30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Trenat nazistë mbajnë “gjallë” minierën e qymyrit në Bosnje

Në periferi të minierës së qymyrit Sikulje të Bosnjës, punëtorët shkuan për të parë pasi vërejtën një të huaj duke i fotografuar trenat e minierës.

“Doli se ai ishte një gjerman dhe xhaxhai i tij kishte drejtuar një nga këto lokomotiva në frontin rus gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Hasan Blekoviç, një menaxher i lartë në minierë.

Një tren Kriegslok duke tërhequr vagonët e qymyrit në minierën Sikulje më 6 gusht
Një tren Kriegslok duke tërhequr vagonët e qymyrit në minierën Sikulje më 6 gusht

Tetëdhjetë vjet pas daljes nga fabrikat gjermane, pesë lokomotiva të luftës, Kriegsloks, ende operojnë në minierën Sikulje pranë Tuzlës, një rajon ku sistemi hekurudhor u ndërtua për të ndihmuar pushtimin.

Gjatë pushtimit nazist të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), kamionët gjermanë të furnizimit u penguan nga rrugët sovjetike.
Gjatë pushtimit nazist të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), kamionët gjermanë të furnizimit u penguan nga rrugët sovjetike.

Pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, logjistika e luftës e Gjermanisë naziste u bllokua. Kolonat e automjeteve ngecën te një ndalesë në rrugë vjeshtës dhe lokomotivat e prodhimit gjerman ngrinë në dimrin e ashpër që pasoi.

Prodhimi i lokomotivave Kriegsloks në Uildau, Gjermani, në gusht 1943
Prodhimi i lokomotivave Kriegsloks në Uildau, Gjermani, në gusht 1943

“Lufta nuk mund të humbet për shkak të problemeve të transportit, ajo duhet zgjidhur”, i kërkoi Adolf Hitler kreut të armatimeve dhe municioneve për nazistët, Albert Speer.

Në vitin 1942, udhëheqja naziste shtyu përpara një prodhim më të madh lokomotivash të tilla që mund t’u rezistonin kushteve të vështira ruse dhe për furnizime të shpejta në frontin lindor.

Një inxhinier i një lokomotive Tuzla Kriegslok kontrollon xhamin e shikimit që tregon nivelin e ujit brenda bojlerit.
Një inxhinier i një lokomotive Tuzla Kriegslok kontrollon xhamin e shikimit që tregon nivelin e ujit brenda bojlerit.

Trenat Kriegslok mund të prodhoheshin shpejt, por i mbanin komponentët jetikë të izoluar nga i ftohti, duke përfshirë ekuipazhin e tij, i cili mund të mbyllej brenda një kabine.

Pllaka e një prodhuesi në një Kriegslok tregon vitin, 1944, e prodhuar në Kasel, në pjesën qendrore të Gjermanisë.

Pllaka e një prodhuesi në një Kriegslok tregon vitin, 1944, e prodhuar në Kasel, në pjesën qendrore të Gjermanisë.

Mijëra Kriegslok që u prodhuan, u bënë nga të burgosurit e luftës sovjetike.

Rreth 300 nga trenat e prodhuar nga nazistët u përdorën në pushtimin e Jugosllavisë, me më shumë se gjysmën të mbetur në vend mes kaosit gjatë tërheqjes së gjermanëve.

Shumë prej trenave u hodhën si hekurishte, të tjerë përfunduan në muze, por për industrinë e kritikuar të qymyrit në Bosnjë, trenat janë bërë një pjesë jetike e operimit.

Një Kriegslok duke tërhequr vagona me qymyr.
Një Kriegslok duke tërhequr vagona me qymyr.

 

Minierat e qymyrit të Bosnjës janë goditur rëndë nga reduktimet e subvencioneve shtetërore dhe premtimi i vendit për të mbyllur industrinë e qymyrit deri në vitin 2050, në përputhje me kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pesë vjet më parë, rreth 4.000 njerëz punonin në kompaninë minerare Kreka, asetet e së cilës përfshijnë minierën e Sikuljes.

Sot kompania ka vetëm 1700 të punësuar dhe menaxherët e minierës thonë se çdo qindarkë e shpenzimeve po llogaritet me kujdes.

Pjesë këmbimi për Tuzla Kriegsloks në një punëtori për trena.
Pjesë këmbimi për Tuzla Kriegsloks në një punëtori për trena.

“Trenat na kushtojnë vetëm rreth 500 euro çdo muaj për të funksionuar”, thotë Blekoviç, drejtor i mirëmbajtjes në minierën e Sikuljes për Kriegsloks.

Kostoja relativisht e vogël operative për lokomotivë është për vajin lubrifikues dhe disa furnizime të tjera dytësore. Karburanti, praktikisht është pa pagesë

Miralem Oderoviç hedh me lopatë qymyr kafe në furrën e zjarrit të një Kriegsloku.
Miralem Oderoviç hedh me lopatë qymyr kafe në furrën e zjarrit të një Kriegsloku.

Kriegsloks ishin projektuar për të punuar me qymyr kafe, një lëndë djegëse e thërrmuar dhe me cilësi të ulët. Me minierën Sikulje e vendosur në rezerva të mëdha qymyrguri, furnizimi i trenave me karburant praktikisht është i pakufizuar.

Miralem Oderoviç duke operuar me vagonët gjatë turnit të tij në minierën e Sikuljes.
Miralem Oderoviç duke operuar me vagonët gjatë turnit të tij në minierën e Sikuljes.

Miralem Oderoviç ka 20 vjet që drejton trenat e prodhimit gjerman, një punë që e ka bërë i ati para tij. Punëtori thotë se e do punën, por tregon djegiet në njërën këmbë nga avulli që ndonjëherë shpërthen në kabinë.

Një Kriegslok hedh një mjegull avulli në minierën e Sikuljes.
Një Kriegslok hedh një mjegull avulli në minierën e Sikuljes.

Drejtimi i trenave unik shoqërohet me disa rreziqe të papritura, thotë Oderoviç.

Pas krizës financiare të vitit 2008, ai tha, “djemtë do të hidheshin në tren ndërsa ne po lëviznim dhe do të fillonin të vidhnin qymyrin nga tenderi”.

Linjiti i vjedhur, ose shitej, ose përdorej nga hajdutët për të ngrohur shtëpitë e tyre gjatë krizës ekonomike. Shoferi pa njërin që ra dhe humbi krahun nën rrotat e trenit.

Një Kriegslok në stacionin e mirëmbajtjes pranë Tuzlës.
Një Kriegslok në stacionin e mirëmbajtjes pranë Tuzlës.

Punëtorët e mirëmbajtjes thonë se tani për tani janë në gjendje t’i prodhojnë vetë pjesët e tyre të ndërrimit për trenat, por lëvizja me to është më e kufizuar.

Një pllakë e prodhuesit zbulon se një nga Kriegslokët boshnjakë ishte prodhuar nga Henschel, e njëjta kompani që prodhoi tanke Tiger për forcat naziste.
Një pllakë e prodhuesit zbulon se një nga Kriegslokët boshnjakë ishte prodhuar nga Henschel, e njëjta kompani që prodhoi tanke Tiger për forcat naziste.

“Përderisa ta kemi këtë punëtori që funksionon, ne mund t’i mbajmë trenat në gjendje për të punuar”, tha Hasan Blekoviç për të ardhmen e Kriegsloks.

“Por, ne kemi nevojë për mekanikë të aftësuar për t’i mirëmbajtur lokomotivat. Duhen rreth 10 vjet për të trajnuar dikë dhe brezi i ri thjesht nuk duket i interesuar për këtë punë,” shtoi ai./REL

Konsumoi fostoksinë, 35-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fostoksinë në banesën e tij në fshatin Moravë.

 

35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, shtetasi S. M., 35 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave. 35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çfarë planifikon Kievi me operacionin në territorin rus? Analiza e DW: Shenja të një strategjie të re, por edhe rreziqe! Deri ku mund të përparojnë trupat ukrainase

Për herë të parë që nga pushtimi rus, Ukraina përdori trupat e saj për të marrë territore ruse. Ekspertët perëndimorë shohin në operacionin e Kurskut shenja të një strategjie të re, por edhe rreziqe.

Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një “hap të parë” drejt ndryshimit të strategjisë ushtarake në mbrojtjen kundër pushtimit rus. Kështu shprehet Jen Spindel, profesoreshë në Universitetin amerikan të New Hampshire mbi zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Kurskut në Rusinë perëndimore. “Ukraina nuk mund ta vazhdojë këtë luftë siç ka bërë gjatë dy viteve të fundit. Vendi thjesht nuk ka personel dhe armë të mjaftueshme për ta bërë këtë”, tha ekspertja e politikës së jashtme dhe të sigurisë në intervistë për DW.

Ky do të ishte ai ndryshim strategjie, për të cilin Spindel kishte folur që në maj së bashku me kolegët në revistën amerikane Foreign Affairs – “drejt një lufte rraskapitëse në vend të një lufte mes të barabartësh”. Lufta në Ukrainë duhet të bëhet më “asimetrike”. Kjo do të thotë që ushtria ukrainase të mos përballet drejtpërdrejt me ushtrinë ruse – e cila është superiore në shumë aspekte – në fushë të hapur, por të përdorë taktika që janë më të përshtatshme për përmasat e trupave dhe armatimin e ushtrisë ukrainase. Kjo është pikërisht ajo që duket se po ndodh në Kursk. “Ukraina tregoi se territori rus nuk është më i paprekshëm dhe se Ukraina po e sulmon atë për të larguar vëmendjen e forcave ruse nga bombardimi dhe shkatërrimi i Ukrainës”, tha Spindel.

Pse Ukraina sulmoi Kursk?

Një javë pas sulmit të ushtrisë ukrainase drejt territorit rus, Kievi nuk shprehet ende shumë hapur. Presidenti Volodymyr Zelenski deri më tani ka folur vetëm për “zhvendosjen e luftës në territorin e agresorit”. Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas i tha AFP gjatë fundjavës se “mijëra” ushtarë ukrainas ishin të përfshirë në këtë plan. Qëllimi është që të “shpërhapen” forcat ruse dhe të “destabilizohet” situata. Këtë të hënë, Oleksandr Syrsky, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, foli për herë të parë për “operacionin ofensiv në rajonin e Kurskut”. Ukraina kontrollon rreth 1000 kilometra katrorë të tokës ruse, tha gjenerali në një konferencë për gjendjen aktuale.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu i komentoi të hënën luftimet në Kursk: “Armiku po përpiqet të përmirësojë pozicionin e tij të ardhshëm negociues”, tha Putin. Por kjo strategji nuk do të ketë sukses. Sipas kreut të Kremlinit, qëllimi kryesor i Rusisë për momentin është zmbrapsja e forcave ukrainase.

Mediat ruse raportuan se forcat ukrainase hynë në rajonin e Kurskut më 6 gusht dhe përparuan shpejt të paktën 10 kilometra. Kurse disa media tani po raportojnë se ushtria ukrainase ka avancuar rreth 30 kilometra në territorin rus dhe se ka pushtuar fshatra të vegjël. Vija e përparme e frontit mbetet dinamike. Kurse Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se avancimi ukrainas është ndalur dhe se luftimet po zhvillohen në dy qarqe të vogla në kufi. Moska është veçanërisht e shqetësuar për termocentralin bërthamor Kursk, megjithëse sipas raportimeve ruse, luftimet janë ende të paktën 30 km larg termocentralit bërthamor. Ky është avancimi i parë i trupave zyrtare ukrainase në territorin rus në përmasa të tilla. Në vitin 2023 pati operacione të vogla në rajonin e Belgorodit nga formacione të opozitës ruse që luftonin në anën e Ukrainës.

Eksperti: “Mirë për moralin, pa rëndësi për luftën”

Marshimi ukrainas në Rusi është “rezultat i një planifikimi të kujdesshëm” nga pala ukrainase dhe një “dështim total i punës së zbulimit rus”, u shpreh për DW historiani ushtarak austriak, koloneli Markus Reisner. Ai i faturon Kievit “fitore të qartë në aspektin e informacionit”, sepse të gjithë tani shohin nga Kursku dhe jo nga Donbasi, ku ushtria ruse po përparon ngadalë pranë qyteteve si Chasiv Yar dhe Pokrovsk. Nëse Ukraina do të ishte në gjendje të mbante zonat në Kursk më gjatë, kjo do ta detyronte Rusinë të rigrupohej dhe do të reduktohej presionin në Donbas, thotë Reisner.

Kurse Gustav Gressel, ekspert i Berlinit në institutin e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), është më skeptik për situatën në Kursk: “E mirë për moralin, e parëndësishme për luftën”, deklaroi Gressel në një analizë për DW në ditët e para të avancimit. “Nuk ka asnjë shenjë se Rusia po shkëput forcat nga lindja për të ndaluar përparimin ukrainas.”  Ndërkohë ka disa raporte të pakonfirmuara se Rusia ka zhvendosur disa trupa nga verilindja e Ukrainës në Kursk. Por Gressel thotë: “Nga një shtrirje e frontit në territorin rus do të përfitone në radhë të parë Rusia, pasi do të strapaconte më tej forcat e armatosura ukrainase.”

Por Ukraina mund të ndjekë edhe qëllime të tjera me përparimin drejt Kurskut, thonë ekspertët për DW. Për shembull – siç u shpreh edhe Putini – të fitojë një pozicion më të mirë negociues me Rusinë. Ose për të ngritur moralin e trupave ukrainase, të cilat “në një luftë rraskapitëse për një vit e gjysmë vetëm kanë mbrojtur pozicionet e tyre”  tha për DW gazetari gjerman dhe eksperti i Ukrainës, Winfried Schneider-Deters. “Është e mundur që udhëheqja ukrainase dëshiron t’i demonstrojë Rusisë, por mbi të gjitha Perëndimit, se Ukraina nuk është në fund të fuqive së saj,” tha Schneider-Deters dhe “se me furnizime të mëtejshme me armë perëndimore ajo ende ka mundësi ta fitojë këtë luftë.”

Çfarë thonë SHBA dhe partnerët e tjerë?

Uashingtoni, Berlini dhe qeveri të tjera perëndimore ia kishin ndaluar prej kohësh Ukrainën të përdorte armët e saj për të sulmuar territorin rus. Drita jeshile erdhi vetëm në maj 2024 pas ofensivës ruse pranë Kharkivit. Megjithatë, leja mbeti e kufizuar në zonën e drejtpërdrejtë kufitare. Por raketat si ATACMS nga SHBA edhe më tej mund të përdoren vetëm në territorin e pushtuar ukrainas. Deri më tani, SHBA ka reaguar e përmbajtur ndaj avancimit të Ukrainës në Rusi. Eksperti, Jen Spindel është i mendimit, se duhet të ketë pasur shumë telefonata të nivelit të lartë midis Kievit dhe Uashingtonit për të ulur përshkallëzimet.

Deri ku mund të përparojnë trupat ukrainase?

Jen Spindel nuk është i mendimit, se operacioni në Kursk po synon të arrijë Moskën. Askush nuk ka interes për këtë. Nga ana tjetër, sa më shumë të përparojë ushtria ukrainase, aq më i madh është rreziku që trupat e saj të shkëputen nga furnizimet. Për të arritur qëllimet e saj, Ukraina nuk ka nevojë të përparojë “shumë larg” në brendësi të Rusisë, thotë eksperti: “Mjafton që ajo të përparojë në zonat që shërbejnë si një zonë marshimi trupash dhe ku Rusia ruan armët e saj. “Nëse Rusia nuk jep një “përgjigje masive” në ditët në vijim, Ukraina mund të përpiqet të sulmojë objektiva të mëtejshëm në Rusi, thotë Spindel. Mbetet gjithashtu për t’u parë nëse Moska do ta shtyjë një “sulm të afërt nga veriu i Ukrainës”.

Por Ukraina gjithashtu duhet të dijë të ruajë ekuilibrin dhe të jetë e vëmendshme ndaj partnerëve të saj perëndimorë, tha Spindel. Deri më tani, Ukraina ka avancuar “mjaftueshëm për një operacion të qartë në Rusi”, por “jo aq mjaftueshëm për të shkaktuar shqetësime për një operacion shumë më të madh”. Në përgjithësi, Spindel nuk pret ndonjë ndryshim të madh në luftë si rezultat i përparimit ukrainas. Ekspertja është e mendimit, se do të ketë operacione të mëtejshme të këtij lloj, ku Ukraina do të mbështetet në elementin e befasisë. Qëllimi: “të çekuilibrohet Rusia”./DW

Treguesit demografikë për tremujorin e dytë 2024, INSTAT: Ja qarku me numrin më të lartë të lindjeve dhe vdekjeve

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi demografinë për periudhën prill, maj, qershor, pra tremujorin e dytë të vitit 2024.

 

 

Sipas INSTAT, numri i lindjeve për këtë tremujor krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë është 5269 (lindje), duke shënuar një rënie prej 3.4%, pasi në 2023, lindjet në muajit prill-maj-qershor ishin 5452.

Ndërkohë, numri i vdekjeve për tremujorin e dytë të 2024, është 5014 vdekje, e cila krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ka shënuar një rritje prej 1.3%. Në të njëjtën periudhë në vitin 2023, vdekjet ishin 4950.

Instituti i Statistikave shpreh se Tirana është qarku me shtesën natyrorë më të lartë, me 741 lindje më shumë sesa vdekje. Nga ana tjetër, Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

LINDJET

Lindjet më të larta për këtë tremujor të dytë e mban Tirana me 2013 lindje, më pas Durrësi me 587 lindje dhe në vend të tretë Elbasani me 449 lindje.

Ama, këto qytete nuk janë ato që kanë pësuar rritjen më të madhe të lindjeve, nëse do i krahasonin me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Në fakt, Berati mban vendin për rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, teksa ka pësuar rritjen prej 3.2 %.

Nga ana tjetër, Gjirokastra mban vendin e cila ka rënien më të madhe të lindjeve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, me 18.6%.

 

lindjet-sipas-qarqeve-instat-tremujori-II-2024

VDEKJET

Numrin e vdekjeve më të larta e mban sërish Tirana, me 1272 vdekje, në vend të dytë radhitet Fieri me 607 vdekje dhe në vend të tretë Elbasani me 504 vdekje.

Fieri njëkohësisht mban vendin me rritjen më të madhe të vdekjeve në përqindje, prej 14.3%.

Berati mban vendin për uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, prej 13.2%.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi, me 110 vdekje.

vdekjet-sipas-qarqeve-instat-tremujori-II-2024 (1)

Vapa përvëluese, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë urdhëron sërish kufizim të orarit të punës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

 

Sipas një vendimi të publikuar nga Ministria të martën në Facebook, gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Temperaturat të martën arritën deri në 37 gradë në Kosovë dhe pritet që kjo valë e nxehtësisë të vazhdojë deri të premten.

Për këtë arsye, Ministria tha se me kërkesë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rekomandoi që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.

Ajo u kërkoi kompanive t’i lejojnë punëtorët që ta fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Vendimi ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në të gjithë territorin e vendit.

Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, ose ata të punojnë nga shtëpia, thuhet në vendim.

“Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme”.

Ministria u rekomandoi bujqve të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

Kjo është hera e dytë që Ministria urdhëron kufizim të orarit të punës për shkak të nxehtësisë.

Muajin e kaluar, ajo kishte urdhëruar një javë kufizim të orarit në gjithë vendin.

Spanja vendos ekstradimin e Lulzim Berishës në Shqipëri

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë spanjolle për ekstradim. Gjykata Kombëtare e Spanjës e ka marrë vendimin ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik.

Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë Gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, ku sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje.
Sipas Prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.
Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

VOA: A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë një valë entuziazmi dhe mbështetjeje të votuesve, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj.

 

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin zgjedhor, një grup votuesish i cili historikisht ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime.

Një grup në rritje votuesish në Shtetet e Bashkuara janë të rinjtë që mund të luajnë një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të këtij nëntori. Ata madje mund të ndihmojnë në zgjedhjen e gruas së parë presidente në historinë e Amerikës … nëse dalin të votojnë.

“Arsyet pse të rinjtë kanë dyshime nëse duhet të votojnë në këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me zhgënjimin e tyre me mënyrën se si po punon qeveria. Ata janë të zhgënjyer se ndryshimi në komunitetet e tyre nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur”, thotë Rudy Garret nga Aleanca për Veprim Rinor.

Ajo që rriti entuziazmin e votuesve të rinj ishte emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e demokratëve.

“Entuziazmi tek të rinjtë për të votuar u rrit për 5%, brenda natës”, thotë Nick Ahamed zëvendësdrejtor i ‘Priorities USA, një organizatë që mbështet Partinë Demokrate.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Celeste Galvez është një nga ato që ndihet e mbushur me energji.

“Në fillim nuk kisha planifikuar të votoja. Por tani që Presidenti Joe Biden është tërhequr dhe Kamala kandidon, unë jam e entusiazmuar për mundësinë që të kemi gruan e parë presidente. Tani jam e entusiazmuar për çështjet politike”, thotë Celeste Galvez.

Kjo rritje entuziazmi ka nxitur rritjen në regjistrimin e votuesve të rinj.

Organizata ‘Vote.org’ njoftoi se mbi 100 mijë individë janë regjistruar brenda shtatë ditëve pas njoftimit të Presidentit Biden për tërheqje nga gara për t’u rizgjedhur.

Rreth 85% e këtyre votuesve të rinj janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç.

Gara për president megjithatë mbetet e ngushtë dhe ka një numër po ashtu të lartë, veçanërisht të djemve të rinj, të cilët favorizojnë ish Presidentin Donald Trump, kandidatin republikan për President.

“Shumë prej tyre nuk e shohin ekonominë amerikane të jetë e dobishme për ta. Kur demokratët flasin për vendet e punës që ka krijuar Presidenti Biden , ata nuk e shohin veten brenda asaj kornize”, thotë zoti Ahamed.

Votuesi 26 vjeçar Frankie Russell është njëri prej tyre.

“Mënyra se si mund t’u afrohesh moshatarve të mi është duke folur me ne. Nuk mund të bësh garë si më parë me zotime për ulje taksash, të drejtën për armëmbajtje dhe çështje të besimit fetar. Kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për zotimin që nuk do të hapen luftra të reja dhe që të mos dërgohen ndihma jashtë vendit, por paratë të investohen këtu”, thotë zoti Russell.

“Zhgënjim nuk do të thotë mungesë interesi. Votuesit e rinj e kuptojnë dhe i kushtojnë vëmendje asaj që ndodh. Ata nuk e shihnin angazhimin e tyre në procesin zgjedhor si mundësi për ndryshimin që e dëshironin. Por, ndryshimi i javëve të fundit padyshim ka krijuar një trajektore të re”, thotë analisti Rudy Garret.

Mbetet për t’u parë nëse kjo trajektore do të përkthehet në pjesëmarrje në votim, por është e qartë se votuesit e rinj nuk mund të injorohen në zgjedhjet e nëntorit./VOA

Ndërron jetë rrugës për spital 55-vjeçari, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak.

Ngjarja e Pogradecit tregoi se Ata duan Partinë mbi Shqipërinë!

Nga Ermal Peçi

Ishte viti 2016 kur në Kongresin e Partisë Socialiste, të entuziasmuar dhe të dehur nga avujt e pushtetit, krerët më të lartë të Partisë Socialiste bënin deklaratat mediokre se mes Partisë dhe Shqipërisë ata zgjidhnin Partinë. Deklarata që dhe Enver Hoxha do t’j kishte zili për dellin e treguar se çfarë bëjnë pasardhësit e tij për nënën parti.
Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali ishin disa nga zërat, të cilët e thonin me krenari e duartrokiteshin nga pjesëmarrësit në atë kongres. Duket si një kohë e gjatë, por në fakt janë vetëm pak vite dhe mos të kishte ndodhur ngjarja tragjike në Pogradec mbase në këtë kohë sdo më kishte vajtur mendja të rikujtoja atë ngjarje aq të shpifur. Ngjarja tragjike e Pogradecit ku Egli Proga humbi jetën vetëm se nuk pranoi të paguante gjobën që u vendos nga Denis Meçe, i cili është nipi i një funksionari të lartë të Partisë Socialiate në qytetin e Pogradecit.
“Më jep xhiron ditore” një gjobë që u kthye në vdekje dhe la dy fëmijë jetim është fabula e qytetit të Pogradecit, por mbi të gjitha ajo çfarë po del në sipërfaqe është se pasi Denis Meçe e ka goditur me grusht të ndjerin Proga, policia e Pogradecit e ka vrarë për së dyti, të ndjerin me pasivitetin e saj dhe bashkëpunimin me botën e nëndheshme.
Ishin mediat online e qytetarët që kanë parë dhe që i dhanë zë një ngjarje tragjike që Policia e Pogradecit donte ta fshihte dhe ta fshinte përgjithmonë për mos të marr vesh kurrë të vërtetën.
Prandaj sot duhet të marrin përgjigjë për këto pyetje!
1-Pse Policia e Pogradecit veproi si organizatë kriminale për të fshehur ngjarjen?
2-Kush ishin politikanët që ndërhynë ?

3-Pse nuk ka regjistruar kamera e sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja, pse pikërisht atë ditë nuk punonin kamerat?
4-Pse Policia e Shtetit nuk dha njoftim paraprak zyrtar për ngjarjen të shtunën kur ndodhi krimi? (Njoftimi u dha të nesërmen, 15 orë pas ngjarjes) Çfarë e pengoi Policinë?

Në të gjithë këto pyetje unë e di shumë mirë që askush nuk do t’i japë përgjigje, nuk do guxojë të flasë dhe as të përmendë më shumë detaje, por në të gjithë këtë ngjjarje po kuptoj që ata duan Partinë më shumë se Shqipërinë. Ata duan Partinë sepse veprojnë si një organizatë që askush nuk e tradhton njëri-tjetrin pavarësisht se vrasin njerëz të pafajshëm. Ata veprojnë si një organizatë, e cila nuk njeh drejtësi jashtë rrethit të tyre. Ata veprojnë si një organizatë ku ata vetëm duhet të pasurohen e ne të tjerët të varfërohemi. Ata veprojnë si një organizatë ku ne punojmë dhe ata kanë guxim të na vendosin gjoba. Ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, që Partia Socialiste është mbi Shqipërinë, por mund ta lejojmë më ne këtë situatë. A mundet që këta që janë pakicë ta trajtonë Shqipërinë si çiflig të tyre? A mundet që këta ta mendojnë se mund të na vjedhin, të na varfërojnë, të na plaçkisin, të na tallin e në fund të ma marrin dhe jetën. Kjo situatë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë sepse askush nga ne nuk është mbi ligjin dhe askush nga ne nuk mund të lejojë që partitë politike të triumfojnë mbi Shqipërinë.

Provat e shtetit mafioz janë kudo

Nga Klodian Tomorri

Kur verën e vitit të kaluar banda e Rrajave dhunoi barbarisht me armë dhe shkopinj qytetarët në Fushë Krujë, policia e shtetit e fshehu ngjarjen për më shumë se dy javë. Me shumë gjasa, krimi brutal nuk do të ishte bërë kurrë publik, nëse dhunuesit nuk do të shpërndanin videon e filmuar nga vetë ata për të kënaqur egot e tyre perverse. Vetëm pasi pamjet e dhunës së tmerrshme u bënë virale në rrjetet sociale, policia u detyrua të raportonte ngjarjen.

Por ngjarja e Krujës nuk është rasti i vetëm kur shteti bëhet palë me krimin kundër viktimave të tij. Vetëm këtë muaj ka dy ngjarje të tjera ku policia e shtetit dyshohet se ka bërë sërish të njëjtën gjë. E para ishte një vrasje me jet ski në Jug që fillimisht u raportua si vdekje natyrale. Ndërsa rasti i dytë është vrasja e pak ditëve më parë në Pogradec, ku policia fillimisht fshehu dhe më pas gënjeu.

Në Shqipërinë e viteve të fundit ngjarje të tilla ka me qindra. Fshehje krimesh për të mbrojtur dhunuesin (Rrajat), tjetërsim ose fshehje provash nga prokuroria (ngjarja e fushatës në Elbasan) apo zbutje e akuzës dhe anashkalim i ligjit në gjykata (ngjarja e Vlorës dhe ajo e Pogradecit).

Të gjitha këto raste kanë një të përbashkët. Krimineli është gjithmonë pjesë e ingranazhit integral të pushtetit. Familjarë deputetësh, fëmijë gjyqtarësh e madje edhe soj e sorrollop drejtorësh periferikë agjencish shtetërore. Të gjithë këta mbajnë përpara ligjit mburojën e Rilindjes Shtet ose Shtetit të Rilindjes, e cila i bën të paprekshëm nga shteti ligjor.

Akademikët dhe institucionet prestigjoze ndërkombëtare që studiojnë format e organizimit të shoqërive e klasifikojnë Shqipërinë si një regjim hibrid tranzicional ose demokraci hibride. Por në fakt ka një term tjetër shumë më të përshtatshëm për të përshkruar Shqipërinë e sotme. Ai është pakhanati ose shteti mafioz.

Në politikë, pakhanati është një sistem shtetëror ku qeveria është e lidhur me krimin e organizuar deri në gradën që zyrtarët e qeverisë, policia dhe madje edhe ushtria bëhen pjesë thelbësore e sipërmarrjes kriminale duke e bërë atë të paprekshme nga ligji. Në këtë rast simbioza është perfekte pasi krimi ka edhe gurin dhe arrën. Ai dhunon dhe fsheh ngjarjen. Vret dhe tjetërson provat. Ushtron terror dhe anashkalon ligjin në gjykatë.

Ndryshe nga regjimet diktatoriale ku dhuna kryhet vertikalisht nga lart poshtë dhe është e përqëndruar e gjitha në duart e institucioneve, në shtetet mafioze ajo është më e përhapur. Në Krujë të dhunojnë barbarisht të afërmit e deputetit. Në Vlorë të vret polici me skaf. Në Laprakë të vret dhe të sajon edhe prova. Në Pogradec, nipi i drejtorit të vë gjobë për xhiron ditore të biznesit dhe më pas të vret. Me pak fjalë çdo qelizë e pushtetit dhe zgjatim i tij, qoftë edhe periferike, funksionon si sindikatë krim.

Dhe për ata që ende mendojnë se këto ngjarje janë rastësi dhe përkufizimi i Shqipërisë si shtet mafioz është i tepruar, përgjigja gjendet në transkriptimet e përgjimeve të SKY ECC-së. Aty brenda është fotografia më e mirë e pakhanatit që instaloi Rilindja në Shqipëri.