18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Perceptimi i rrejshmëm mbi “shumicën” që po shkatërron opozitën

Nga Mirela Karabina

Zgjedhjet në Himarë dëshmuan qartë që lëvizja Foltore vazhdon t’i bëj dëm të madh opozitës duke e fragmentarizuar në vazhdim dhe duke penguar rrotoacionin politik, ndërsa Edi Rama, edhe pse me një pushtet të korruptuar përmes skandaleve të vjedhjeve të shekullit, lejohet të fitojë.

Investimi PS-Rithemelim PD mbi shumicën e imponuar mediatikisht që Rithemelimi është opozita dhe është shumicë, tashmë dhe në këto zgjedhje dëshmoi qartë që as është shumicë, as nuk vjen dot në pushtet dhe as nuk do që të vijë, duke lënë lehtësisht Ramën në pushtet.

Zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ishin dëshmia e parë e pafuqisë së Rithemelit për të fituar. Humbja ishte katastrofale, madje dhe bastionet e djathta 33 vjeçare iu dorëzuan të majtëve. E njëjta situatë u pasua në zgjedhjet e Kukësit më shtator 2023, te të cilat edhe pse i shitën si bashkim opozitar, ishte një tjetër shuplakë ndaj tyre dhe dëm i madh ndaj demokratëve dhe qytetarëve që duan ndryshimin.
Dhe ja ku jemi në zgjedhjet në Himarë, përsëri humbës por plot justifikime e akuza se është vjedhur mandati.

Qesharakë!

Po kur bëjnë pakt me Ramën për amnistinë penale duke liruar 117 (SPAK) të dënuarit nga GJKKO dhe lënë protestuesit demokratë dyerve të drejtësisë, kur miratojnë një Kod Zgjedhor antikushtetues me lista të mbyllura kryetarësh, kur legjitimohen si “shumicë” nga pushteti dhe i jepet vula në shkeljë të ligjit ishte i mirë Rama atëherë,
e tani bërtasin se i paska vjedhur mandatin në Himarë?!

Sikur nuk shkon!

Pëballë një opozite që i zvarritet e shitet lehtë nga halli, sigurisht që Rama bën çfarë t’i dojë qejfi dhe del fitues.

Dhe kjo është Karma!

Pakti Rama -Berisha është i qartë: Rithemelimi PD në opozitë për të qenë faktor përballë ndërkombëtarëve ndërsa Edi Rama në pushtet që të ruaj veten nga ndëshkimi i drejtësisë, dhe të dy së bashku në luftë kundër SPAK.

Problemi është se dëmi është mbi qytetarët të cilët mbështesin drejtësinë SPAK dhe duan të shpëtojnë një orë e më parë nga kjo klasë e korruptuar, e cila fëmijët ia largoi dhunshëm jashtë vendit dhe jetën ia ka varfëruar shumë.

E pra, kjo situatë ndryshohet me votë ndëshkuese popullore dhe hapja rruge e një qeverie të përgjegjshme për qytetarët dhe me to, me njërëz të pakorruptuar, me reputacion të mirë dhe me ide të qarta.

Dhe, Demokratët Euroatlantikë me progranin e tyre do të jenë alternativa më e mirë për shqiptarët më 2025-ën.

Ndryshimin do ta bëj shumica e vërtetë përmes votës, duke ndëshkuar këtë “shumicë” të rrejshme të investuar përmes korrupsionit.

Sepse, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë!

E rëndë, 70-vjeçari dhunon për vdekje bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Policia ka arrestuar një 70-vjeçari pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 64-vjeçare.

 

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna.

“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70-vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia.

Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, 10 bashki në “faliment”! Stoku i detyrimeve të prapambetura, rreth 4.8 miliard lekë

Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin të “falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta. Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave është rreth 4.8 miliard lekë.

Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milion lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve.

Më pas, bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milion lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milion lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimeve; Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milion lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milion lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen bashkia Dibër dhe Lezhë.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 47%, ndjekur nga “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.

Në vitin 2023 është rritur pesha e stokut e lidhur me investimet e pashlyera, si dhe aktivitete të tjera, që janë të lidhura drejtpërdrejt me disiplinën fiskale në nivel vendor. Ndërsa sa u përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.9% të totalit të detyrimit të qarqeve.

Ministria e Financave vlerëson se detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem edhe për vitin 2023. Vitin e kaluar Ministria e Financave ka përgatitur dhe publikuar raportin e gjendjes financiare për të 61 bashkitë për vitin 2022, ku ka rezultuar se 49 bashki dhe 9 qarqe janë pa probleme financiare, 8 bashki dhe 1 qark kanë probleme financiare dhe 4 bashki 2 qarqe janë me vështirësi financiare.

Stoku i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2023, përbën rreth 13.8% të të ardhurave të veta totale të njësive të vetëqeverisjes vendore. Krahasuar me një vit më parë, si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave të veta ky raport është zvogëluar me rreth 3.6% për shkak të uljes së detyrimeve dhe rritjes së të ardhurave të veta.

Stoku i detyrimeve të prapambetura prej 4.8 miliardë lekë zë rreth 7% të totalit të shpenzimeve faktike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Financave vuri në dukje se kapaciteti fiskal mjaft i ulët i shumicës së këtyre bashkive dhe menaxhimi jo i mirë i mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve ka krijuar këto problematika në stokun e detyrimeve./Monitor

bashk

 

Nëse Berisha nuk tërhiqet, Himara preludi i humbjes së 2025

Nga Enriketa Papa

Zgjedhjet ne Himare jane preambli i asaj qe do te ndodhe me 2025. Shume me pak qytetare do te shkojne ne zgjedhjet e 2025, nese nuk ka ndryshime ne PD dhe ne opozite.
Cdo lloj justifikimi dhe akuza per vjedhje, mashtrime, aq me teper nga PD eshte qesharake. Nuk ngjit me tek njerezit.
Lumi blu demokrat eshte kthyer ne nje perrua te ceket, dhe te thate. Deputetet e PD duhet t’i kerkojne Berishes te terhiqet, te lere demokratet te lire. Te kryhen zgjedhje te lira brenda saj, per ta ririfreskuar, rigjeneruar, modernizuar dhe ngjallur besimin e njerezve.
Keshtu sic po duken bathet qe prej 14 Majit, Rama nuk ka me andralla nga askush, pervec SPAK-ut. Por dhe atij po i vjen anes, fatkeqesisht, po me Berishen.
Nese nuk ndryshon gje ne PD apo ne kahun opozitar, dhe vijihet po e njejta retorike, zgjedhjet ne Himare jane preludi dhe i fundit te PD!

Gjikurinë në Himarë nuk e mundi Tavo, e shiti Berisha

Nga Namir Lapardhaja

Me zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita e drejtuar nga Berisha, ka vulosur për të disatën herë humbjen përballë pushtetit të Edi Ramës.
Kjo nuk është më e re dhe do vijojë të përsëritet për sa kohë që turma e verbër të vijojë të bredhë e fantaksur pas një të dizenjuari “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili i ka sosur ditët e tij politike.
Ironike është se Berisha kishte premtuar se nën drejtimin e tij jo vetëm që PD do të ishte më e fortë, më e bashkuar dhe më e motivuar për të fituar, por do t’i jepej fund pazarit dhe shitjes së zgjedhjeve, duke sulmuar drejtpërdrejt dhe poshtërsisht Lulzim Bashën.
Në fakt, këto zgjedhje e vulosën Berishën si humbës serial, por, mbi të gjitha, si një pazarexhi të rëndomtë, që më shumë se sa fitorja e një bashkie periferike në jug të vendit, ka rëndësi pazari në Tiranë, i cili nxori krye ende pa u përmbyllur votimi dhe pa filluar numërimi.
Bën pazar me qeverinë për amnistinë, për reformën zgjedhore dhe në fund sollën një kandidat nga SHBA për të kandiduar përballë një figure të njohur lokale dhe me shumë lidhje me zonën.
E sollën nga jashtë për ta humbur garën, sepse dihet që te elektorati krijon efektin e kundërt, ndërkohë nuk pyetën demokratët e Himarës dhe të zonave përreth. Aq më shumë që kishin premtuar se të gjitha garat zgjedhore në PD do të realizoheshin nëpërmjet primareve.
Dhe sapo iu dha mundësia e parë, ia dhanë shkelmin premtimit dhe bën ashtu siç kishin bërë përherë. Ia bën demokratëve fakt të kryer, duke mos i pyetur, por njëkohësisht duke u dhënë mesazhin e qartë se edhe në zgjedhjet e 2025 do të veprojnë po ashtu. Tallje më të madhe nuk mund të ketë, ashtu sikurse nuk mund të ketë që sa herë bëjnë pazar me Edi Ramën e quajnë politikë dhe pastaj kur përballen në zgjedhjen ankohen se i vjedh Rama.
Por Rama nuk është budalla, që i do përballë.
I do pikërisht për këtë arsye. Edhe i rreh sa herë të dojë, edhe i bën të duken qesharakë dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve.

“Situata në Orikum ku thërret qameti”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Demokratët Euroatlantikë: Bashkia dhe Njësia Administrative inekzistente

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Demokratët Euroatlantikë, Hamza Kuteli, ka ngritur situatën shqetësuese të papastërtisë në qytezën bregdetare të Orikumit, gjëndja në të cilën, sipas tij, është ku thërret qameti.

Kuteli shprehet se Bashkia Vlorë dhe Njësia Administratite Orikum janë inekzistente, ndërsa shton se gjithçka kundërmon nga era e keqe si pasojë e papastërtive dhe plehrave që nuk mblidhen prej datës 30 korrik.

Më poshtë postimi i plotë: 

Si fëmijë i ndarë dhe i nëpërkëmbur, pa kurrfarë përkrahje nga prindi Vlorë situata në qytezën e vogël të Orikumit është ku thërret qameti…!
Hyrje- dalje nga rruga e re është rrezik real aksidenti,duke parë ndodhitë për fat të mirë pa jetë të humbura.
Rrugët nuk fshihen që prej dt 30 korrik,thonë tenderi ka skaduar,mbetjet koshave si katet e ngrehinave të abandonuara..Dora e bashkisë inekzistente,njësia administrative ska asgjë në dorë veç disa shërbimeve sipërfaqësore dhe përçues letrash! Erë e qelbur kudo ,as dorashkat dhe maskat e kujdesit sanitar sbëjnë punë .
Krenar të jesh rilindas,të dhjerë por të “lumtur” në dëshpërimin si turist ose banor …
Orikum 2024.

Turizmi, kullat dhe injoranca po vrasin të ardhmen

Nga Klodian Tomorri

Tre të katërtat e popullsisë së botës sot jeton në ato që njihen si vende me të ardhura të mesme. Ndërsa të gjithë këta shpresojnë që një ditë të ndërrojnë statusin duke iu bashkangjitur klubit të vendeve të pasura, kjo nuk po rezulton fare e lehtë.

Në vitin 2007, Banka Botërore publikoi një raport të titulluar “Ide për Rritjen Ekonomike”. Ky ishte dokumenti, i cili prezantoi për herë të parë në botën e akademikëve të ekonomisë fenomenin e “Kurthit të të Ardhurave të Mesme”

Viti 2007 ishte fundi i tre dekadave të arta për ekonominë botërore, me rritje të shpejtë ekonomike dhe reduktim agresiv të varfërisë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Por pavarësisht këtij bumi, që atëherë ekonomistët kishin nisur të konstatonin një paradakos. Shumë vende ngecnin në fashën e mesme të të ardhurave, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’u ngjitur në statusin e vendeve të pasura.

Sot, dy dekada me pas, termi “kurthi i të ardhurave të mesme” është jo vetëm gjerësisht popullor, por edhe një realitet i gjithëpranuar mes ekonomistëve. Por çfarë është ky kurth?

Kurthi

Aktualisht ekonomitë e botës klasifikohen në katër kategori për nga niveli i të ardhurave dhe zhvillimit. Ato, të cilat i kanë të ardhurat për frymë deri në 1145 dollarë, klasifikohen si Vende me të Ardhura të Ulëta.

Ekonomitë me të ardhura nga 1146 dollarë deri në 4515 dollarë për frymë quhen Vende me të Ardhura te Mesme të Ulëta.

Ekonomitë me të ardhura nga 4516 dollarë deri në 14 005 dollarë për frymë quhen vende me të Ardhura të Mesme të Larta. Ndërsa ekonomitë, që i kanë të ardhurat për frymë mbi 14 mijë e 5 dollarë quhen vende me të ardhura të larta.

Vrojtimet dhe studimet e shumta të ekonomistë kanë treguar se vendet lëvizin shpejt nga statusi i të ardhurave të ulëta tek ai të ardhurave të mesme. Por e kanë shumë të vështirë që të ngjiten në statusin e vendeve me të ardhura të larta. Konsideroni vetëm një statistikë.

Në 34 vitet e fundit, vetëm 34 ekonomi në mbarë botën e kanë thyer kurthin e të ardhurave të Mesme duke u iu bashkuar klubit të vendeve të pasura. Mesatarisht vetëm 1 vend në vit. Por pse është kaq e vështirë të kapërcesh kufirin e 14 mijë dollarëve për frymë? Tashmë ekonomistët i kanë më të qarta arsyet.

Në stadet e para të zhvillimit, rritja ekonomike është e lehtë. Raporti mes kapitalit dhe prodhimit është përgjithësisht i ulët. Dhe teksa vendet hapen me botën, mjafon vetëm rritja e investimeve për të prodhuar rritje të shpejtë ekonomike dhe për të lënë pas vagonin e vendeve të varfra.

Por raporti mes kapitalit dhe prodhimit është inkremental. Sa më lart vendet ngjiten në shkallaren e të ardhurave, aq më shumë kapital nevojitet për të prodhuar një njësi shtesë prodhimi. Ndryshe fenomeni njihet si ligji i produktivitetit marxhinal rënës.

Studimet empirike tregojnë se pika e thyerjes është niveli i të ardhurave për frymë 8 mijë dollarë. Sapo vendet arrijnë këtë nivel të ardhurash, akumulimi i kapitalit fillon të japë të ardhura rënëse, ndërsa rritja ekonomike hyn në fazë ngadalësimi. Shqipëria është sot në këtë nivel.

Për të provuar se pas këtij niveli të ardhurash, investimet nuk mjaftojnë më për të prodhuar rritje ekonomike, mjafton vetëm një fakt i thjeshtë, që evidentohet në raportin e fundit të Zhvillimit Botëror të BB. Stoku i kapitalit fizik dhe atij human në vendet me të ardhura të mesme është mesatarisht sa 70 për qind e atij në SHBA. Por prodhimi për punonjës është vetëm 20 për qind.  Atëhere cila është formula për të thyer vijën e të ardhurave të larta?

Receta

Receta magjike që rezulton nga eksperienca e vendeve të suksesshme është ajo e 3 I-ve. Investime, Infuzion dhe Inovacion. Në fazën e parë nevojiten investimet. Më vonë teksa prodhimi marxhinal i kapitalit fillon të bjerë, kërkohen dy tranzicione.

I pari është tranzicioni nga investimet tek infuzioni. Ky nuk është asgjë tjetër, përveçse transferimi i teknologjive nga ekonomitë e avancuara.  Qeveritë në vendet me të ardhura të mesme të ulëta duhet t’i shtojnë strategjive të orientuara nga investimet masa për të futur teknologjitë moderne dhe proceset e suksesshme të biznesit nga e gjithë bota në ekonomitë e tyre kombëtare. Kjo kërkon riformatimin e zonave të mëdha të industrisë vendase si furnizues globalë të mallrave dhe shërbimeve.

Pasi përfundon kjo fazë kërkohet dhe një tranzicion i dytë. Është kalimi nga infuzioni tek inovacioni.  Në këtë fazë nuk mjafton thjesht të kopjosh teknologjitë nga bota e zhvilluar, por duhet të inovosh edhe së brendshmi. Për të plotësuar këtë tranzicion nevojitet një sistem arsimor efiçent, që prodhon kapital human dhe punonjës me aftësi të larta.

Shqipëria

Për fatin e keq Shqipëria ka ngecur në fazën e parë. Atë të investimeve, të cilat në pjesën e tyre dërrmuese shkojnë drejt sektorëve të patregtueshëm si ndërtimi dhe turizmi.

Përqëndrimi i investimeve në këta sektorë nuk lejon transferimin e teknologjive të avancuara nga jashtë dhe përhapjen e tyre në ekonominë kombëtare për të rritur produktivitetin. Jo më kot sot Shqipëria është jashtë zinxhirëve global të ofertës, pasi nuk prodhon dot asgjë, aq me tëpër produkte të avancuara industriale.

Dhe ndërsa rritja ekonomike e vendit është tashmë në cikël të qartë ngadalësimi, shpresa për t’u bërë një ekonomi e zhvilluar dhe vend më të ardhura të larta po duket gjithmonë e më shumë një ëndërr e marrë peng nga kullat, resortet e bregdetit dhe injoranca që prodhon me bollëk sistemi i rrënuar arsimor./Kapitali.al

 

Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve

Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, si një masë mbrojtëse me synimin për të ulur tensione në rajon, tha të dielën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes të mërkurën të njërit prej drejtuesve të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanijeh në kryeqytetin iranian Teheran një ditë pasi një sulm izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut vrau Fuad Shukrin, një komandant të lartë ushtarak të grupit libanez, Hezbollahut. Të dyja grupet mbështeten nga Irani.

Shqetësimet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, po shtohen.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e Hanijesë dhe së bashku me Hezbollahun, janë zotuar për hakmarrje. Izraeli as nuk e ka pranuar as nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

Pentagoni tha të premten se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në rajon.

“Objektivi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal,” tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për çdo skenar të mundshëm, shtoi zoti Finer.

Zoti Finer përmendi faktin se ndezja e një konflikti rajonal ishte shumë e afërt në prill, kur Irani ndërmori një sulm me dronë në territorin izraelit me dronë dhe raketa.

Goditja nga Irani erdhi pas një sulmi të dyshuar izraelit ndaj konsullatës së Teheranit në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill, ku u vranë shtatë pjesëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

“Shtetet e Bashkuara duan të jenë të përgatitura nëse kjo situatë paraqitet përsëri”, shtoi zoti Finer.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të shtunën shpresën se Irani do të tërhiqej pavarësisht kërcënimit për t’u hakmarrë për vrasjen e Hanijesë.

“Nuk bëhet fjalë për një parashikim për ngjarje të ardhshme. Është një planifikim i kujdesshëm për ta dhe për qeverinë tonë,” tha zoti Finer në CBS./VOA

VIDEO/ Uzuni luan 45 minuta, Granada mposht në miqësore Al Nasr-in e Kristiano Ronaldos & CO

Granada e Myrto Uzunit mposhti mbrëmjen e sotme Al Nasr-in e Kristiano Ronaldos & CO, me rezultatin 1-0 në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin e Kadizit.

Ylli portugez nuk ishte i disponueshëm në këtë përballje, ndërkohë që në fushë nga minuta e parë u aktivizuan Brozoviç, Otavio, si dhe Tejes dhe Taliska. Nuk pati minuta as për Sadio Mane që e ndoqi sfidën nga stoli. 

Për sa i përket Myrto Uzunit, futbollisti i Kombëtares shqiptare, u hodh ne fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e autorit të vetëm të golit Boje.  

Talenti beratas mbante numrin 10 mbi shpinë, teksa nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës ndaj skuadrës së idhullit të tij Kristiano Ronaldo. 

Si të përdorni karafilat për dhimbjet e papritura të dhëmbëve, ja qetësuesi natyral dhe antibakterial që gjendet në të

Karafili është një erëz shumë aromatike që ka gjetur përdorim në kulinari që në lashtësi. Ama jo shumë veta e dinë për aftësinë e tij kundër dhimbjes së dhëmbëve.

I gjithë sekreti qëndron tek një element që gjendet tek karafili. Eugenoli është një qetësues natyral dhe antibakterial. Ai funksionon si lehtësues i inflamacionit të mukozës së gojës.

Si ta përdorim vajin e karafilit për dhimbjen e dhëmbëve

Si fillim, ju duhet një garzë e pastër apo një topth pambuku. Zhyteni garzën apo pambukun në vajin e karafilit. Disa pika mjaftojnë.

Me kujdes aplokojeni sipër vendit që është skuqur apo që ju shqetëson.

Si të përgatisni vajin e karafilit në shtëpi

Piqni në një tigan farat e karafilit, në një zjarr të ngadaltë. Kështu do të jetë më e lëhtë të marrim esencën e tyre. Shpëlajini farat e karafilit me ujë të ftohtë dhe vendosini për t’i tharë.

Në një pjatë apo tas guri hidhni farat e karafilit dheshtypini lehtë derisa të jenë copëzuar. Shtoni vaj ulliri.

Të gjithë këtë përbërje e kalojmë më ndihmën e një hinke në një shishe qelqi të vogël, të cilën do ta ruajmë në një vend të thatë dhe të freskët. Tundeni shishen çdo dy ditë.

Mbajeni vajin me farat e karafilit kështu për dy javë. Me anën e një cope të imët, kullojmë farat e karafilit nga vaji. Ruajeni në frigorifer, dhe përdoreni brenda një muaji.

Këshilla

Përdorni gjysmë luge gjelle fara karafili për 100 ml vaj ulliri. Mund të përdorni dhe një lugë me fara nëse doni një përqëndrim të aromës dhe shijes së farave të karafilit.

Vaji i karafilit është përdorur që në lashtësi për të qetësuar mishrat e dhëmbëve të inflamuar.

Disa studime, sugjerojnë se larja e gojës me një gotë ujë dhe një lugë kafeje vaj karafili, bënë të mundur eleminimin e baktereve të mbetura nga ushqimet apo nga faktorë të tjerë.

Edhe pse aftësia e këtij vaji për të luftuar problemet me dhëmbët dhe mishrat, nuk duhet tepruar me përdorimin e tij.

Pasi një përdorim i shpeshtë mund të sjellë dëmtim të rrënjës së dhëmbit dhe membranës së gojës dhe mund ta përdorni vetëm 2-3 herë në dy javë.