve në mënyrë që kjo të mos përsëritet më kurrë. Sepse fatura që po e paguajmë dhe do e paguajmë, po fillojmë ta paguajmë e kësaj harrese të investuar bashkërisht nga të dyja krahët e politikës që kanë diçka për të fshehur nga jeta e tyre para 1990-ës, fatura është që fenomenet që çuan në ndërtimin e diktaturës më të egër, po rikthehet. Sepse kur diktatura, ti ia përcjell brezave përmes propagandës komuniste siç janë filmat e kinostudios “Shqipëria e re” pa asnjë sqarim që mitizojnë diktaturën, kur t’i fsheh pjesën e dhimbshme. Atëherë pasojat e kësaj amnizie kolektive duken tek rikthimi i fenomeneve sic është idhujtaria, siç është kulti i individit që sot është më i pranishëm se kurrë në 34 vite. Qoftë tek Edi Rama, qoftë tek Sali Berisha, qoftë tek të tjerë njerëz të ciët pretendojnë t’i rikthejnë shqiptarëve një metodë, një metodologji të politikës përmes imponimit individual siç ishte metoda e Enver Hoshës. Zëvendësoi Zotin me veten e tij, hajde me mua se e di unë se si bëhet. Zëvendësoi debatin e ideve politike me kultin e individit.

Basha: Në Shqipëri ka një investim 34-vjeçar që terrori i ushtruarar ndaj ish të përndjekurve politik të harrohet

Në podcastin me radhës me Ermalin dhe Marsidin, Basha është shprehur se në Shqipëri ka një investim 34-vjeçar që terrori i ushtruar ndaj ish të përndjekurve politik të harrohet. Sipas kreut të Demokratëve Euroatlantikë, këtë e bëjnë ish-oficerët dhe ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të cilët duan që historitë të harrohen për shkak të implikimit të tyre në to.
Basha gjithashtu shprehet se vijojmë të përballemi me njerëz të trajnuar nga KGB që duan të mbajnë nën sundim përmes terrorit një popull të tërë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Fjala e parë që më vjen në mendje është amnizi, harresë. Këtu ka një investim 34 vjeçar që kjo të harrohet. Dhe investimin, po e përdor terminologjinë e Marcelit, e bëjnë oficerët, ish oficerët dhe ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Ata duan që kjo histori të harrohet. Të harrohet për shkak të përfshirjes së tyre në këtë histori. Të harrohet për shkak të krimeve të përbindshme që kanë kryer mbi bashkëqytetarët e tyre. Dhe ky nuk është një investim individësh, ky është një investim politik me gjithë përmasat e veta, duke përfshirë dhe përmasën mediatike, kulturore, arsimore, të harrohet kjo pjesë e tmerrshme e historisë së tmerrshme të popullit të Shqipërisë nën diktaturën komuniste. Pra ne përballemi me një aparat të ndërtuar nga diktatura me procedura standarte operative sovjektike të KGB-së, njerëz të trajnuar për të mbajtur nën sundim përmes terrorit një popull të tërë. Njerëz të trajnuar për të mbajtur nën sundim popullin përmes frikës dhe terrorit psikologjik, të cilët vazhdojnë të investojnë politikisht për harresën. Dhe këtë ne e shohim kudo, por ka disa maja të këtij investimi që nuk i shpëtojnë vëmendjes së askujt, sado pak interes të ketë për këtë çështje. Është vendi i vetëm që nuk ka një qendër kombëtare të kujtesës. Ajo që i bashkon këta është investimi në harresë, për ta zhytur gjithë këtë në një amnezi të përhershme. Në mënyrë që kur të vdesin brezat që kanë përjetuar dhe këtë pjesë të historisë tonë. Pse e bëjnë, sepse kanë interesin e tyre.

Podcasti me ish-të përndjekurit politik, Basha: Tradhëtia që i është bërë kësaj kategorie është vazhdim i Katovicës. Zotimi i parë i yni, përmbyllja e dëmshpërblimit financiar i tyre

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në podcastin e radhës me Ermalin dhe Marsidin si dhe me praninë e ish të përndjekurve politik, ka folur për tradhëtinë që i është bërë kësaj kategorie e cila sipas tij, nuk është rastësi por vazhdim i Katovicës.

Basha tha se bashkëpunimi i fshehtë i pasardhësve të ish PPSH dhe një pjesë të drejtuesve të PD ka qenë në kurriz të të ish të përndjekurve politik të cilët vazhduan të mbeten pengje të përndjekjeve.

Për këtë Basha tha se në programin e Demokratëve Euroatlantikë, zotimi i parë është përmbyllja totale e dëmshpërblimit ekonomik-financiar për të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është një temë që sa herë që trajtohet, ne prap jemi në borxh me të përndjekurit, me familjet e tyre, me shoqërinë dhe me historinë. Siç e tha me të drejtë edhe Ermali, edhe pjesëmarrësit duhet në radhë të parë t’i drejtohemi përfaqësuesve të ndëruar që kemi këtu në këtë tryezë, të vetëdijshëm që mund të ishin shumë më shumë, por për arsye dhe të administrimit të kohës, për diçka që nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur deri tani, por me atë që do të ndodh nesër. Domethënë që kjo është ajo që na bashkon sot në këtë bashkëbisedim, në këtë Podcast, çfarë do të bëjmë nesër për të përndjekurit politik. Çfarë do të bëjmë për të përndjekurit politikë ne që kemi borxh kaq të madh e të pashlyer. Dhe Partia Demokratike janë Dermokratët Euroatlantikë. Të pashlyer dhe të akumuluar edhe për shkak të tradhëtisë kronologjike ndaj interesave të të përndjekurve politikë.

Tradhëti kronike që nuk është rastësi, por është vazhdim i Katovicës. I bashkëpunimit të fshehtë midis pasardhëses direkte të Partisë së Punës së Shqipërisë, partisë së diktaturës, Partisë Socialiste të Shqipërisë, e kam fjalën për krerët politikë të kësaj partie dhe një pjese të rëndësishme të drejtuesve të Partisë Demokratike ndër vite që sa herë vinin fushatat lundronin me flamurin e të përndjekurve politikë dhe sa herë qeverisnin, qeverisnin me komplekset e mëkateve dhe të fajeve të bashkëndara me Pëartinë Socialiste. Se me të vërtetë ka bashkëfajtorë, por këta bashkëfajtorë nuk janë të gjithë qytetarët shqiptarë, në veçanti nuk janë të përndjekurit dhe familjarët e tyre. Bashkëfajtorët rekrutuesit dhe të rekrutuarit e Sigurimit të Shtetit që kanë kontribuar në fazën e parë të diktaturës për t’i përndjekur ata qindra mijëra shqiptarë dhe kanë vazhduar të mbeten peng i kësaj përndjekje, në veçanti bashkëpunëtorët dhe ta reflektojnë atë në vendime dhe mos vendime politike që i takonin Partisë Demokratike, se çfarë do kërkonin tek Partia Socialiste e Shqipërisë?!

Ndaj dhe në programin tonë, zotimi i parë është përmbyllja totale e dëmshpërblimit ekonomik-financiar për të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre. Por kjo vetëm pas një rishikimi që do të zhbëjë padrejtësitë e fundit që u hodhën në kurrizin e të përndjekurve, ku për një të përndjekur politik, për një kategori të përndjekurish politikë, dëmshpërblimi ishte më i ulët sesa dëmshpërblimi që morën anëtarët e byrosë politike për dënimin që morën në burg për periudhën 92-96. Por këtu unë dua të ndalem, sepse siç e thatë me të drejtë fjala në fillim duhet t’u takojë këtyre përfaqësuesve të ndëruar.

Mekanizmat e dështuar të luftës ndaj Bashës!

Nga Alban Daci

Ndjesia e superioritetit!

Bashën e sulmuan duke i justifikuar se “Ata” ishin superior ndaj këtij të fundit dhe për këtë motiv çdo aksion i tyre ishte legjitim, qoftë i drejtë ose jo, qoftë parimore ose jo, qoftë i dhunshëm ose jo! A është vërtetë ekzistenca e superioritetit të tyre ndaj këtij të fundit? Figura e tjera brenda PD as nuk dua të marr guxim t’i krahasoj me Bashën, sepse shumica prej tyre janë investim politik i tij! Pra, janë deputet dhe kanë protagonizëm politiko/publik, jo se kanë merita të veçanta- shpesh këto lënë për të e dëshiruar- por se i futi Basha në lista, i bëri deputet, i mori nga hiçi dhe ju dha kredite politike. Por të krahasojmë edhe vetë Doktorin me Bashën? Përtej “mitit” Doktori jo vetëm që nuk ka ndonjë superioritet konkret ndaj Bashës, por mund të themi të kundërtën! Pse? Nëse analizojmë sukseset, ata të të dyve, sepse kanë qenë në një skuadër e nëse themi për dështim deri në 2013, ata janë kosto vetëm e liderit e konkretisht e Doktorit! Nëse analizojmë fitoret apo humbjet nëse shikojmë historinë e tranzicionit, më shumë beteja zgjedhore ka humbur Doktori sesa Basha!

Ne jemi fitues dhe ai është humbës!

As kjo nuk qëndron! Basha ka fituar edhe vetëm, kur ata kanë humbur shpesh bashkërisht! Ata e sulmuan Bashën me idenë: ti nuk e mund Ramën e ne sapo të mundim ty edhe atë do e mundim brenda 6 muajve! Në fakt, jo që nuk e mundën Ramën brenda gjashtë muajve siç kishin pretenduar, por pas tre vitesh ai po bën thuajse gati edhe fitoren e 2025. Zgjedhjet e 2021 Basha politikisht e moralisht i fitoi, por ai nuk fitoi pushteti edhe falë probleme të brëndshme që kishte PD në atë kohë për të mos folur se ekzistojnë indicie që kishte projekte për t’a përdorur Bashën si fitues zgjedhjesh dhe pastaj për t’i marrë pushtetin edhe brenda llojit!

Ai nuk bën protesta masive, në i bëjmë dhe do të rrëzojmë Ramën!

Në fakt, Basha nuk kishte probleme me numrin e pjesëmarrjeve dhe masivitetin e protestuesve, por kishte përballë një pushtet i cili nuk kishte asnjë lloj ndjeshmërie dhe kulturë reflektimi apo qasje pozitive ndaj opozitës! Pushteti ka pasur skandale serioze nga 2013 e deri më sot dhe për asnjë rast nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston kultura e dorëheqjes. Gjithashtu, politika ka evoluar dhe pushteti nuk rrëzohet me protesta politike, por vetëm me votë. Nga momenti që “mundën” Bashën, në fakt ka një tkurrje reale dhe domethënëse të pjesëmarrjes në protestat që “ata” kanë bërë. Shembulli i qartë i dështimit të strategjisë së protestave janë atë që janë zhvilluar para Bashkisë qoftë për nga pjesëmarrja e qoftë edhe për faktin se nuk po realizojnë asnjë nga objektivat politik për të cilat i realizojnë!

Basha bashkëpunon me Ramën e ndërsa Ne jo!

Kjo është një teoritë e propagandës më të fortë e bazuar vetëm në gënjeshtra duke e cilësuar Bashën si tradhtar. Qëllimi i saj ishte që ai të humbiste mbështetjen e demokratëve! Faktet kanë folur e po flasin ndryshe qoftë me Amnistinë e po ashtu edhe me marrëveshjen zgjedhore! Në të dyjat rastet “ata” dhe Rama duken qartë se kanë probleme e interesa të përbashkëta. Pra, nëse nuk janë bashkë nuk janë më as kundërshtarë sëbashku! Basha nga shtatori i 2021 e deri më sot nuk ka një provë që është më Ramën ose që i shërben Ramës!

Basha s’ka mbështetje e ne kemi mbështetje!

Në fakt edhe ky narracion është për ty parë! Është fakt se “Ata” i kanë humbur të gjitha zgjedhjet që kanë marrë pjesë duke përfshirë ata të fundit edhe në Himarë! Ndërsa Basha akoma nuk është provuar që nga 2021 me emrin dhe logon e tij! Në zgjedhjet e fundit që logoja e PD mori pjesë në zgjedhje mori më se 100 mijë vota! Ky është fakt!

Koncepti i pronësisë së PD!

PD e kemi themeluar Ne e prandaj është legjitime gjithçka që bëjmë për t’a rimarrë duke mos përjashtuar as luftën fizike, as atë verbale si dhe atë të propagandës. Kjo ka legjitimuar çdo aksion legjitim të “atyre” për një histori të trishtueshme se si e kanë trajtuar PD nga shtatori i 2021 dhe si i kanë trajtuar demokratët! As kjo nuk ka përfunduar ligjërisht ashtu siç mendon e dëshiron duke bindur opinionin publik me tellallët e tyre se nuk duhet të bëhej rikursi, se ajo gjë kishte mbaruar dhe se nuk kishte asnjë bazë juridike se përse duhet të bëhej!

Vera po mbaron dhe po vjen shtatori duket se do të jetë më i nxehtë se muaj korrik i verës. Përtej gjithçkaje dhe çdo gjëje që përdoren ndaj Bashës, ai është aty dhe i palëkundur ndaj objektivave të tij politik. Çështjet e mësipërme janë për t’u parë e për tu vërtetuar në thuaje me pak se një vit që ka mbetur nga koha e zgjedhjeve të reja! Loja është hapur sjellje Basha duket më në formë edhe përballë drejtësisë! Të shikojmë sesi do të luajnë dhe do të kenë mundësi të luajnë lojtarët politik pas shtatorit.

Dardha e ka Korçën prapa

Nga Edison Ypi

Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri i përgjumur tha se nuk e dinte nëse kishte apo s’kishte pilaf me kos.
Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.
Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës, edhe mund të përcillet me tekst, por kërkon talentin e Homerit, Shekspirit, Lasgushit.
Ende nëpër ëndërra, Zonja Korçë përpëlitet në shtrat, bën naze, shtriqet, gjerb kafenë që sapo ja solli kopilja.
Një kalim përmes Korçës mëngjezore është melhem që s’ka për ta shpikur dot kurrë asnjë industri farmaceutike.
Boboshtica e rakisë pa hile të manave dhe manaferrave ka më pak shtëpi se lokale dhe hotele me emra kurbetlinjsh Amerike.
Prej mani, prej rrushi, me ose pa ngjyrë, kaq apo aq gradë, e pamundur të largohesh nga Boboshtica pa një shishkë raki.
Trokit në cilëndo portë. Do dali një zonjë. Thuaja zonjës hallin. Prit te porta sa zonja të sjelli nga bodrumi ilaç-rakinë që për çdo gllënkë që do pish, të zgjatet jeta 1 vit.
Boboshticë-Dardhë 11 kilometra, rruga shkon përmes një gryke të thellë të ngushtë të çveshur e të rrjepur që nis e gjelbërohet pas kilometrave të para gjatë një serpentine malore me gjithato kthesa.
Në një nga ato kthesa mu faneps si hizër një i moshuar. Shkopi që mbante në duar hizri, nga njëra anë ishte krrabë çobani, nga ana tjetër sëpatë e vogël e mprehtë. Ç’e ke këtë ? e pyes. E kam armë të ftohtë, tha 81 vjeçari me në gojë vetëm 1 dhëmb.
Një herë tha se ishte nga Morava, pastaj nga Dvorani, Floqi, Vithkuqi, Luarasi. Kam armiq, vazhdoi me ton ankimtar. Prandaj e mbaj shkopin me sëpatë. Kam punuar 30 vjet në Sigurim. Kudo që vete më thonë; Ke qënë spiun, na ke marrë më qafë.
Mund t’ja besoja shqetsimim spiunit. Ndoshta dhe ta mëshiroja për frikën. Por kishte një huq. Zhytur në kolltukun e pasagjerit lëvrinte gjithë kohën si qefull i kapur në grep, si spiun në hall.
Në një qafë tha; Do iki të mbledh lajthi. Ik, i thashë. Shkopin në dorë, torbën në krahë, u zhduk si u çfaq, si hije.
Rrugës për në Dardhë autostopizmin e bëkan spiunat.
Dardha çfaqet befas si një gëmushë e stërmadhe në një grykë me pamje nga lindja.
Rrugët e përdredhura me kalldrëm lidhin disa hotele dhe restorante kokmëkokë e bythmëbythë me njëritjetrin.
Dardha është vend i mirë. Por i vogël, dhe tepër i ngjeshur.
Nga Dardha ika me vrap nga frika mos më qepet pas dhe s’më shqitet ndonjë nga ato plakat dardhare pa më treguar hollësisht si bëhet lakrori me hithra.
Sa kohë Dardha ka Korçën nga prapa, bereqaves edhe kaq.
Po të mos kishte Korçën nga prapa, Dardha do ishte Grosha.
Nga Boboshtica në Maliq ka kudo groshë të gatuara në mënyra mjeshtërore, njëra më e shijshme se tjetra.
Pasi në çdo fshat ngrita kapakun e tenxheres dhe afrova hundën, vendosa të ha groshë në Maliq.
Me të arritur në Maliq, hyra në një restorant të famshëm, si të thuash në Hiltonin e Maliqit.
Pronari u zu ngushtë. Sot nuk bëra groshë, tha me zë të mekur, por për ty kam diçka të mirë. Solli një thelë bakllava. Ore, i thashë, dua groshë, nuk dua bakllava. Bakllavanë e ke peshqesh nga unë tha, që harxhoj gjysmën e kohës duke lexuar e rilexuar shkrimet e tua.
Kompliment më të ëmbël se ky me bakllava s’kisha dëgjuar.
E mora thelën e bakllavasë, e falenderova.
Groshët i mora në një restorant tjetër. Kur gjithë qef po nisja makinën për t’i ngrënë groshët rrugës në ndonjë hije, vjen vrap kamarieri duke ju marr fryma.
-Ke marrë me vete lugën, tha.
Ja ktheva kamarierit lugën e grabitur padashje.
Ika i marrosur përmes grykës së Devollit nëpër kanionin e magjishëm si te filmi “Deliverance” (Un tranquillo weekend di paura).
Në këto male jetojnë shqiptarë ilirikë, shqiptarë puro, shqiptarë bio, në pamje dhe në karakter.
Në Lozhan mora një kafe.
Një lokal tjetër ruhet nga katër kamera.
Çfarë ka për të vjedhur në këtë humbëtirë mahnitëse ?
Nja katër a pesë kilometra përtej Lozhanit më të djathtë ngjitet rruga ku, pas Dardhës dhe groshës, çfaqet fruti tjetër që do ha sot, Strelca.
Duke u ngjitur në Strelcë ndjen atë që Dardhës i mungon. Atë që mjerë ai që s’e ka provuar. Thëllimin e këndshëm që të depërton në trup.
Pas pak kilometrave përpjetë, mbretëresha Strelca çfaq tërë hiret saja.
Strelca, vendbanim i lashtë, është një tas i madh i thellë, me dy shkëmbinj gjigandë pak si mënjanë. Pa ojna, pa lojna, pa tabela, pa autostopista spiuna, pa plaka që s’të shqiten pa të treguar si bëhet sa më i shijshëm lakrori, Strelca është më e këndshmja dhe më e shijshmja se të tëra.
Pa rrugë të ndrequra, pa lokale, Strelca nuk ka Korçë nga prapa si Dardha. Strelca nga prapa ka panxharin e Maliqit.
Në Pirg ma lau makinën një çun 13 vjeç.
Në Pogradec, Poetin më elegant dhe më fin që ka pas’ Shqipëria, shtatorja gjigande e paraqet si çoban me gunë.
Në Karkavec një tufë kalamajsh nga 10 në 15 vjeç me emra si të personazheve të telenovelave, janë të gjithë në Fejsbuk.
Nga pyjet e Stravanjit po zbret një mrekulli që më del vazhdimisht në ëndërr; Një Land Rover i tëri zhgrryer në baltë.
Katundet e Shqipërisë janë të gjitha fruta. Rrugët janë të gjitha makarona. Ujrat janë të gjitha verëra. Panoramat janë të gjitha kryevepra. Nënat janë të gjitha Shenjtore. Shqiptarët janë të gjithë Leonardo. Shqiptarkat janë të gjitha Monaliza. Shqipëria është e tëra Art.

“I bënë gjilpëra dhe e ulën tek stolat”/ Vdekja e 61-vjeçares, flet i biri: Mjekët e përcollën në shtëpi! Do t’i prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, por sa hyri brenda në banesë u këput dhe…

Djali i 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila humbi jetën tre ditë më parë, ka akuzuar mjekët e spitalit rajonal të Fierit për neglizhencë.

 

Anil Dajko u shpreh se pasi kishte shfaqur shqetësime e dërgoi nënën e tij në spital, ku sipas tij, “i bënë gjilpëa dhe e ulën tek stolat”. Ai u shpreh se bluzat e bardha e dërguan në shtëpi duke i thënë që “ske gjë, vetëm gjendje ankthi”.

Djali i 61-vjeçares u shpreh se “mbesat do t’i prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, por sa hyri brenda në banesë u këput”. Ai e dërgoi sërish të ëmën në spital, por ajo ndërroi jetë tek dera e spitalit.

“Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi. I matën tensionin dhe oksigjenin.

I bënë gjilpëra e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prap i tha mamaja do më masni tensionin prap? Ik Ik i thanë nuk ke gjë një gjendje ankthi ke.

Duke ardhur rrugës për në shtëpi më tha mua, po më zë më shumë tani, por do më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda u këput.

Morëm ambulancën, prit të vinte, pas 12 min na tha jemi në Bulgarec, megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, t’ia bënin shërbimet si vdiq. Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme???

Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time, asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime”, tha ai.

Ndërkohë nipi i viktimës u shpreh se klasifikimi i vdekjes si natyrale është “turp”, duke shtuar se mjekët janë tallur me ta.

“Turp, turp për këta doktora që kemi dhe për këtë shtet që krmi. Erdhi mjekoligjori aty dhe shikoni çfarë ka shkrujtur, është tallur me ne. Na i kanë dhënë ditën e dytë në 3 pasdite, cop cop personin. Borxh do merrnim se vetëm lek kërkojnë plehrat. Turp i Zotit, turp mos e dinë se do shpëtojnë.Të vihet drejtësia në vend në mos ka edhe mënyra të tjera. Do luajmë gurin e fundit jetën e xhaxhovicës time nuk e mori Zoti e mori robi”, tha nipi i saj.

“E kishin çarë në kokë e kishin çarë kudo”, shprehet e bija, duke shtuar “thonë vdekje e menjëhershme sepse nuk i dhanë shërbimin.”

Sheikët kërkojnë të “shpëtojnë” Muçin, ja prapaskenat me ofertat për sulmuesin

Ernest Muçi është në qendër të merkatos në Turqi. Lajmet për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk kanë të mbaruar dhe në orët e fundit kanë dalë të reja të tjera.

Thuhet se ka interes nga Arabia Saudite, teksa emri i skuadrës nuk bëhet ende i ditur, por fantazisti kërkohet të merret në huazim me të drejtën e blerjes. Beshiktashi shpenzoi 10 milionë euro dhe në gjysmë sezoni, Muçi arriti të shënonte 4 gola në 17 ndeshje.

Kështu drejtuesit do të kërkonin minimalisht 15 milionë euro nga shitja e tij, por edhe kjo është një dilemë, pasi më mirë do të preferohej një huazim i cili mund t’i rrisë edhe më shumë vlerën Ernestit dhe kështu Beshiktashi do të përfitonte më shumë nëse shitja bëhet më vonë.

Nuk është vetëm skenari i Arabisë Saudite, një kampionat që po tërheq shumë lojtarë të njohur, por gjithashtu edhe nga kampionati turk, për Muçin kanë shprehur interes disa klube të Superligës si Bashakshehiri, Ejupsori, Bodrum FK dhe Rizespori.

Këto klube i ofrojnë vendin e titullarit Ernest Muçit dhe kërkojnë të përfitojnë një huazim nga Beshiktashi, ku trajneri Xhovani Van Bronkorst nuk e sheh si pjesë të formacionit shqiptarin. Si Beshiktashi ashtu edhe Muçi thuhet se do të shqyrtojnë ofertat dhe mund të ketë zhvillime të rëndësishme në ditët në vijim.

I mori 10 mijë euro pronarit të një lokali duke e shantazhuar, GJKKO merr vendim për shefin e anti-drogës në Durrës

GJKKO ka lënë në burg shefin e anti-drogës në Durrës, Gazmir Preçi, i cili i mori 10 mijë euro pronarit të një lokali duke e shantazhuar.

 

Arrestimi i Preçit u bë pas denoncimit të pronarit të lokalit “Night”, një klub nate te Ura e Dajlanit.

Sipas denoncimit të tij, shefi i Antidrogës e kërcënonte se do i mbyllte biznesin me pretendimin se kishte të punësuar disa persona të pasiguruar, çka nuk është në kompetencën e tij për ta kontrolluar.

Shuma prej 10 mijë eurosh u mor në një takim nën vëzhgimin e hetuesve mes pronarit të lokalit dhe Gazmir Preçit në një lagje të Tiranës, i cili ra në grackën e kolegëve sapo mori një pjesë të parave. Kryekomisari akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Në një reagim ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se operacioni ishte mesazhi është i qartë për policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve. Ata do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor!

Basha përkujton Masakrën e Qafës së Valmirit: Dëshmoi për 75 vjet për këtë aparteid dhe njollë e shtetit shqiptar. Detyra e Demokratëve Euroatlantikë ta shlyejmë këtë turp për politikën shqiptare

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar 75-vjetorin Masakrën e Qafës së Valmirit.

Basha shkruan se veglat e verbra të Sigurimit Komunist ekzekutuan 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë më 17 gusht 1949, si një akt hakmarrjeje pas vrasjes së Bardhok Bibës.

“Asnjëri prej të dënuarve nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por ata u zgjodhën si pjesë e një strategjie terrori ndaj një krahine që kurrë nuk i ishte nënshtruar diktaturës” – shkruan Basha më tej.

Ai më tej thotë se Masakra e Qafës së Valmirit ka dëshmuar për 75 vjet për këtë aparteid, një njollë e shtetit shqiptar dhe se është angazhimi i demokratëve euroatlantikë ta shlyejmë këtë njollë turpi për politikën shqiptare.

Postimi i plotë i Bashës:

75 vjet më parë, diktatura komuniste ndërmori një fushatë të pamëshirshme për të thyer rezistencën e Mirditës. Në një akt të tmerrshëm terrori publik, 14 nga bijtë më të shquar të kësaj krahine u varën dhe u pushkatuan në Masakrën e Qafës së Valmirit.

Në përputhje me urdhrat e vetë diktatorit gjakatar, veglat e verbra të Sigurimit Komunist ekzekutuan 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë më 17 gusht 1949, si një akt hakmarrjeje pas vrasjes së Bardhok Bibës. Asnjëri prej të dënuarve nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por ata u zgjodhën si pjesë e një strategjie terrori ndaj një krahine që kurrë nuk i ishte nënshtruar diktaturës.

Masakra u krye në prani të mijëra banorëve të detyruar të shikonin këtë krim makabër. Në raportimet e Sigurimit të Shtetit, theksohet se bashkë me të varurit dhe të pushkatuarit, një valë e gjatë arrestimesh dhe internimesh u vu në zbatim.

Jehona e masakrës përshkoi mbarë vendin. Me një sjellje të qartë racizmi krahinor dhe fetar, hierarkët komunistë deklaruan se “të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut, edhe pse asnjëri s’meritonin të vriteshin”.

Masakra e Qafës së Valmirit mbetet një nga aktet më terroriste që diktatura komuniste ka kryer ndaj Mirditës. Ajo krahinë u përball me një sulm të egër, që synonte gjunjëzimin dhe thyerjen e krenarisë së saj, që buronte nga një histori e lavdishme.

Mirdita, kjo trevë vitale, katolike dhe antikomuniste, nuk i nënshtrohej lehtë diktaturës. Për këtë arsye, zona ka përqindjen më të lartë të të vrarëve, të burgosurve dhe të internuarve nga regjimi komunist. I gjithë vendi, por edhe vetë demokracia shqiptare, i ka borxh Mirditës për çmimin e lartë të sakrificës që ajo pagoi për të mbajtur gjallë idealin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor për 50 vjet.

Në këtë zonë duhet të ishin zbatuar për 30 vjet rresht politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar të persekutuarit nga diktatura, por edhe për të nxitur investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve dhe të bizneseve të reja, duke ndihmuar fshatrat të rimëkëmben dhe të rigjallërojnë traditat e tyre të shkëlqyera. Fatkeqësisht, këto politika kanë munguar.

Masakra e Qafës së Valmirit ka dëshmuar për 75 vjet për këtë aparteid, një njollë e shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi jo nuk ka patur asnjë ndjesë; përkundrazi, zyrtarë të diskredituar dhe përfaqësues të krimit dhe korrupsionit janë sponsorizuar nga pasardhësit e diktaturës.

Është angazhimi i demokratëve euroatlantikë ta shlyejmë këtë njollë turpi për politikën shqiptare duke i dhënë fund hipokrizisë dhe abuzimit me të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre.

Lavdi përjetë martirëve të Mirditës!

Uashingtoni po i ‘hedh dorashkën’; Edi Rama është i rrethuar!

A është rastësi arresti i oficerit të antidrogës, Gazmir Preçi? Raporti i tmerrshëm për policinë nga shërbimet partnere…

Arrestimi i një oficeri të antidrogës, përkatësisht shefit të këtij sektori në Durrës, në pamje të parë ngjan me një operacion kazual. Pasi ka të bëjë me denoncimin faktik të bërë nga një sipërmarrës, të cilit shefi i antidrogës, Gazmir Preçi, i kishte kërkuar gjobë, duke e shantazhuar.

Uashingtoni po i ‘hedh dorashkën’; Edi Rama është i

Gazmir Preçi /

E vërteta, duket se është më e thellë se kaq, e në këtë rast hetimi nuk ka nisur rastësisht, por si pjesë e një raporti ndërkombëtar, i cili vjen prej deponimeve të të arrestuarve narkotrafikantë shqiptarë, në disa vende të Europës.

Në raport, i cili nuk i është shpërndarë autoriteteve shqiptare, por që i është dorëzuar SPAK-ut nga prokuroritë homologe, flitet për një rrjet oficerësh të lartë, të cilët jo thjesht abuzojnë me detyrën, por janë edhe aktorë kryesorë të trafiqeve dhe racket-it apo gjobës ndaj sipërmarrësve.

Raporti thekson, se të arrestuarit në disa vende të Europës, kanë deponuar se nuk janë veç ‘peshq të vegjël’, e nuk komandohen nga një kupolë reale narkotrafiku.

Ata theksojnë se disa bërthama të trafikut kontrollohen nga oficerë të policisë, të cilët kanë një mbrojtje të rëndësishme nga politika, e përbëjnë rrjete të forta të lidhura me pushtetin.

Janë këto oficerë, sipas raportit, menaxherët e trafiqeve dhe rrjetit të gjobave, por që thuhet se këta drejtues të policisë nuk janë gjë tjetër, veçse menaxherë. E shefat janë shumë më lart.

Një substrakt i këtij raporti mësohet se i është bërë e ditur SPAK-ut, i cili ka lëvizur i pari dhe në një mënyrë perfekte. Pasi që të gjesh në terren deponimet e disa të burgosurve nuk është aspak e lehtë.

Pra, rasti i fundit i Gazmir Preçit që nuk ishte një rastësi, por një strategji për të hyrë në thelat e sistemit të shefave-menaxherë. Gjë që SPAK-ut i doli në faqe, e kjo duket se është vetëm fillimi. Pasi mësohet se pas kësaj ngjarje ka një sërë denoncimesh të viktimava të gjobave dhe sulmeve të ”menaxherëve”.

Opreracion që duket se do të godasë fort kancerin policor. E për këtë partnerët janë përgatitur e po trokasin fort në derën e autoriteteve për të sugjeruar drejtuesit e policisë. Pak ditë më parë, SHBA ka dekoruar një oficer të INTERPOL Tiranës, përkatësisht Drejtues Dorian Muçën. Një oficer me reputacion në radhët e policisë që nuk është afër mazhorancës, madje ka qenë pjesë drejtuese kur PD ka qenë në pushtet.

Uashingtoni po i ‘hedh dorashkën’; Edi Rama është i

Dekorimi i Dorian Muçës nga amerikanët /

Promovimi i drejtues Muçës, duket është edhe një sfidë ndaj Edi Ramës, i cili largoi për 2 orë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, vetëm se zhvilloi një takim në ambasadën e SHBA. Uashingtoni po i hedh dorashkën Edi Ramës, duke i treguar se kë ai do për drejtues të policisë. E shumë shpejt pritet të dalin edhe emra të tjerë, të cilët nëse Edi Rama i refuzon, atëherë ai nuk ka parë gjë akoma. Po edhe nëse i pranon, çka nuk ka shanse të ndodhë ndryshe, nuk ka parë sërish gjë akoma. Është i rrethuar!/Pamfleti