24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Jam i bindur që Himara ka qënë pjesë e pazarit Rama-Berisha 2024

Nga Endri Shabani

Berisha merr vulën e partisë, Rama merr Himarën.
Rama fal hajdutët e votave, Berisha merr komisionet hetimore, dhe sigurisht nja dy leje ndërtimi.
Berisha mban monopolin e opozitës përmes listave të mbyllura, Rama merr mandatin e katërt.

Kaq e thjeshtë është! Pazar për t’ia mbajtur çizmen në qafë popullit shqiptar!

Dhe me shpresën që do vazhdojnë të gjejnë akoma budallenj, kanë dalë sot të na bindin tani se sistemi zgjedhor nuk ka asnjë rëndësi, meqë Rama fitoi Himarën.

Normale, po t’ja shesësh kundërshtarit zgjedhjet në tavolinë, sigurisht që sistemi zgjedhor nuk do ketë asnjë rëndësi.

Por nëse sistemi zgjedhor nuk do kishte asnjë rëndësi, si ka mundësi që para një jave Berisha i bashkoi votat me Ramën, këtë bajlozin që e ka burgosur në majë të kullës?!

Si mund të bashkosh votat me armikun kryesor, për një çështje kaq të parëndësishme sa sistemi zgjedhor?!

Nëse sistemi zgjedhor nuk paska asnjë rëndësi, përse në 2008-ën dy armiqtë e përbetuar Rama-Berisha u morën vesh vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Si ka mundësi që këta burra shteti u takuan natën për të ndryshuar Kushtetutën për një çështje kaq të parëndësishme?!

Nëse sistemi zgjedhor nuk paska rëndësi, përse Rama sapo PD-ja ia la fushën bosh në Parlament e ndryshoi sistemin me kushtetutë?!

Nëse ishte një çështje kaq e parëndësishme, përse nxitoi ta bënte përpara se të mbaronte mandati i kërpëratave?!

Në fakt, për çdo njeri që ka një kuptim elementar për politikën, e di mirë se sistemi zgjedhor është baza e demokracisë.

Mjafton të dish se pavarësisht marifeteve, Rama ka që në 2017-ën që me vetëm 48% të votave fiton shumicën e vendeve në parlament.

Sistemi zgjedhor ka futur në Parlament deputetë me 300 vota, dhe ka lënë jashtë parlamentit mbi 10 mijë votuesit e Nismës Thurje.

Sistemi zgjedhor ka prodhuar dy-partitizëm në vende si SHBA-të dhe Britania, por qeveri koalicioni në vende si Italia dhe Gjermania.

Madje edhe atë që Rama e bëri në Himarë, ku lëvizi votues nga një zonë në tjetrën, mund ta përsërisë në 2025-ën vetëm nëse sistemi zgjedhor mbetet rajonal.

Po të kishim një sistem proporcional kombëtar, kudo që t’i lëvizte Rama votuesit, impakti do ishte zero, sepse ata do numëroheshin tek e njëjta zonë zgjedhore.

Kështuqë, kur jeni kapur në krevat me Ramën, ngreni të mbathurat, ulni kokën, dhe mbylleni gojën! Në vend që të na shisni moral, e të na bëni teori!

Sali Berisha “broken lider” në krye të një gërmadhe që ka vetëm njerëz të thyher!

Nga Sidi Hasanaj

Është e habitshme se si S.Berisha nuk u largua nga politika, pa përfunduar veprën e tij.
Në këtë rast, vepra e Berishës është ridimensionimi i figurës së tij. Ai largoi çdo dritëhije nga siluheta e tij e 2013, zbardhi gjithë të vërtetën dhe e vërteta që rrëzëllon në dritën e Diellit është se :
Sali Berisha është një broken lider, një lider i thyher… i cili ka përqafuar fort humbjet dhe udhëtimin e tij e kryen mjeshtërisht nga humbja në humbje, por duke e kthyher në art justifikimin sa që pas çdo humbje ai “skllavëron” edhe më fort rreth vetes votuesit e tij.

Sali Berisha humbi me 1milion vota në 2013, humbi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022, humbi në zgjedhjet e 2023 në mënyrën më turpëruese duke u rrënuar në disfata si bashkia e Shkodrës, Kukësit, Tropojës, Lezhës, Tiranës… kudo!

Humbi përsëri në shtator zgjedhjet në Kukës ku bashkë me LSI morri vetëm 7170 vota (nga 14700 që PD e drejtuar nga L.Basha kishte marrë në zgjedhjet lokale të 2015 përballë PS+LSI ).

Berisha vetëm humbet, madje vetëm ka humbur edhe në të kaluarën:

Ka humbur zgjedhjet lokala të 2009, ku përveç bashkisë së Tiranës (e fituar nga Basha pa e përfshirë asnjë ditë figurën e Berishës në fushatë) dhe Shkodrës, humbi çdo bashki të madhe.

Humbi zgjedhjet e 2009 ku pasi bëri pakt me djallin (LSI) shkatërroi elektoratin e tij tradicional dhe e vërteta e fakteve është kokëforte:
Sali Berisha ka fituar vetëm zgjedhjet e 1992 si forcë e parë, më pas… humbje, kulisa arrivizmi që çonin në skandale dhe tragjedi:

Nga Piramidat e 1997, te zgjedhjet e 1998,2001,2003, te slandalet e Gërdecit që i shkatërruan punën e mirë e bërë në mandatin e 2005-2009 e me rradhë te 21Janari e deri në sot!

Berisha nuk di të fitojë, dhe kur ka marrë pushtetin ka bërë skandale që e kanë zhytur më thellë në humbje… Nuk di dhe nuk fiton dot!

Mirëpo Humbja e rradhës në Bashkinë e Himarës, tregoi dhe shumë gjëra të tjera substanciale:

•Tregoi që Fredi Beleri është vërtet fajtor për blerje votash dhe ai nuk ka fituar përballë Goros.
Nëse Beleri do ishte vërtet fitues i zgjedhjeve (jo blerës votash), atëhere shto dhe padrejtësinë e burgimit me pa të drejtë ndaj tij, vota pro Gjikurisë do ishte plebishitare… në fakt ishte plebishitare kundër PD!

•E dyta, u faktua se justifikimi që “Berisha humbet pasi nuk ka vulën dhe logon e PD” është një justifikim idiotesk. Pa Logon e PD, ai morri më shumë vota vjet në Himarë se dje me logon dhe flamurin e PD.

* E treta argumenti se “të bashkuar në diversitet, do gëlltisim egot për hir të Edi Ramës që kemi përballë” është një formulë aritmetike që në politikë sjell vetëm ekuacion humbës dhe regresiv… nga humbja në humbje edhe më të madhe! Të djathtës nuk i duhet bashkim, as në diversitet e as në perversitet, por i duhet katarsis!

E katërta, sa do lider i thyher të jetë Berisha, ai është në hije tashmë, fushatën 1 vjeçare për Himarën e realizuan papërjashtim të gjithë deputetët dhe figurat e tij politike. Ata janë edhe më humbës, më të thyher, pavlerë politike dhe humbja në fakt ju takon atyre simetrikisht sa edhe Berishës!

Të bëjmë një retrospektivë të këtyre gati 12 muajve të fundit… çfarë çmendurie kolektive!
Hapeshin emisione politike nga mëngjesi e mbylleshin deri në orët e vona të mbrëmjes, me figura groteske të partisë së Berishës si Gjekmarkaj, Tabaku, Këlliçi,Bardhi, Boçi e Baçi, Noka, Ivi Kaso, Salianji e pafund… një flotë anijesh të mbytura, të ndryshkura, difektoze që vetë pompoheshin nën avujt e frazave të vdekura se “ Beleri nuk ka vjedhur vota por ka fituar, nuk ka frymë irredentiste greke (pavarësisht se ai e deklaronte vetë krenarisht), se vula dhe bashkimi i deputetëve tashmë do derivonte në fitore”… plot 1 vit fushatë milionere bërë Sali Berisha me lakejtë më sipër… e në përfundim humbën më thellë se kurrë!

Një lider i thyher, i cili nga kati i tetë komandon një gërmadhë me injorantë, të ligj, servilë, intrigantë dhe dështakë!

Dëmtimi i nervave, 8 shenjat që nuk duhen neglizhuar

Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva.Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.

 

Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.

Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë.

Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Megjithatë nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare.

Kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.

Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.

Mpirje, therje, djegie

Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.

Vështirësi në lëvizje

Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.

Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.

Dhimbje në këmbë

Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.

Nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.

Ngathtësi dhe plogështi

Nëse  krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave

Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.

Urinim i shpeshtë

Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.

Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.

Dhimbje të papritura koke

Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.

Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.

Djersitje e tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.

Ndjesi minimale të dhimbjes

Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.

Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë.

Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.

Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek.

Me kërkesë të BE-së, TikTok tërheq programin për shpërblimin e përdoruesve

Rrjeti social TikTok do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë të hënën Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.

 

Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë – të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme – në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

“Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.

Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve “varësi” duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.

Çështja tani është mbyllur pasi TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.

Çdo shkelje e premtimit mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.

“Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e TikTok-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale”, tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.

TikTok ka konfirmuar se ka “tërhequr” programin e shpërblimeve.

“Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. TikTok është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore”, tha një zëdhënës i kompanisë.

TikTok mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.

TikTok është ndër 25 platformat “shumë të mëdha” në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe YouTube-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.

Rregullat, gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.

DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.

Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, si dhe faqen kineze të shitjeve online AliExpress dhe kompaninë Meta, e cila përfshin Facebook dhe Instagram.

TikTok po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut. Kompania kineze që zotëron TikTok-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm ose të përballet me një ndalim nga SHBA. ByteDance pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.

Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj TikTok-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.

TikTok tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën./rel

Historia tragjike e familjes së njohur: Kur Ilia Dilos ia zhvarrosën nga oborri i kishёs në ‘67-ën, eshtrat i morën fëmijët qё u binin nga duart rrugëve, kurse komunistët talleshin me kafkën e tij, duke…

Kanibaliada. Ajo nisi me ngrёnien e sё drejtёs sё qёndrimit nё Tiranё, fill pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore; u duk se u mbyll me therorinё e njё nёne tek pragu i shtёpisё dhe vazhdon me ngrёnien e sё drejtёs sё kthimit tё tё drejtave. – Dilenjtё – Haritenj. Disa e thonё shumёsin e mbiemrit te tyre Dilaj, tё tjerё Dilej, por mua mё pёlqen kёshtu, sepse kёshtu mё duket se e shpreh mё mirё madhёsinё dhe madhёshtinё e tyre. Tё njёjtin trajtim, do tё meritonte dhe mbiemri tjetёr, Haritenj; – Histori degdisjesh, bastisjesh dhe burgimesh. – Ajo, qё do tё lexoni mё poshtё në këtë shkrim, ёshtё shumë mё e tmerrshme se ajo, qё mund ta përfytyroni…!

 

 

                                                            RRЁNJЁT E “KANIBALIADЁS”KAPITULLI

PA EMЁR

Ҫёshtja e pёrmendjes sё mungesёs sё trashёgimtarve të Henrik dhe Pirro Dilos, hap njё temё tё re pёr pjestarёt e “Kanibaliadёs”. Tё tre fёmijёt e lartpёrmendur tё kёtij personaliteti të njohur nga fisi Dilo, mbetёn pa martuar. Kjo, mё sё pari, shpjegohet me shikimin e tyre prej asaj kohe, si; “bij reaksionarёsh”. Ky ishte dhe pengu mё i madh i nёnёs sё tyre, qё iku nga kjo jetё, e vrarё shpirtёrisht. Nёse kishte arsye tё tjera personale (e thamё qё Riku, iu nёnshtrua karriges elektrike), ato nuk i marrin kohёn njё njeriu normal. Mirёpo, nuk ishte kёshtu pёr ata, qё duan ta justifikojnë këtë gjë, me gënjeshtra. Ata ta shpjegonin kёtё, me gjoja faktin se; babai i tyre, i kishte porositur vetё tё mos martohen, sepse; “ky regjim e ka jetёn tё shkurtёr dhe martohuni, kur ai tё bjerё”!

Ngado ta analizosh kёtё, tё rezulton si jo e vёrtetё dhe si njё prodhim i anormalitetit e intrigave të atyre që u rëndon ende pasha e fajeve të së kaluarës komuniste e, idhtarëve të saj. Kultura, arsimi, lidhja e ngushtё me tё gjithё vёllezrit e motrat e tjerё, tё cilёt me vёshtirёsi e nё moshё madhore, po i martonin fёmijёt e tyre, pёr shkakun e asaj, qё iu vu njeriut nё ballё tё udhёs sё tij; “biografisё”, vetё rritja nё moshё e fёmijve tё tij, pamundёsia e parashikimit tё rёnies sё diktaturёs, nё kushtet e egёrsimit total tё saj e, njё mori arsyesh tё tjera, e zhvleftёsojnё atё ҫka pretendohet. Dhe ata kishin mbi vete njё peshё tё dyfishtё, ushtruar mbi ta, prej regjimit te kohёs. Ishin, jo vetem niprit dhe mbesat e Ilia e Jani Dilos, por dhe tё Petro Haritos.

  PARARENDЁSIT

Kush ishte Petro Harito? Ishte djali i Mihal Haritos, deputetit tё tё gjithё Shqipёrisё, nga Shkodra nё Prevezё, nё parlamentin e Perandorisё Osmane, bashkёluftёtarit tё Abdyl Frashёrit nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit (studimet e fundit hedhin dritё mbi faktin e bashkёkryesimit tё Lidhjes, prej tё dyve, siҫ ёshtё pohuar edhe në një emision të Radio-Televizionit Shqiptar, nё vitet 2007-2008), pёr tё cilin, kur vdiq, qahej nё varre me ligje: “…Dilje, nё ballkon e rrije / Ҫ’bёhej nё Stamboll e dije…, / O Mihal, ball’ i karvanit / i shtive frikёn Sulltanit / Moj nepёrka pika-pika /armiqve ҫ’iu doli frika”!

Çelёsit dhe financuesit tё gjysmё-gjimnazit tё Manastirit tё Nivanit, shkollё, ku mёsuan poeti i madh i kapёrcyellit tё epokave letrare nё Shqipёri, Andon Zako Ҫajupi dhe gjuhёtari i madh, Ilia Dilo Sheperi. (Dekorata, qё iu dha Mihal Haritos, nё kohёn e diktaturёs komuniste, nuk iu dorёzua mbesёs sё tij, Ifi Dilo Harito, por personave tё largёt tё tij). Pa u zgjatur se, biri i kujt ishte Petro Harito, pasi vetё ai ishte senator nё parlamentin shqiptar tё viteve ’20-’30-të tё shekullit tё kaluar, nё kohёn e Mbretёrisё së Zogut, prandaj dhe u panё me kёtё sy pasardhёsit e tij biologjikё, vajza e tij Ifi (Harito) Dilo, me tё tri fёmijёt e lartshёnuar, heroina e kёtij shkrimi-homazhi tё vonuar, si dhe motrat e saj me familjet e tyre.

Aq i madhёrishёm si politikan, aq i thjeshtё si njeri, qё, kur vinte nё fshat, s’e kishte pёr turp, tё fshinte qilarin e dhive. Ishte i dёnuar me vdekje, nga qarqet shoviniste greke. Kishte aq fuqi ekonomike, sa tё blinte jo arat, por dhe malet. Kishte rritur dhe edukuar mё sё miri katёr vajza, nё kushtet e jetimisё, midis tyre dhe nёnё Ifi Dilon, bashkёshorten dinjitoze tё Qirjako Dilos. Pra, nuk ishte “shoku e takëmi” i atyre, qё e morёn pushtetin mё pas dhe u lёshuan mbi trashёgimtarёt e tij, si egёrsirat.

Petro Haritos, iu rrafshua varri dhe, gjatё atyre momenteve, prishёsit injorantë dhe ata dhe komunistët fanatikë që i kishin urdhëruar ta bënin atë gjë, ironizonin me tё, duke thënë: “I prishёm qetёsinё fakirit”. Zyrtarisht, Kёshilli Popullor i fshatit, kёrkoi nga Ifi dhe e kёrcёnoi atё gojarisht, qё tё hiqte vetë eshtrat e tij….! Por Ifi, iu pёrgjigj atyre: “Nuk kam pёrse tё heq eshtrat e babait tim. Ai ka punuar pёr kёtё Shqipёri, ku sot hidhni valle ju…”! Ilia Dilos, iu prish varri dhe u zhvarros nga oborri i Kishёs, ku ishte vendosur nga sheperjotёt e vitit 1945. Eshtrat e tij, u dёrguan me fёmijё nё varrezat e fshatit, pa pjesёmarrjen e familjarёve dhe ato u binin atyre nga duart rrugëve. Disa nga bashkёfshatarёt e tij, komunistë fanatikë dhe injorantë, kur e zhvarrosёn, ironizonin me kafkёn e tё vdekurit:  “Ҫ’kokё tё madhe qё ka…?! Ky ka qenё patriot, por fёmijёt e tij janё armiq tё partisё dhe ne do t’u mёsojmё njё thes mend”…!

ODISEJA E PRONAVE TË FAMILJES DILO-HARITO!

Për ata që nuk e njohin historinë e familjes Dilo, desha të kujtoj se; kjo familje, para dhe fill pas çlirimit tё vendit nga pushtimi i huaj fashist, banonte nё Tiranё? Njё pjesё e tokёs nё zemёr tё Tiranёs, pikёrisht aty, ku në vitin 1987 u ngrit muzeu (Piramida) i diktatorit komunist, Enver Hoxha, ёshtё pronё e kёsaj familjeje, pra e Haritenjve. Por, askush nga të dy krahët e politikës, nuk bёn fjalё dhe nuk kujtohet pёr atё truall toke qё ka zënë ajo “Piramidё”, askush nuk kujtohet pёr ish-pronarёt e asaj, tё paktёn t’i shpёrblejё apo, t’i kompesojё gjetkё!

E njёjta histori dhe nё Vlorё. Leonidha Ruci, vёllai i Aristidh Rucit, njerit prej atdhetarve tё mёdhenj tё Pavarёsisё, firmёtar i Aktit tё shpalljes sё saj, dhe tё gjysmёs sё parё tё shekullit XX-të, i afёrm i Dilenjve tё Sheperit, mё saktё, kushёri i parё i Sava Rucit, gruas sё Ilia Dilos, pas vdekjes sё vёllait tё tij, Aristidhit, nё vitin 1950, pёrfitonte nga i vёllai pjesёn e tij tё pasurisё, sepse e kishin tё pёrbashkёt, njё pjesё tё sё cilёs nё Vlorё, ia kishte lёnё nё akt tё ligjshёm trashёgimie, Qirjako Dilos, pronё, tё cilёn ai, nga pamundёsia pёr ta pёrdorur vetё, e lёshoi me qira. Nё kёtё mёnyrё, Qirjako Dilo, ёshtё trashёgimtar testamentar i Fevroni Rucit, qё ishte gruaja e Leonidha Rucit.

Qiraxhinjtё, nё kohёn e “kolerёs”, (regjimit komunist), ca e nga ca po i shmangeshin detyrimit dhe po rrinin si nё shtёpinё e tyre. Me ardhjen e demo-anarshisё, ndodh paradoksi shqiptar: ish-qiraxhinjtё, bёhen pronarё. Ҫёshtja degdiset nё gjyqe pafund, falsifikimet monstruoze kanё bёrё punёn e vet dhe pronarёt e ligjshёm, humbasin tё drejtёn mbi pronёn e tyre. As dy kryetarё tё Gjykatёs sё Lartё dhe po aq ministra drejtёsie, pёr ironi tё fatit, me origjinë prej Zagorisё, nuk e vunё dot drejtёsinё nё vend pёr kёtё ҫёshtje, si dhe pёr shumё tё atilla. Tё kuptohemi; kjo ҫёshtje, nuk ka lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave, se nuk u bё gjё shtetёzim mbi kёtё pronё.

Ajo u ishte dhёnё prej pronarёve nё pёrdorim me qira, qiramarrёsve. Dhe kjo odise ndodh me tё gjitha pronat e tyre, jo vetёm nё qytetet e tjera tё Shqipёrisё, por, dhe, ҫ’ёshtё mё e keqja e qё do tё ishte mё e lehta, nё Zagori. Kanё patur atje njё kёmbё mali dhe, pas njёzet vjetёsh, sistemi tё ri ekonomik, u kanё kthyer nё letёr njё copёz tё vogёl, tani nё vitet e fundit, qё, me mёnyrat shqiptare tё zbatimit tё vendimeve ligjore, nuk tё vjen nё dorё kurrё, jo mё prona, por as letra e saktё. Dhe kjo odise ndodh, me shumё prona tё tyre brenda nё fshat, tё cilat me shumё lehtёsi mund t’u ishin kthyer, por mbahen tё zaptuara nga tё tjerёt.

Por, tё gjitha kёto, nuk janё asgjё para faktit qё gjatё monizmit, kafshimi i pronёs sё tyre, shkoi deri atje, sa t’i linin fare dhe pa njё copё kopёsht, nga tokat e tyre pranё shtёpisё, shumё pranё shtёpisё, ku vetёm njё rrugicё i ndante, duke i lenё kёshtu t’u gёzoheshin, vetёm pikave tё shiut tё strehёve tё shtёpisё. Tokat mё tё mira nё fshat, janё tokat e tyre dhe, nё emёr tё ligjit tё ri, ato u rrapёquan nga tё tjerёt. Dhe kjo justifikohej se nuk u futёn nё kooperativё. Atёherё, pse u jep toka gjetkё, gjoja nё emёr tё llotarisё?! Atёherё, pse s’u jep tokat e tyre? Atёherё, nё kёtё pikё hapet njё problem i madh edhe pёr ligjin shqiptar tё tokёs.

Si do ta trajtojё ai pёrpara Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, njё rast tё tillё tё veҫantё nё Shqipёri? Fshatari nuk i ka bashkuar mjetet themelore dhe punёn me grupin, domethёnё, edhe tokёn. Mirёpo, mbi kёtё tokё, nuk ёshtё kryer as shtetёzim, siҫ u bё mbi llojet e tjera tё pronёs, si me shumё godina nё fshat e mё gjerё apo me tokat nё fermat shtetёrore. (Paradoksalisht, tё gjitha godinat e tyre nё fshat me shtёpi e kasolle, nuk figuronin nё listёn e shtetёzimeve tё Komitetit Ekzekutiv tё Gjirokastrёs, listё e cila, iu dorёzua pushtetit tё ri-Komunёs dhe autori i kёtyre radhёve, e kishte nё dorё pёr sa vjet ishte sekretar i kёtij institucioni).

Pёrfundimisht, ҫdo pronё nё kёtё fshat, atyre iu ishte rrёmbyer arbitrarisht dhe brutalisht, pa kryer as formalitetin mё tё thjeshtё tё kohёs, siҫ ishte vepruar me tё tjerёt, renditja nё njё listё shtetёzimi. Sepse, nё fakt, shtetёzimi ishte kryer vetёm mbi godinat e tё ikurve nga fshati. Atёherё, mirё qё dje iu rrёmbye brutalisht pa ligj, po sot, pse s’ua kthen totalisht dhe pse e llogarit nё ligjin e ri tё tokёs, tokёn, qё ata s’e kanё bashkuar me tё tjerёt?! A e kemi qartёsinё e qelqit, tё dashur bashkatdhetarё? Po ndahet prona e grupit. Ata nuk e kanё futur familjen e tyre dhe mjetet e saj nё kёtё grup. Atёherё, ua kthe atё, qё ua rrёmbeve dje me forcё dhe me forcёn e brutalitetit e jo tё ligjit, qoftё dhe tё asaj kohe.

E gjitha kjo pёrbёnte njё pyetje, e sugjeruar nga vetё ish-pronari, nё njё takim nё vitin 1994 nё Gjirokastёr, tё ish-ministrit tё Ekonomisё nё Qeverinё e Berishёs sё Parё, z. Genc Ruli me pushtetarёt e jugut. Pёrgjigja u duk si diҫka optimiste: “Do tё realizohen sё shpejti ndryshime tё rёndёsishme nё ligjin pёr ish-tё pёrndjekurit politikё dhe aty do tё gjejё zgjidhje kjo ҫёshtje”. Nё fakt, kjo pёrgjigje u shkri si kripa nё ujё. Mirёpo, e ashtuquajtura demokraci nё Shqipёri, po tё dojё, mund ta avullojё ujin dhe ta nxjerrё nё sipёrfaqe kripёn e kёsaj ҫёshtjeje, qё ёshtё diҫka origjinale dhe ndoshta rast unikal nё tёrё vendin.

Aq mё tepёr, nё periudhat, kur ajo drejtohet nga tё ashtuquajturat forca tё djathta, tё cilat nuk janё forcat e vёrteta historike tё sё djathtёs shqiptare, ku ka milituar Jani Dilo, njeri prej 10 fёmijёve tё Ilia Dilo Sheperit, vёllai i Qirjako Dilos, si dhe nuk janё forcat e mirёfillta atdhetare tё Shqipёrisё, ku inspiroheshin tё gjithё pjesёtarёt e familjeve tё mёdha Zagorite, siҫ ishin; Dilenjtё e Sheperit, Haritenjtё e Mihal Haritos nё Nivan, ajo e Aristidh Rucit nё Sheper dhe ajo e Spiro (Ballo) Zhejit nё Zhej.

“Kanibaliada”, aq mё tepёr si qenie humanicide, ёshtё mosbesuese ose hiqet si e tillё edhe ndaj disa tё vёrtetave nё lidhje me sferёn financiare, nё drejtim tё ish-tё pёrndjekurve politikё tё komunizmit. Qirjako Dilos, i kishin prerё pensionin pёr kёtё shkak. “Jo! – ulёrasin ata, – nuk ёshtё e mundur”! Dollarin, qё gjithё Dilenjve ua dёrgonin vёllezrit nga Amerika, Banka Shqiptare, nuk ua konvertonte nё raportin zyrtar 1 me 70, sa ҫ’ishte kursi, por 1 me 20, aq sa u detyruan t’u shkruanin atyre tё mos u dёrgonin mё.

“Jo”! – pёrsёrit refrenin e saj tё ҫjerrё maskarada; “Nuk ka mundёsi”! Mirёpo, kёto veprime ishin tё mbёshtetura nga vendime specifike tё Qeverisё Komuniste, kundёr atyre, qё ajo i kishte cilёsuar “tё deklasuar”. Lidhur me këto,  duhet tё shfletosh aktet zyrtare tё periudhёs para viteve ’90-të, pёr t’i gjetur dhe pёr t’ua pёrplasur nё fytyrё mbeturinave tё komunizmit nё Shqipёri. (Pёr mё tepёr, pёr Qirjako Dilon dhe familjen e tij, lexoni veprёn letraro-historike “DILOIADA”, tё bashkautorёve zagoritё, Jorgo Telo e Eduard Dilo.)

IKONA E MIRЁSISЁ DHE KUJTIMIT

I gjithё ky shkrim, paksa i zgjatur, por i merituar edhe pёr çka kemi trajtuar këtu, është njё homazh pёr nёnёn Ifi (Harito) Dilo, e bija e Petro Mihal Haritos, e shoqja e Qirjako Dilos, djalit tё dytё tё Profesorit tё shqipes dhe atmёmёdhetarit tё madh, Ilia Dilo Sheperi, si dhe nёna e tre fёmijёve: Antigonit, Pirros dhe Henrikut, mёsueses, inxhinierit arkitekt dhe elektricistit tё kategorisё sё shtatё, e cila, bashkё me tё gjithё kёta, kaloi nёpёr kalvarin e gjatё tё mundimeve, tё vuajtjeve, tё internimeve e burgjeve dhe iku e pikёlluar nga kjo jetё, mё tepёr se ҫdo nёnё tjetёr, duke i parё tё tre fёmijёt e saj nё fund tё jetёs ende nё njё shtёpi, tё palidhur me fatet e tyre tё veҫanta, edhe pse tashmё ata ishin plakur, afёrsisht si ajo.

Nёnё Ifin e kam njohur nga afёr dhe nuk mё flet dot njeri tjetёr pёr tё. Rrjedhimisht, nuk ka kush tё m’i ndryshojё pikёpamjet pёr atё zonjë grua, pёr atё nёnё, pёr atё Zonjё tё vёrtetё tё vendlindjes sime, vendlindje sa e dashur, aq dhe e egёr, qё u tregua me Ata, tё cilёt ishin tё atillё, sa dhe mizat e dheut nuk i shkelnin me kёmbё. Nё bisedat shoqёrore kёtё tё vёrtetё tё pamohueshme, ta pohonin dhe vetё persekutorёt e tyre, ҫka tё habiste, pse ishin hedhur nё sulm atёherё aq egёrsisht, kundёr njerёzve mё tё ndershёm, mё tё saktё e mё tё rregullt. Kjo vёrteton edhe njёherё, se e vёrteta ka fuqi kolosale. Dhe se lufta e klasave, ishte e pajustifikuar nё asnjё rrethanё. Dhe se ajo bёhej me motive mllefi personal dhe hakmarrjeje politike.

Tё torturosh kёtё nёnё tё shkёlqyer, se ishte e bija e Petro Haritos, ish-senatorit tё dikurshёm tё kohёs sё Mbretёrisё Zogut, dhe pse ishte kunata e Jani Dilos, ish-komandantit tё “Ballit Kombёtar” nё qarkun e Korҫёs, krahut tё djathtё tё Mit’hat Frashёrit, luftёtarit tё betejёs sё Barmashit, sё bashku me vёllain e tij Koҫo Dilo, dhe pse Jani u vendos nё Perёndim, pёr t’i shpёtuar persekucionit tё padiskutueshёm komunist, nuk ёshtё aspak e drejtё, si gjithё persekutimi politik, qё iu bё klasёs atdhetare shqiptare. As kunetrit e saj, Mihal, Margarit e Koҫo Dilo, as djali i saj Henriku, nuk u kapёn duke bёrё ndonjё akt, qoftё dhe minimal, sabotazhi mbi veprat e socializmit, por nuk u vёrtetuan, as duke thёnё ndonjё fjalё propagandistike, qё binte ndesh me ligjet e kohёs nё fuqi.

Unё e njoha nё pleqёrinё e saj tё thellё. Thinjёria e flokёve, bukuria e fytyrёs, nё bashkёpunim me fisnikёrinё e shpirtit, jepnin njё pamje ёngjёllore tek ajo grua. Nё rininё e saj duhet tё ketё qenё njё vajzё shumё e bukur, por mё tё bukur e tregonte atё bukuria shpirtёrore. Duhet tё ketё qenё njё model vajzёrie i shoqeve tё kohёs. Edhe pse nёna i kishte lenё atё dhe motrat e saj jetime, qysh tё vogla fare, ato u rritёn nёn kujdesin shembullor tё babait tё tyre,  cili, siҫ kujdesej pёr vajzat e tij, nuk harronte tё kujdesej edhe pёr Shqipёrinё. Kaluan fёmijёrinё nёn kujdesin jetimor tё Kishёs Ortodokse nё Korfuz;  ishin rritur nёn njё edukatё shembullore-model, sikur tё ishin edukuar nga mёma e tyre e vёrtetё, shto kёtu dhe edukimin fetar.

Kur dёrgova fёmijёt e mi nё kolegjet fetare nё Gjirokastёr, mё pyet e mrekullueshmja, se; si po shkojnё fёmijёt dhe unё i them se; “Ja, kanё vёshtirёsi me ambientimin fillimisht, sidomos me ritualet fetare,q ysh pas ngritjes nё mёngjes, para ngrёnies sё vakteve e deri vonё nё mbrёmje…”! “Oooo, po ato janё gjёra shumё tё mira. Unё i kam kryer vetё ato rite, qysh kur isha 4 vjeҫ, nё Korfuz…”, -mё thotё e madhёrishmja. Ishte kёnaqёsi e veҫantё intelektuale tё bisedoje me tё. Tepёr inteligjente, mjaft e qetё, e duruar, edhe kur mё tregonte gjithё rrjedhёn e vuajtjeve qё prej vitit 1945. Rrezatonte veҫse mirёsi, edukatё dhe kulturё nё ato qё thoshte, si dhe vetpёrmbajtje. Mallkimin e kishte ndryrё brenda kanioneve tё shpirtit tё saj. Mallkimi i saj i zёntё tradhёtarёt e Atdheut!

Dhe tradhёtarёt janё ata, qё tradhёtuan Kosovёn e Jani Dilos nё vitin 1943, qё pёrgatitёn bashkimin e Shqipёrisё me Jugosllavinё nё 1946- 1947, qё shpenzuan dёm energjitё e njё populli tё tёrё, duke e lidhur e ҫzgjidhur kaq herё si qerre me kuajt e kampit socialist dhe qё e katandisёn mё nё fund nё vitin 1990, pa bukё dhe qё, pas kёtij viti, i trafikuan identitetin nё drejtim tё fqinjit jugor tё vendit tonё. Nёnё Ifi zotёronte njё kulturё tё gjerё njohurish, pёr veprimtaritё familjare dhe ato tё punёve nё fshat, pasi kishte mёsuar pёr to nё kohёn, kur ishte nё Korfuz, prej traditёs sё vyer familjare dhe se i kishte provuar tё gjitha. Zonja ime e dёgjonte me aq ёndje dhe ia pёrpinte tё gjitha teknologjitё e pёrshkruara prej saj, si ato tё sferёs kulinare tё gatimit, tё pёrpunimit tё tё gjitha produkteve bujqёsore e blegtorale, tё trajtimit tё kopshteve e tё bagёtive, tё punimeve me dorё etj., etj.

Historikisht, familja e tyre kishte kultivuar nё qilar dhinё dhe tё flisnin pёr tё dhe pёr pёrpunimin e produkteve e tё nёnprodukteve tё saj, me plot kompetencё, si tё ishin specialistё tё mirёfilltё, si tё ishin Male (Mihal) Dilo-re. Si tё ishin francezё! Por ata Perёndimorё ishin nё ҫdo gjё, nё atё vend tё mallkuar nё juglindje tё Evropёs. “Mos hiqni dorё nga qumёshti i lopёve tё Katerinёs…”! – u thoshte kryespecialistja e cilёsisё fёmijёve tё saj, nё pesёmbёdhjetёvjeҫarin e fundit tё jetёs, kur ata shkonin pёr tё blerё qumёsht nёpёr fshat, pasi tani mosha kishte bёrё tё vetёn dhe nuk ishin nё gjendje tё mbarёshtronin kafshёn karakteristike tё atij pragu-dhinё. Nёnё Ifi ishte njё mjeshtre e vёrtetё e gatimit.

Nga gatimet të shkëlqyera tё saj, do tё pёrmendja pёrgatitjen e reҫelit tё trёndafilit. (A ka ngrёnё ndokush ndonjёherё reҫel trёndafili? Unё deri atёherё kisha dёgjuar pёr shumё llojra reҫeli, por jo pёr atё tё trёndafilit!). Oborri i tyre si dhe kopshtrat afёr shtёpisё lulёzonin prej kёsaj bime. Ajo dinte tё pёrgatitte nё mёnyrё perfekte tё gjitha llojet e reҫelrave, marmalatave, pelteve e ёmbёlsirave tё tjera prej shumё-llojshmёrisё sё pemёve, qё mbushnin kopshtrat e tyre. Kopshtrat e tyre, se nuk kishin vetёm njё e dy. Kopshtrat e tyre, qё i rrёmbeu koolektivizimi ekstrem dhe i degradoi. Tek Dilenjtё e Nivanit do ta dalloje kulturёn perёndimore nё ҫdo detaj, qё nga shtrimi i tryezёs sё ngrёnies me pjatanca, si nё restorantet mё tё mira e, deri tek mirёmbajtja e maces, e cila do tё hante nё pjatё si dhe njerёzit ushqime tё posaҫme dhe do tё lahej e krihej e pёrkedhelej si ata, si ajo, si mos mё mirё.

Dhe tё mos harrojmё pёr asnjё ҫast, se ata jetonin e jetojnё nё kushte shumё tё vёshtira, nё njё tё ashtuquajtur shtёpi, pёr tё cilёn kemi folur gjatё mё lart, e cila ёshtё mё shumё njё kasolle nga pamja e jashtme, pothuajse, njё dhomё e vetme, por shumё e rregullt nga brenda, ku jetonin fillimisht 5 vetё, pastaj katër e tani tre. E, pikёrisht nё kёtё dhomё do tё kalonte pleqёrinё e thellё nёnё Ifi, ku vihej re njё shkёlqim kujdesi mirёmbajtёs pёr tё, prej fёmijёve tё saj. Kur zonja ime i bёnte vizitё e i afrohej ta takonte, e magjishmja i thoshte: “Mos mё puth, se jam plakё, por lermё tё tё puth unё”! “Po, si tё mos tё tё puth, moj nёne, kur ti je kaq e mirё”! Dhe binte erё borzilok. Siҫ duket, e lanin me ҫaj borziloku. Dhe, mbi gjithҫka, shkёlqente kujtesa e saj brilante, deri nё fund tё jetёs.

Tё pёrshkruante gjithҫka kishte jetuar, pёrjetuar, lexuar e dёgjuar me pёrpikёrinё mё tё lartё. “Nuk m’u lag pёrhёri, tё paktёn, njёherё tё vetme nё jetё”, – tё thoshte me lotё nё sy, nga që siç thamë më lart, tre fëmijët e saj nuk patën fatin të krijonin familje. Mirёpo interesohej pёr fёmijёt e tё afёrmve tё saj, kur i buisnin shtёpinё, sikur t’i kishte niprit dhe mbesat e veta. Mirёpo, interesohej pёr fёmijet e tё gjithёve nё fshat si po mbarёvenin. Mirёpo, edhe nё ditёt e fundit tё jetёs, pyeste pёr fёmijёt tanё ku ishin, si ishin, si po shkonin me shkollat etj., me  njё kujtesё “qiqёr”, kur i themi ne nё Zagori, kujtesё pёr t’u admiruar.

Shumё e urtё, shumё gojёmbёl, shumё e matur, por shumё e vrarё nё shpirt. Pёr gjithҫka tё rёndё, qё kishte kaluar. Pёr fёmijёt, qё i shihte ashtu tё sёmurё e tё gjymtuar nga diktatura komuniste mё e egёr e kontinentit. Dhe vrarjen e saj shpirtёrore, me atё stoicizmin e saj, me atё fisnikёrinё e saj, me atё sjelljen e saj shkёlqimtare, ashtu si pa u ndjerё, e kalonte natyrshёm dhe tek ne, dhe ne tek pasardhёsit nёpёrmjet bisedave nё familje, duke u bёrё kёshtu njё shembull i shkёlqyer i mёnave tё pёrvuajtura, njё edukatore e klasit tё parё, njё ikonё e kujtimit pёr tё gjithё familjen tonё dhe mё gjerё. Memorie.al

SHBA, 2013 

Tronditen tregjet europiane, ndërsa luhatshmëria globale thellohet! Aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

Të dhënat ekonomike, më të dobëta se sa pritej nga SHBA-ja, kanë nxitur spekulimet se ekonomia e saj po ngadalësohet.

 

Raport i së premtes në SHBA, që tregon se punësimet u ngadalësuan muajin e kaluar me shumë më tepër se pritshmëritë, ka tronditur tregjet financiare.

Rënia e mprehtë e së premtes në çmimet e aksioneve në SHBA, pasoi të dhënat e dobëta të vendeve të punës.

Në korrik, punëdhënësit amerikanë shtuan 114,000 vende të pune, shumë më pak se sa pritej, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit nga 4.1% në 4.3%.

Luhatjet nisën vetëm disa ditë pasi indekset e aksioneve të SHBA-së patën ditën e tyre më të mirë në muajt e fundit, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, krijoi terrenin për uljet e mundshme të normave të interesit në shtator.

Por, pas raportit të punës të së premtes, po rriten shqetësimet se Fed mund të ketë mbajtur normën kryesore të interesit në një nivel të lartë prej dy dekadash për një kohë të gjatë, duke rritur rreziqet e një recesioni në ekonominë më të madhe në botë.

Firma e investitorit veteran amerikan Ëarren Buffett, Berkshire Hathaway, zbuloi se kishte shitur rreth gjysmën e aksioneve të saj në gjigantin e teknologjisë amerikane Apple.

Dow Jones Industrial Average gjithashtu ra me 1.5% të premten dhe S&P 500 u mbyll 1.8% më ulët.

Aksionet europiane ranë ndjeshëm në fillim të seancës së së hënës, ndërsa paqëndrueshmëria globale vazhdon, mes shqetësimeve për një recesion të afërt të SHBA.

Indeksi rajonal Stoxx 600 rajonal ishte 2.66% më i ulët sot, me të gjithë sektorët dhe bursat kryesore rajonale, që tregtojnë më ulët. Aksionet e kompanive teknologjikë ranë deri në 5%, përpara se të zvogëlonin humbjet paksa, në 3.5%. Aksionet e naftës dhe gazit gjithashtu ranë 3.94%, ndërsa të sektorit bankar rezultuan 3.62% më ulët.

Fillimi më i ulët për tregjet kryesore europiane vjen në mes të paqëndrueshmërisë më të gjerë globale.

VIX, matës i paqëndrueshmërisë së pritshme të tregut, u ngrit në 41.65, niveli i tij më i lartë që nga tetori 2020, ndërsa shqetësimet për recesion u rritën. I ashtuquajturi matës i frikës, u pa për herë të fundit me 72% kundrejt 23.5 në fund të javës së kaluar, sipas të dhënave të LSEG.

Tregjet e Azi-Paqësorit gjithashtu vazhduan shitjet brenda natës. Nikkei 225 në Japoni ra me 12.4%, duke shënuar ditën e tij më të keqe, që nga viti 1987. Topix gjithashtu pati rënie 12.23%, ndërsa shtëpitë tregtare me peshë si Mitsubishi, Mitsui dhe Co, Sumitomo dhe Marubeni ranë me mbi 14%.

Jeni, ndërkohë, u rrit në nivelin më të lartë kundrejt dollarit, që nga janari dhe tregëtohet me 143.55.

Tregjet e aksioneve në Tajvan, Korenë e Jugut, Indi, Australi, Hong Kong dhe Shangai ranë të gjitha./ Monitor

I vogli ia kaloi të madhit, Pipo Inzagi i thur elozhe të vëllait: Interi është për rast studimi

Pipo Inzagi i ka thurur elozhe vëllait të tij Simone Inzagi duke thënë se është shndërruar në një nga trajnerët më të mirë në Europë dhe mënyra se si luan Interi i tij është rast studimi.

 

“Interi është një rast studimi nga të gjithë trajnerët sepse mënyra se si e ka shndërruar Simone është e pabesueshme. Mënyra si lëvizin dhe si luajnë është e jashtëzakonshme.

Dua ta falënderoj atë dhe skuadrën zikaltër që pranuan të luanin me Pizën”, tha Pipo.

Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, kryeministri Mickoski: Na vjen keq! S’duam të përsëritet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëritet, teksa tha se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe.

Kurti, ndërkaq, tha se takimi me homologun maqedonas, ishte “i hapur, i sinqertë dhe serioz”.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit të 1 gushtit.

Kurti ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje ku është përfshirë numri një i shtetit të Kosovës, përderisa analistët në Kosovë kanë thënë më herët se dy krerët e shtetit kanë mosmarrëveshje për çështje të ndryshme dhe raportet e tyre kanë pësuar një tjetër “krisje”.

Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi “ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

Ky institucion po ashtu ka thënë se ndodhitë e 1 gushtit nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse “një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Në delegacionin kosovar për këtë vizitë në Shkup është edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Çfarë tha Shkupi për incidentin e 1 gushtit?

Autoritetet në Shkup kanë thënë se kanë nisur hetimet për rastin, ndërkaq Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se përderisa Osmani ishte duke kaluar nëpër kontrollin kufitar, në momentin që asaj iu kërkua që të linte telefonin e saj që të kalonte përmes skanerit, “një pjesëtar i sigurimit të saj është tërhequr nga një punonjës i aeroportit, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore”.

Nga Ministria e Jashtme maqedonase kanë shprehur keqardhje, për siç kanë thënë, keqkuptimet, që kanë ndodhur gjatë udhëtimit të Osmanit përmes aeroportit në Shkup.

Ndërkaq, nga Aeroporti i Shkupit kanë thënë se e kanë për obligim ligjor të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, bagazhet dhe mallrat, përfshirë ata që udhëtojnë nëpër zonën VIP të aeroportit.

Ngjarja në Aeroportin e Shkupit është dënuar nga figura politike opozitare në Maqedoninë e Veriut, edhe nga kryetari i VLEN-it, Arben Taravari.

Koalicioni VLEN është pjesë e Qeverisë maqedonase, të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit. Ky koalicion, i përbërë nga parti që më herët ishin në opozitë, ishte përkrahur nga Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte anëtarë në listën zgjedhore të këtij koalicioni.

Neziri: Incidenti në aeroport nuk do të rrënojë raportet mes Prishtinës dhe Shkupit

Njohësi i zhvillimeve politike, Xhelal Neziri, nga Maqedonia e Veriut tha se nuk beson që incidenti në Aeroportin e Shkupit do të jetë ndonjë pengesë e madhe, që do të mund të rrënonte raportet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Çështja e incidentit me presidenten në Aeroportin e Shkupit do të sqarohet shpejt, pasi duhet të merren parasysh shumë aspekte, si aspekte të marrëdhënieve ndërkombëtare, konventave ndërkombëtare, ligjit ndërkombëtar si dhe aspekti i sigurisë brenda aeroportit. Kur të shihen të gjitha të dhënat e regjistruara nga kamerat e aeroportit, do të sqarohet në tërësi rasti”, tha Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Nezirit, faktori i parë që ka mundur të shkaktojë incidentin është që edhe vet zyrtari i Aeroportit të Shkupit të jetë motivuar politikisht apo etnikisht që të shkaktojë një incident të tillë, për shkak se, sipas tij, me siguri e ka njohur presidenten e Kosovës. Ose, një variant tjetër, sipas tij, mund të jetë se e gjithë kjo ngjarje është një keqkuptim lidhur me protokollet e sigurisë që duhet të ndiqen për personat që kalojnë përmes terminalit VIP.

Neziri konfirmoi se në Maqedoni të Veriut po zhvillohet një debat i ashpër politik sa i përket këtij incidenti. Opozita shqiptare ka kritikuar Qeverinë, duke e akuzuar për tendencë ndaj presidentes Osmani. Debati po ashtu është ndezur edhe për faktin se për herë të parë pjesë e Qeverisë maqedonase është Ivan Stoikoviq, mik i Beogradit dhe Moskës, dhe një person që hapur është shprehur kundër Kosovës.

Pastaj, sipas Nezirit, ky debat u kurorëzua në atë mënyrë që Qeveria maqedonase të portretizohet si antikosovare.

“Prandaj, edhe reagimi i Qeverisë maqedonase ishte pikërisht në atë kontekst: të mos tregojë frikë dhe nënshtrim për atë që ndodhi në Aeroportin e Shkupit”, tha Neziri.

Lidhur me reagimin e partive shqiptare – që e kanë dënuar incidentin, por kanë fajësuar njëra-tjetrën për të – Neziri tha se ka kohë që raportet e tyre janë të armiqësuara dhe çdo rast ato e përdorin për të këmbyer akuza, sikurse ndodhi edhe për ngjarjen e 1 gushtit.

“Është një luftë e ashpër që ndodh mes partive politike shqiptare. Është BDI dhe Fronti Evropian si koalicion opozitar që akuzon koalicionin VLEN, që është pjesë e Qeverisë, si një përfaqësues jolegjitim i shqiptarëve për shkak se mori më pak vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Dhe ky debat mbi legjitimitetin ka prodhuar krizë të paparë në marrëdhënies mes partive politike këtu. Incidenti u përdor apo u keqpërdor pikërisht në këtë kontekst, legjitimiteti dhe fuqia politike që mund të ketë VLEN-i për të përfaqësuar shqiptarët në këtë Qeveri”, tha ai.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre.

Pezullimi zgjati vetëm dy ditë/ Pasi qëlloi shoferin me shpullë, rikthehet në detyrë Altin Qato

Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.

Gazetari Klodian Tomorri tregon se Altin Qato vijon punën në krye të Policisë Rrugore, ndërsa urdhri i “pezullimit” të nxjerrë me urgjencë nga Muhamet Rrumbullakut ishte sa për t’i hedhur “hi sy” publikut dhe mediave që të heshtin.

Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.

Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq. Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit. Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla. Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin. Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit.’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

Një babi rreth 50 vjeç me të bijën nja 15 vjeçe para Muzeut Kombëtar

Nga Edison Ypi

– Cilët janë ata xhaxhat atje lart o babi ?!
– Paske nisur nga interesimet o çapkënia e babit ! Po ku të vajtën sytë mu te vrromat xhanëm ?! Po ! Do të tregoj një herë e mirë për këtë pështirosje të pa shembullt estetike dhe historike, të cilën un’ vet’ sa herë e shoh për të vjellë më vjen; Ja bija ime, ja pocaqia me ngjyra thurur me pllakëza, ku vetëm 1 % e Historisë 3000 vjeçare të Shqipërisë zë 70 % të sipërfaqes ! Nga Perëndimi errësira ! Drita dhe perspektiva nga Lindja ! Gjithë botës drejtuar armët ! Shih si duket e gjitha si shpërthim, si yxhym ! Trembëdhjetë ! Dhjetë meshkuj, tre femra. Asnjë normal ! Të gjithë të çartallosur të armatosur ! Asnjë gjurmë besimi, përdëllimi, meditimi, vetëpërmbajtjeje, ose thjesht qetësie njerëzore ! Meshkujt, ata që të turbullojnë ty xhan’ i babit, ai i dyti nga e djathta, ai hermafroditi me pushkën drejt, ishte një bushtër që s’dinte të bënte asgjë tjetër veçse të llapte lart-e-poshtë dhe prandaj i thoshin “Revolucionari”. Lavirja revolucionare sot bën kërrdinë kudo, sidomos në politikë. Budallai me mustaqe me grushtin lart me granatë në brez, ishte një fshatar gdhë, aq gdhë sa s’ta rrëfej dot, se duhet të nis tani e të mbaroj dimrin tjetër. Tjetri, ai me mustaqe dhe flamur, ishte njëri të cilit i thoshin “proletari”, pra një cop’ mish, një tul, një i pa shpirt, një dallamango, si i tërë ky mozaik. “Proletari”, ishte një qen-bir-qeni që s’dinte të bënte asnjë punë, veçse të llapte dhe të thurte intriga të ulëta të pështira. Edhe dallamangua ka qenë i armatosur me një libër të kuq të cilin ia hoqën kur ti sapo kishe lindur. Ky “proletari” që e quante veten “klasë në fuqi”, u thoshte vajzave; “O bushtra, mos përdorni pampersa mikroborgjeze, përdorni lecka proletare”. Dhe ai zgërdhihej, dhe ato heshtnin. Me atë rilindasin me papion që mban në dorë një letër të cilën ia kanë mbledhur tub që t’i ngjajë tytës së pushkës, një herë na gjeti belaja. Një kushëririt tonë i rrëshqiti goja u tha disa miqve se ai rilindasi besonte Perëndinë. Mbledhje pas mbledhje, po si e the, po kur e the, po kujt ia the, ke lakra në kokë, ke mbeturina të rrezikshme. Ti shpirti i babit nuk e njeh atë kushëri se ta kemi mbajtur fshehur kur në një nga ato mbledhjet i ndali së rrahuri zemra ulur në karrige tek e kritikonin. Po atëherë, xhaxhain e një mikeshës time që ishte historian, e internuan. E di pse ? Sepse u ngatërrua me atë ilirin me hark dhe shtizë, atë në cep nga e majta pranë atij kokëlakrës që nuk ngjan fare si shqiptar por si viking. Edhe xhaxhai i mikeshës, njëlloj si kushëriri yt që nuk e njohe kurrë, vajti tha diku se ilirët ndoshta nuk rrjedhin nga pellazgët. Kaq deshën akademikët mjekërbardhët shpirtnxirët, dhe e kallëzuan dhe erdhën i vunë hekurat. A do ta dish edhe diçka o perria e babit ?! Kjo që sheh ti këtu nuk është veçse një e turpshme Pasaportë Çmendurie Kombëtare për të cilën ca tuhafë po thonë ta lemë aty ku është që të dëshmojmë Historinë, që të kenë ç’të fotografojnë turistët! Pra, të vinë turistët para kësaj vrrome me çapaçulë të thonë; O Perëndi ç’të kemi bërë që na solle të shpenzojmë paratë në vendin e budallenjve vrasës ! Mësoje; Qëllimisht nuk e fusin brenda Muzeut të qeshim ne dhe turistët, por e mbajnë jashtë që të qajmë edhe ne edhe turistët. Për të vetmet arsye; Të mos bllokohen ata përrenjtë e pa dukshëm brenda kokës së shqiptarëve në mënyrë që, përmes tyre, për interesa të ndyra, ende të mundësohet qarkullimi i llumrave propagandistikë të së kaluarës kriminale. E tëra përmes masturbimeve të pafundme reciproke nëpër ceremonira kujtim-dhe-lot-ndjellëse të kufomave gjoja “artistike” që sot qelbin ekranet me erë gjak dhe myk. Përmes shfaqjes nëpër ekrane të filmave me italianë qesharakë dhe gjermanë budallenj. Duke bërë sikur nuk dinë, sikur nuk kuptojnë, se krimi komunist të cilit ata sot i bëjnë hosana’, ishte më i zi, më gjakatar, më kriminal se të gjitha fashizmat dhe nazizmat bashkë. Me sfonde zyrash ku, si pa dashur, në mur rri varur portreti i diktatorit etj., etj. Dhe janë pikërisht ata të filmave, ceremonive, qokave, ekspozitave, teatrove dhe krejt xhinsi i tyre, ata që po thonë se nuk duhet hequr, ndërkohë që edhe vetë e dinë mirë se ka plot raste që vet’ autorët gjenialë kanë grisur apo shkatërruar me duart e veta kryevepra dhe nuk ka asnjë rast kur mediokrit të prekin plehrat e veta të cilat i quajnë të gjitha kryevepra. Dhe unë, o bija ime, nuk kam qenë gjithmonë si jam katandisur ! Kur isha i ri beqar isha i bukur. Një nga ato kurvat komuniste që sheh këtu lart në këtë përdhosje, njëra të cilën unë s’e përfillja, bëri një intrigë kundër meje lidhur me atë kushëririn gjuhërrëshqitës të cilit i pushoi zemra ulur në karrige. Dhe ajo u bë sebep që nuk munda të marr për grua atë që më deshte xhani mua, por, nga halli, mora atë e cila për këta përbindëshat këtu ka simpati, atë tarallaqen, mamin tënd. Kjo është arsyeja që ti sot duke mos qenë Bijë Pasioni nuk je dhe aq e bukur. Po mos u mërzit, se, s’po di si të ta them, kohët nuk mund t’i ketë njerëzit më të bukur se veten. Më kuptove besoj.

Aty pranë, një mami me të birin adoleshent;
– Mami, cilat janë ato tetat atje ?!
– Ta kallxon mami cilat janë ato tetat, ty o qefli i tetave të muzeumeve, refuzues i dhjetave të mësimeve. Ja, tre femra, të tria me pushkë ndër duar! Ajo nga e djathta, o xhan’i mamit, ishte një urruspie zborriste e përjetshme, aq telendare sa s’bën ta dish sepse çekuilibrohesh mendërisht për gjith’ jetën. Ajo katundarja që e mban pushkën poshtë, ishte dhe është thjesht një care. Kjo në mes, që duket aq e pafajshme, ishte aq edepsëze sa një të tillë nuk do ta gjesh dot në asnjë film e në asnjë libër tërë jetën. Para ca kohësh, një xhaxhi, tekstin e të cilit mami yt e ka shumë qejf, shkroi për këtë soc-llurbën aty lart; “Pafuqia dhe paturpësia, dhuna dhe përulja, padituria dhe padrejtësia, frikacakllëku dhe burracakllëku njerëzor, janë të gjitha atje. Sipas autorëve, deri aty nga mesi i shekullit të kaluar shqiptarët nuk kanë pasur fare femra. As nëna, as motra, as bija, as kushërira, as të dashura. Dhe rrjedhimisht as seksin nuk e kanë ditur çfarë ishte. Erdh’ u a mësoi ai proletari në mes me xhaketën supit. Nga mesi i shekullit të kaluar e tëhu, po. Prej atëhere kemi femra. Kemi tri femra. Të vetmet ndër gjithsej trembëdhjetë personazhet-simbole të historisë. Rrëqethje antiestetike unikale; Shpërpjesëtimi i kohës ngërç – Ainshtainian. Katër femra, tetë meshkuj – ndërlikim Darvinian. Burra me mustaqe, gra me pushkë – problem Frojdian. Proletar vetëm një, kazmë e lopatë asnjë – hall Marksist. I therur asnjë – pisk Stalinist. Sa kohë ka që rri varur atje ajo paçavure? Aty tek rreth pesëmbëdhjetë milionë minuta!”. Kuptove xhan’i mamit ?! Edhe diçka dhe s’të bezdis më se e shoh që t’u bë koka shkëmb si e atij me grushtin lart; Po të mos ishte ai proletari i gërrditshëm në qendër, i cili, meqënëse më kishte qejf vet, mu’ për këtë sajoi një intrigë të ulët, unë nuk do isha martuar me babin tënd, atë budallanë me brirë që vjen këtu e loton sepse kjo pamje i pëlqen, por me një tjetër që i thoshin “me biografi të keqe”, dhe ti biri im, nuk do ishe kaq i pa qartë sa të më pyesje për këto spiridhiçkat këtu, por do ishe më i fisëm, më i bukur, më shtatlartë, dhe koka nuk do të kishte dalë me qoshe. Prandaj unë për tërë këtë pocaqi’ e kam një mendim. Eshtë krim që rrezaton aq ligësi sa bën të dridhet dhe të rrëqethet gjithçka. Jo vetëm super të ndjeshmit, shqiptarët nervozë nga natyra, ata që gjith’ kohën fërfëllojnë vetvetiu si fije bari, ata fantaziozët aq të djegur për të udhëtuar, lundruar dhe fluturuar, saqë shtëpitë gjigande po i bëjnë si tragete dhe aeroplanë, por edhe pllakat e bulevardit i rrëqeth, i lëviz, i shkul kjo ligësi ! Ky mallkim i kohës kur të bije në dashuri ishte njëlloj sikur të të ndodhte një fatkeqësi. Ky pisllëk që ndot më tepër se të gjitha petroliferat dhe të gjithë centralet bërthamore së bashku. Ky shëmtim i pa emër të cilin ca guakë e quajnë “Art”. Kjo mënxyrë ! Kjo vrromë !

Mund ta ndotni, ta përdhosni ose ta zhgarravisni. Dhe ashtu, të ndotur, të përdhosur apo të zhgarravitur, me shekuj aty ta lini. Por më e mira, për aq arsye sa kjo llahtari pllakëza ka, është – ta hiqni !