28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vjosa Osmani cakton datën, zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në 9 shkurt

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta në vendin e saj.

Sipas vendimit të presidentes është caktuar data 9 shkurt 2025.

Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në shtetin e “kunatave”, zonjat nuk kanë më vend

Sekretarja e Mirela Kumbaros u bë drejtoreshë e madhe. Pastaj u pushua nga puna. Mikesha e Niko Peleshit mori Kadastrën. Kunata e mikeshës së Nikos u bë drejtoreshë e madhe e SASPAC. Jo një institucion dosido, por fiks ai që u jep drejtim fondeve evropiane e qe më shkoqur i thuhet, Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës.

Shteti i Edi Ramës është kthyer në një kuplara njëpërdorimëshe. Ky njeri e ka kthyer edhe Shqipërinë në një arenë duelesh për konkubinat e përkohëshme duke i bërë dëmin më të madh një vendi ende tranzitor dhe ende në kërkim të nje vendqëndrimi në botën demokrarike.

Në vendin e shqipeve tanimë zonjat profesioniste, ato të vërtetat, gratë e shkolluara e të afta, nuk kanë më vend. Administrata shtetërore ka mbetur bosh. Kryeninistri po plas, po premton, po bën oferta me paga të larta e orare punësh alla frënga, por jo! Në këtë garë të shfrenuar konkubinash, që janë gati të hanë mishin e njëra tjetrës, veç sa të zënë një vend të përkohshëm në shtratin po të përkohshëm të Sulltanit, zonjat e vërteta nuk kanë as vend, as radhë.

Ato ikin. Dhe me të drejtë.

Kush e njeh Eridana Çanon, ia di bëmat në kryeministri. E etur për pushtet, me një dorë vashash rreth vetes që i përdori sa kohë iu deshën, me disa ushtaruce që i pat shpërndarë nëpër drejtori për të mbledhur para, ishte gati të zihej për flokësh, me kë ti hynte në shteg.

Kunata, ajo e famshmja kunatë që u duk sikur doli nga hiçi për të marrë drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, është tipike e shoqkave të Nikos pe leshi. Ky që herë i tjerrur e herë jo, e ka kafshuar nga një kokërr fruti të ndaluar ndërkohë që Edi Rama i punonte tokën.

Skuadra e re është formuar.

Jona Suli që Mirela Kumbaro e Ilir Beqja e çuan më SASPAC për të vazhduar lojën e fondeve qëlloi kockë e lehtë për tu përtypur. Për ta minuar pozicionon e saj mjaftuan disa mesazhe anonime te Babloku, disa email-e që vajza u dërgonte padroneve të vërteta, dhe Babloku nën presionin e SPAK-ut që po ia korr një nga një bashkëpunëtorët, nuk duroi gjatë, u dorëzua.

Tek e fundit Rama i ka dhënë provat që e ka ndërruar formulën e pushtetit të tij. Në një formë a një tjetër mesazhet e veta i ka përcjellë në çdo kongres e takim partie: s’ka më kumbulla, as dardhë. Tani konkubinat e pushtetit që mezi po e mban në këmbë janë njëpërdorimëshe. Kafsho, ha e hidh tutje!

Kështu ka degraduar shoqëria, institucionet, fondet publike dhe jetesa e shqiptarëve. Tani edhe k*rvlliku ka ndërruar model./Pamfleti

Kush ishte Gjon Shllaku, përkthyesi legjendar ?!

Më 16 gusht 2003 ndërroi jetë shqipëruesi i parë i Iliadës, Gjon Shllaku, njohës i thellë i greqishtes së lashtë e latinishtes.

Përkthyesi dhe helenisti i shquar Gjon Shllaku, lindi në vitin 1923 dhe që në moshë të hershme nisi të përkthente. Kur ishte vetëm 17 vjeç përktheu romanin “Ben Hur” të Vallasit, duke e marrë si një shtysë për përkthimet e mëpasshme që do t’i bënte kryeveprave botërore.

Ishte vetem 22 vjec kur në vitin 1946 u dënua me 101 vjet burg, nën akuzën e anëtarësisë në grupin “Bashkimi shqiptar”. I magjepsur pas antikitetit nisi të përkthente Iliadën në burgun famëkeq të Burrelit, duke shkruar në thasë çimentoje dhe rripa gazetash. Vazhdoi me përkthimin e veprës, pas 1957 kur u lirua nga burgu, pasi kreu 11 vjet nga dënimi që iu dha.

Gjatë jetës së tij, jetë të cilën ia kushtoi plotësisht përkthimit, do t’i bënte të flisnin shqip personazhet e shtatë tragjedive të Sofokliut, të katër tragjedive të Euripidit, të shtatë tragjedive të Shekspirit si dhe “Prometeun e Lidhur” të Eskilit dhe “Eneidën” dhe “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

Gjithashtu do të përpilonte edhe dy fjalorë me rëndësi të madhe për të gjithë studiuesit dhe filologët shqiptarë, Greqishte e Vjetër – Shqip me 20 mijë fjalë dhe atë të Gjuhës së Vjetër Latine – Shqip me 65 mijë fjalë.Me përkthimet e tij, i dha Shqipërisë hijeshinë e vargjeve helene e latine. Për këto përkthime, ai do të vlerësohej nga Qeverqa greke me çmimin “Disku i Argjendtë” ndërsa në Shqipëri me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” (1995).

Helenisti i shquar dhe i fundit i shkollës së përkthyesve të klasikëve do të mbyllte sytë përfundimisht në vitin 2003 në Shkodër, duke i lënë gjuhës shqipe një dhuratë të çmuar.

Rama e përdor Saliun si gogol

Nga Spartak Ngjela

SPAK ka dalë në formimin e tij si ndihmë që po jep Perëndimi për të luftuar korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Po situata politiko-shoqërore si po precipiton sot në këtë luftë antikorrupsion në Shqipëri?

Carl Gustav Jung na Ka thënë:

Kur na drejton mençuria, nuk ka konflikt midis mendimit dhe ndjenjës.

Po Shqipërinë sot, mençuria po e drejton?

Jo, se mençuria është ende larg në drejtimin e Shqipërisë.

Dhe në e dimë se Intelekti na sjell tek dija, por dija na bën të mençur. Prandaj pavarësisht nga niveli i mençurisë që individi e ka që nga lindja e tij, është dija, shkolla dhe zhvillimi intelektual i individit që i jep atij pavarësinë e mendimit.

Nuk është emri yne ose mbiemri i fisit që na jep individualitetin tonë shoqëror, por është dija, profesioni dhe pranimi yt nga opinionit publik si një person i njohur që e sjellin këtë.

Dhe këtu zëne fill politika dhe partitë politike të një vendi demokratik.

Pikërisht ky është individualiteti ynë.

E pra, pas lindjes tënde, personalitetin tënd është dija ajo që ta jep.

Dhe dija vjen nëpërmjet shkollës.

Learn more
Dhe shkolla do nivel.

Niveli i një kombi është i barabartë me nivelin e shkollës, sepse niveli i shkollës na krijon nivelin e dijes në një shoqëri.

Por, si është niveli i shkollës sot në Shqipëri?

Niveli i shkollës sot në Shqipëri është nën nivelin e shkollës të kohës së komunizmit.

Pse?

Dy janë arsyet: ose në 32 vjet po na drejtojnë injorantët

Ose ka 32 vite që po na drejtojnë antishqiptarët që janë të lidhur me armiqtë tanë shekullorë.

Saliu ishte një nga këta.

Po Rama?

Për Ramën nuk dimë gjë, kurse për Saliu na e kanë vërtetuar aletatat tanë ndërkombëtarë.

Por Saliu është i arrestuar për korrupsion, dhe është nongrata në Amerikë, po për korrupsion.

Kurse Rama qan për Saliun.

Po mos u habisni se Shqipërinë e ka drejtuar vijimisht absurditeti.

Po si ka mundësi që Rama të jetë me Saliun?

Rama nuk e ka aleat Saliun, por është ajo që kemi thënë:

Saliu është i diskredituar përpara shoqërisë shqiptare. Por pushteti vjen nga vota. Shumë mirë. Por ama, Rama do pushtetin, dhe, sa kohe që Saliu është drejtuesi i Partisë Demokratike, Rama fiton zgjedhjet me garanci të plotë, sepse Saliu nuk pranohet nga shqiptarët si shumicë absolute.

Po partia Demokratike?

Partia Demokratike është viktimë e një njeriu antihistorik.

Si mund të jetë më Perendimin e zhvilluar një parti politike në Shqipëri, kur lideri i saj, Sali Berisha, është nongrata në Amerikë.

Ja këtu merr fund çdo diskutim.

Ne shqiptarët, pa forcën e Amerikës si aleati ynë i madh, kurrë nuk do të ishim dy shtete shqiprare në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova.

Prandaj diskutimi nuk vijon më, sepse, po je nongrata në Amerikë, je edhe kundër Shqipërisë. Dhe ky arsyetim është i saktë dhe përfundimtar.

Atëherë, Rama mban Saliun si gogol që të jetë vijimisht në pushtet, në një kohë që Saliu është nongrata në Amerikë dhe nuk mund të jetë me të ardhme në një Shqipëri evropiane.

Po Shqipëria, demokracia e liria e saj?

Po ku pyet Rama per demokracinë në Shqipëri. Ai do pushtetin.

Ja, cila është situata politike sot në Shqipëri:

Saliu ka urrejtje shoqërore, por drejton opozitën, opozita drejtohet nga një individ që është i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse e gjithë mbrojtja jonë sot vjen nga NATO dhe Uashingtoni – a e kuptoni se ku jemi?

Rama mban Saliun, domethene për pushtetin e tij.

Atëherë, Rama është kundër Shqipërisë.

Kjo është gjendja e sotme.

Por, si mund të rregullohet kjo?

Vetëm SPAK e ka ne dore.

SPAK duhet të nxjerrë sa më shpejt në gjyq Saliun, dhe, mbas tij, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Denimi i Saliut, jo vetëm që shpëton politikisht Partinë Demokratike, por dobëson edhe Ramën në zgjedhjet e ardhshme, të cilat nuk janë larg.

Kjo është gjendja.

Domethënë që SPAK ka në dorë fatin e të ardhmes së Shqipërise dhe shqiptarëve, dhe SPAK drejtohet nga ndërkombëtarët, dhe nga aleatët tanë të mëdhenj.

Dhe vetë SPAK drejtohet sot nga ekspertë ndërkombëtarë.

Të shihim, ekspertët ndërkombëtarë që po drejtojnë SPAK, a do ta çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit Sali e co?

Unë them se Po.

Atëherë…

Prisni e shikoni…

Kafja e mëngjesit në udhët e dëshpërimit dhe pavullnetit!

Nga Ersid Karaj

Kafen e mëngjesit e kam zakon që gjithmonë ta konsumoj përpara se të nisem për punë. Zgjohem pak më herët dhe zbres në kafen e lagjes dhe aty menaxhoj edhe rutinën e përditshme që më pret. Duke shoqëruar kafen dhe cigaren, papritur në tavolinë më vjen një djalë, afërsisht moshtar me mua:

– Ersid si je?! – më përshëndeti dhe tërhoqi vëmendjen.

– Mirë i them, si jeni ju!

A mund të ulem?

– Po sigurisht ulu! – i them.

Porositi kafe për vete dhe më pas më pyet: A më njeh!?

Jo nuk të njoh, s’më kujtohesh, – i them.

Më pas më solli ndërmend që ishte nga Elbasani dhe nga fshati që jam rritur edhe unë.

– Me çfarë merresh? – e pyeta.

Eh, unë jetoj në Greqi, por kam ardhur disa ditë këtu për punë dokumentash në Ambasadë, – tha ai.

Më pas vazhdoj e pyes se ku jetonte atje, me çfarë merrej, dhe më thotë që jetonte në një fshat afër Selanikut dhe punonte në bujqësi.

E pyes për shkollimin dhe më thotë që kishte mbaruar 4-vjeçaren profesionale për elektriçist. Kishte punuar gati 1 vit në Tiranë pas një pronari që merrej me instalime ndriçimi nëpër vila biznesmenësh, deri edhe në televizione.

Kryepuntori e paguante 600 milek në muaj, edhe shpesh e nisnin punën në 7 të mëngjesit e gjer në 2-3 të mëngjesit të ditës tjetër. Dhe më tregonte që kishte punuar me shumë pasion për profesionin deri e ardhuronte atë punë.

Më pas më thotë që për shkak të rrogës dhe orareve të gjata në punë, dhe për shkak të jetesës së shtrenjtë në Tiranë ishte shkëputur nga ajo punë, ishte rikthyer në vendlindje. I kishte hyrë pasionit të dytë, tek muzika dhe kishte filluar të punonte si DJ (Dixhej) nëpër evente gëzimi.

Midis bisedës dhe rrëfimit e pyes që përse nuk e kishte vazhduar më tej këtë punë:

– Po kush po martohet më sot, o Ersid? – më thotë.

– A reziston dot 1 vit në Shqipëri duke pritur të dalin 2 dasma në dhjetor dhe 2 dasma në gusht?

– Ke të drejtë, – i them.

– U largova dhe tani nuk kam ndërmend të kthehem, këtu i provova me të gjitha energjitë, ëndrrat dhe pasionin tim. Nuk them që në Greqi jetoj shumfish më mirë, por nuk kam atë lodhje që kisha këtu. Mbaroj orarin dhe kam kohën time të lirë për argëtim dhe mund të bëj edhe ndonjë punë të dytë që ta leverdis.

Duke më treguar më tej për jetën që bënte atje, dukej më i lehtësuar me punën në bujqësi dhe më i dëshpëruar me pasionet që kishte ndjekur këtu.

Më pas u ndamë me një përqafim dhe unë u ula sërish e ndeza një cigare. Largimi i tij më la një pikëllim të madh. Doja me gjithë forcën ta thërrisja të qëndronte, por çfarë mundësie do t’i ofroja unë? Ai kishte arritur të ecte vetë dhe i kishte provuar ëndrrat e tij. Thirrja ime do të dukej e tepërt dhe e pavullnetshme për të.

Pasi mbarova cigaren bëra rrugën time dhe mendja nuk m’u nda nga ai. Për një çast u ndjeva i vetmuar. Nga dëshpërimi e më tej, m’u duk sikur kishte ardhur edhe dita ime të mbetesha kaq herët pa njerëz, si prindërit shqiptarë nga malli për fëmijët e tyre që jetojnë jashtë.

Pasi e mblodha veten pas një lëmshi të madh që m’u mblodh në grykë, vazhdova të ecja, nga padëshira dhe pavullneti për të punuar…

Si e humbi qeveria brenda vitit dekoratën “10 milionë turistë”

Nga Urb. Doriana Musaj

Kjo verë ka ngjallur shumë diskutime rreth pyetjes “Ka apo nuk ka turistë në Shqipëri”? Turizmi është bërë një temë qendrore në vend, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, ku sektori pritet të përdoret si kalë beteje nga ana e mazhorancës.

Qeveritë shqiptare, njëra pas tjetrës, kanë investuar shumë në nxitjen dhe promovimin e vendit për turistët e huaj. Projekte të dekadës së fundit si “Rilindja Urbane“, apo “Akademia e 100 fshatrave“, që ridizenjojnë sheshet e qyteteve dhe rikonceptojnë fshatin drejt agro-turizmit, janë pjesë e strategjive për ta transformuar vendin në një destinacion turistik deri në vitin 2030. Ndërsa, shumëçka shkruhet në dokumenta, të ashtuquajtura PPP, dhe Investime strategjike ndër më të fundit, Aeroporti i VlorësAutostrada Thumanë-Kashar, dhe rishtazi tuneli i Llogarasë, apo “fshatra turistikë” përgjatë Jonit, janë investime që po orientojnë sektorin drejt turizmit të modelit elitar, i dizenjuar të tërheqë klientë me fuqi blerëse më të lartë, në një zonë apo kohë të caktuar.

Shqipëria, është ndër të fundit vende të Europës që e bëri pjesë të ekonomisë këtë sektor. Turizmi në Europë u zhvillua menjëherë pas luftës së Dytë botërore edhe si një formë e re shkëmbimi mes kulturash pas genocidit të ndodhur në zemër të kontinentit. Vitet 50-70, njihen edhe si vitet e revolucionit kulturor, gjatë të cilit vendet e Europës perëndimore prodhuan muzikën, artin, arkitekturën dhe kulturën politike mbi të cilat ndërtuan themelet e Bashkimit Europian. Promovimi i Shqipërisë, në një destinacion turistik, nisi menjëherë pas rënies së komunizmit, me ngritjen e Republikës së re post-diktatoriale. Ligji i parë për Turizmin, në vitin 1993, synonte të nxiste investime në modelin e “fshatrave turistikë” dhe hoteleve, kryesisht përgjatë Adriatikut dhe në zona me potencial turistik. Më tej, sektori u nxit me fushata mediatike për atraksionet turistike të Shqipërisë, në 2007 dhe 2015, shoqëruar me ligje të reja (2007; 2018) për të ardhur tek strategjitë e ndërtuara për turizmin, 2015-2019, dhe 2019-2023.

2020-ta, ishte viti më i keq për sektorin e turizmit në të gjitha vendet, si pasojë e mbylljes globale nga pandemia e COVID-19. Por, ndryshe nga shumë shtete të tjera të Europës, vendi ynë u hap më herët për turistët ndërkombëtarë. Duke shfrytëzuar kështu mbylljen e vendeve të tjera, zbutja e masave mbrojtëse dhe kontrolluese, i dha shtytjen sektorit, për ta nxjerrë nga rënia prej -59% nga 2019, në plus 114% brenda 2021. Operacion ky, që nga njëra anë avantazhoi vendin në thithjen e lëvizjeve të para turistike post pandemike, por nga ana tjetër rriti në maksimum rrezikun e ekspozimit ndaj virusit, për popullatën vendase (të prekur mbi 75% e popullsisë). Ndërsa në Europë turizmi pa një rënie prej 74%, në Shqipëria, referuar INSTAT, rënia ishte vetëm 58.5%

Fushata mediatike promovuese e vendit, e njohur tashmë si “Ksamili – Maldivet e Europës”, menjëherë pas pandemisë (2021), rezultoi të tërheqë vëmendjen e miliona turistëve ndërkombëtarë, duke bërë që në vetëm tre vjet nga pandemia, 2023 të shënohet si viti i turizmit, duke arritur në 10 milion vizitorë të hyrë në vend nga porta ajrore. Sektori kishte kapur një tendencë rritëse vit pas viti dhe gjithçka dukej se po ecte me sukses. Turistët vërshonin në aeroportin e Rinasit, i shihje të shëtisnin nëpër sheshin Skënderbej, dhe të vozisnin anembanë vendit. Vera u mbyll me sukses. Shqipëria kishte mundur të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare dhe për këtë arritje, qeveria i vendosi vetes në gjoks dekoratën “10 milion turistë”.

Por, a është 10 milionshi i mjaftueshëm për t’u konsideruar vend turistik?

Referuar të dhënave nga INSTAT, për të njëjtin muaj, (qershor), trendi i hyrjeve të shtetasve të huaj në aeroportin e Rinasit është në rritje që nga 2017 (Grafiku 2).  Në publik filloi të artikulohej se sezoni veror i 2024, do të sillte edhe më shumë turistë, duke premtuar deri 40% rritje të sektorit, nisur edhe nga entuziazmi i etheve të 10 milionshit dhe pritshmërisë se fushata marketuese do të japë efekt sërish.

Hyrja e verës, ndryshe nga çfarë deklarohej mediatikisht nga kreu i qeverisë, shfaqi në terren një panoramë tjetër. Bazuar në të dhëna të mbledhura në mënyrë empirike, bizneset e sektorit, restorantet, bujtinat dhe dyqanet e suvenireve raportojnë një rënie të ndjeshme të turistëve, duke e cilësuar madje këtë vit si më të dobëtin që nga pandemia?! Sektori që punon në vijën bregdetare, (kryesisht përgjatë Jonit) nisur nga pritshmëria për më shumë klientë, planifikoi më shumë burime njerëzore dhe logjistike, por u përball, dhe vijon të përballet, me mungesë të turistëve. Fotografitë e plazheve të jugut të braktisura, shëtitën nëpër mediat sociale duke shtuar panikun për një sezon të trishtë.

“Mos shkoni në jug, është shumë vapë, është shumë shtrenjtë dhe bregdeti është i betonizuar” – katër francezë në anglisht orientonin 2 holandezë në një bujtinë në fshatin Lin, të Pogradecit.

Po t’i ballafaqojmë të dhënat empirike, të mbledhura në terren, me ato sasiore të siguruara nga INSTAT, na qasen dy realitete të ndryshme. Sipas INSTAT, sektori ka vazhduar në trend pozitiv, dhe kurba pas “boom” të 2021, ka ardhur në stabilizim, duke e mbajtur rritjen në mbi 30%, për tre vite në vazhdimësi! Atëherë nëse numri i turistëve është më i madh se një vit më herët, pse shfaqen plazhe bosh dhe biznese që ankohen për klientë?

Më kanë thënë, që jugu është shumë i dendur me njerëz dhe ujërat nuk janë të pastra, është shumë pis dhe ka shumë ndërtime. A ia vlen për të pushuar disa ditë? – pyeste një grup tjetër francezësh, një gazetar të televizionit publik gjerman që po zhvillonte një dokumentar për Shqipërinë dhe kishte shëtitur gjithë vendin.

A jemi para një fushate keqinformimi publik me dashje, siç kryeministri shprehet, apo përpara faktit se realiteti turistik është tjetër nga ai i cili raportohet nga zyrat e burokratëve të shtetit? Apo, ndoshta, turistët, si çdo klient, njëherazi të pakënaqur nga çfarë i trumbetohet, zhgënjehen, dhe me fuqinë e fjalës që shëtit në “gjuhën” e turistëve, mund të rrëzojnë brenda një vit mijëra euro propagandë mediatike?

Gjergji Nika: Bashkia Vlorë pengon investitorin për privatizimin e Flamurtarit

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, dega Vlorë, Gjergji Nika, shprehet se Bashkia Vlorë po pengon investitorin privat Idrizi në procesin e privatizimit të Flamurtarit.

Nika shprehet se “një vit më parë Këshilli Bashkiak me propozim të Grupit te Partisë Socialiste ka vendosur të shtyjë edhe me një vit privatizimin e Klubit të futbollit Flamurtari, me kushtin taksativ qe brenda ketij viti të zhvillohej ankandi i privatizimit”.

Më poshtë postimi i plotë i Gjergji Nikës:

Bashkia Vlorë pengon Sinan Idrizin në procesin e privatizmit të KS Flamurtari.

Një vit më parë Këshilli Bashkiak me propozim të Grupit te Partisë Socialiste ka vendosur të shtyjë edhe me një vit privatizimin e Klubit të futbollit Flamurtari, me kushtin taksativ qe brenda ketij viti të zhvillohej ankandi i privatizimit.

Ndërkohë që administratori Sinan Idrizi ka investuar miliona lekë në merkaton e verës, duke afruar shumë lojtarë, prej 31 korrikut 2024 nuk ka kontratë me Bashkinë e Vlorës, edhe pse vetë administratori ka bërë kërkesë më datë 22 Korrik 2024 për rinovimin e kontratës.

Sipas informacioneve zyrtare këshillltarët e majtë pasi u hallakatën që kush duhet ta firmoste projek-vendimin e rradhës, edhe pse e drejta për ta propozuar u ka humbur (në këtë projekt-vendim ka edhe konflikt interesi, pasi një këshilltarë firmos dhe propozon veten e tij).

Gjithashtu, një propozim i tillë është bërë vitin e shkuar, dhe ata duan që ta shtyjnë me një vit tjetër kontratën e administrimit, me qëllim që Bashkia Vlorë të bëjë privatizimin e klubit, ndërkohë që duhet ta kishin privatizuar që në 10 shtator 2021, sipas ligjit dhe afateve të miratuara.

Ndërkohë, në mbledhjen e radhës vjen privatizimi i FK Orikumit.

Pse me dy standarte, kur vjet u la detyrë të kryhej privatizimi?

Pavarësisht se jam PRO privatizimit, pse të mos shtyhet edhe me dy vjet, siç kërkon Idrizi, kontrata e administrimit të klubit, pasi një vit është një kohë shumë e shkurtër për realizimin e projekteve që ka anonçuar prej kohësh Idrizi?

Duke mos e privatizuar klubin, edhe e ardhmja e KS Flamurtari ngelet në pikëpyetje, pasi rrezikohet regjistrimi për sezonin sportiv 2024- 2025.

Por, a është normale kjo?

A e meriton Flamurtari një qëndrim të tillë nga Bashkia Vlorë?

A e meriton këtë trajtim nga Bashkia administratori i klubit Sinan Idrizi, i cili në këto 11 vite që ka në administrim klubin e futbollit ka investuar për Flamurtarin dhe qytetin mbi 10 milionë euro?

Përse qyteti, klubi, sportdashësit duhet të vuajnë neglizhencën dhe gabimet e Bashkisë, e cila me vonesën në moskryerjen e privatizimit të klubit bëhet pengesë edhe për investimet tek akademia dhe fushat sportive te Pylli i Sodës?

Dhe së fundmi. Në dijeninë time, Sinan Idrizi në 10 vitet e fundit nuk ka marrë asnjë lek nga Bashkia Vlorë për KS Flamurtari, nuk ka marrë fonde publike, vetëm ka shpenzuar.

Po tu kërkosh këshilltarëve të majtë të këndojnë hymnin e Flamurtarit, përveç Z. Kushta dhe Z. Dede nuk besoj se e di ndonjëri prej tyre!

Për të bërë vepra të mira në favor të komunitetit duhet vullnet, dëshirë dhe profesionalizëm. Dembelët janë produkt i shekullit të kaluar.

Gjyqtarja Idush Maliqi u dorëhoq afro tre vjet e gjysmë pasi KPK filloi vetingun e saj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 korrik të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares se Elbasanit, Idush Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, vendosi t’i heqë asaj të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Maliqi ka filluar në dhjetor të vitit 2020. Afro tre vjet e gjysëm pas fillimit të vetingut, subjekti ka dorëzuar kërkesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ duke kërkuar heqjen dorë nga statusi i magjistratit mbi shkaqe të motivuara. KLGJ ka vendosur më 16 maj 2024 të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj.

Komisioni vëren se konfirmohet vullneti i pavler♪7suar i subjektit për dorëheqje, pasi ajo vetë ka paraqitur heqjen dorë para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi ky këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, Maliqi nuk ka paraqitur ankim dhe për rrjedhojë ka marrë formë të prerë.

bazuar në fakte, KPK i është referuar nenit G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që parashikon se në rastet e dorëheqjes së magjistratëve, vetingu ndërpritet dhe vendoset sanksioni që u ndalon emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Në përfundim, Komisioni ka vendosur që ndërprerjen e vetingut për Maliqin ta shoqërojë me ndalimin e rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Vendimi i Komisionit ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar./ BIRN

“Protestat vazhdojnë”/ Banorët e Bashkisë Krujë sot në protestë në 19:00. Deputetja Ulliri: Të bashkohemi kundër padrejtësisë

Banorët e Bashkisë së Krujës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 19:00, teksa kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre.

Deputetja Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00.

Deputetja Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë.

“Protestat vazhdojnë”/ Banorët e Bashkisë Krujë

Familjarët e një 61-vjeçareje që ndërroi jetë i kallëzuan për neglizhencë, përfundojnë në Prokurori dy mjeket e spitalit të…

Dy mjeke të spitali të Korçës kanë përfunduar në Prokurori  pasi u kallëzuan nga familjarët e një 61-vjeçareje e cila ndërroi jetë dy ditë më parë, si pasojë e një arresti kardiak.

mejkee

Sipas familjarëve, dy mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61 -vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Po nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim  për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi:  Familjarët e një  61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket  kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.