24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Të gjithë sytë mbi Himarën. Përse Rama e do me çdo kusht bashkinë? Pronat apo marrdhëniet me Greqinë

Screenshot

Himara do të “zgjohet” nesër me emrin e kryetarit të ri të Bashkisë. Gara është mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjikurisë të opozitës. Deri në mesditë 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre, ndërsa mijëra të tjera nuk kanë mundur të zgjedhin njeriun që do të drejtojë punët e Bashkisë, për shkak të kartave të skaduara. Askush nuk e thotë me siguri se cili prej kandidatëve do të rezultojë fitues, edhe pse në kampin e opozitës ka frikë, ndërsa siguria zotëron të socialistët. E duket se kjo siguri vjen nga ujërat që kanë rrjedhur në 17 muaj. Alfred Beleri kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet për shitblerje votash. Edhe pse në kushtet e kufizimit të lirisë, ai u zgjodh kryebashkiak i Himarës, por nuk e mori dot detyrën, pasi nuk iu dha leje për tu betuar. Cështja Beleri shkaktoi përplasje të forta mes Tiranës e Athinës zyrtare. Presionet e Athinës nuk u dëgjuan nga Edi Rama, i cili ia pasoi topin drejtësisë, duke thënë se cështja Beleri ishte cështje e drejtësisë.

Ndërkohë Bashkia u drejtua nga Jorgo Goro, deri ditën kur ai përfundoi prapa hekurave, sikurse Beleri nën dyshimet për korrupsion me pronat që lidhej me sipërfaqen e lakmuar ku bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhacka, Artan Gaci ka fituar statusin e investimit strategjik. Hetimet nisën pas një kallëzimi që Beleri bëri nga qelitë e paraburgimit.

Pas Goros, këshilli Bashkiak votoi Blerina Balën, por edhe ajo u dorëoq dy muaj më vonë, e burimet thonë se pati përplasje të forta jo publike me kryeministrin Rama. Arqile Bollano e pasoi atë, por brenda pak ditësh, një dosje që e implikonte atë në tjetërsim pronash, doli në dritë.

Ndërsa ndodhnin gjithë këto zhvillime, Beleri përballej me drejtësinë, por në finale e humbi betejën, pasi u dënua me 2 vite burgim për shitblerje votash. Por, sic kurrë ska ndodhur më parë, duke qenë brenda në qeli u zgjodh deputet në Parlamentin Europian. Por duket se për Edi Ramën, gjithcka ishte në rregull, mjaft që kishte Bashkinë, ndaj Belerit iu dha një leje shpërblyese dhe u betua si eurodeputet.

Sot, të gjithë sytë mbi Himarën. A do t’ia dalë Edi Rama ta mbajë Himarën? Gjasat janë që po. Por pyetja e madhe që shtrohet është: përse e do me cdo kusht? Mbase për pronat?

Dita para zgjedhjeve vendore ishte vetëm fillimi i një procesi të vështirë ligjor, politik si dhe diplomatik, aq sa shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë fshqinje, ku kjo e fundit kërkoi lirimin e Fredi Belerit, pas ishte pjesë e minoritetit grek.

“Nuk vdiq nga ataku kardiak”, gazetari bën deklaratën e fortë: Policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga JetSki në Ksamil

Gazetari i njohur Flamur Vezaj ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar Policinë e Shtetit për fshehjen e një vrasjeje të ndodhur në Ksamil.

Në një postim të gjatë, Vezaj ngriti shqetësime serioze lidhur me ngjarjen e sotme, ku një pushues nga Tirana, 38-vjeçari F.K., humbi jetën në Gjirin e Barxhos. Ndërsa policia raportoi se viktima vdiq si pasojë e një ataku kardiak gjatë notimit, gazetari pretendon se e vërteta është shumë më ndryshe.

Vezaj shkruan se F.K. u godit për vdekje nga një “JetSki” i drejtuar nga shtetasi I. Doda, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Falë dëshmitarëve okularë, policia u vu nën presion dhe arrestoi Dodën, por nuk pranoi të korrigjojë njoftimin fillestar ku përmendej ataku kardiak.

Në postimin e tij, Vezaj kritikon praktikat e policisë për shpërndarjen e informacionit të rremë dhe fshehjen e të vërtetës, duke bërë paralelizma me raste të mëparshme ku figura të larta brenda strukturave të policisë kanë bërë të njëjtën gjë.

“Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e ‘miqve’ në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!” shkroi Vezaj në postimin e tij, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik.

Sakaq, policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për të adresuar këto akuza.

Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer

Nga Fitim Zekthi

Ne politike mund te kuptohen shume gjera, mund te konsiderohen pjese e luftes partiake, mund te perdoren mjete apo sjellje te diskutueshme, mund te justifikohen teprime ne komunikim apo llogari taktike elektorale (sidomos per nje politike si e jona), ndonese edhe nuk duhet te jene pamoralshme.

Por te mos kesh kufi dhe te fusesh ne kete lufte edhe atdheun, edhe kombin, edhe historine, edhe cdo sakrifice te bere me qindra vite per vendin eshte akt i ulet dhe i neveritshem.

Te perkrahesh fashiste apo shoviniste ne zgjedhje, te perkrahesh njerez apo grupe qe mbrojne teza qe nuk kane te bejne fare me interesin kombetar, perkundrazi i fryjne zjarrit shovinist, eshte mungesa me e rende e moralit.

Vetem ketu nuk duhet arritur kurre. Nuk ka me gje te gerdishme dhe te urryer se kjo. Ketu vdes gjithcka.

 

Shënim/ Po prisni mo keni fituar e s’dini gjë!

Screenshot

Ore çfarë bëhet kështu?! Këta po ankohen e po qahen të gjithë që Rama i paska vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet në Himarë!

Po prisni një herë të dalë rezultati, se mbase keni fituar.

Pupu sa i poshtër paska qenë ky Edi Rama!

Po si ua vodhe çunave zgjedhjet, mor maskara i madh! Mor i korruptuar, po pse i vidhen Saliut dhe Mulit zgjedhjet! Mor i pabesë, që të dhanë dhe votat për amnistinë dhe reformën zgjedhore që i bëre si të donte suma me votën e tyre!

Kishte lezet në kohën e Lulit, ai i shiste, ndërsa këtyre ua vjedh Rama.

P:S
Ore se u kujtova unë, po sikur kishin premtuar që nuk do t’ua vidhte me Rama zgjedhjet?! Sikur kishin premtuar që zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka?! Sikur kishin premtuar që do t’i çonin demokratët në fitore të padiskutueshme?! Sikur kishin premtuar që do ta çonin PD drejt fitores?! Sikur kishin premtuar që të bashkuar do të ishin më të fort!

Po, por ja s’të lë ky Lanet Rama!

Po pse për këto qurravitje e bëtë gjithë atë luftë në PD ju?! Për këto qurravitje e shkatërruat opozitën dhe i vutë flakën çdo shprese të njerëzve për të parë te opozita një fije shprese?!

Qurravitjet tuaja s’i ha as qeni!

Jeni thjesht të mbaruar!

Gjithsesi, unë them, prisni një herë, se s’i dihet ç’a ka planifikuar Doktori për minutat e fundit dhe përmbys rezultatin./ Namir Lapardhaja

“Po na vjedhin” që në mëngjes dhe ankesa për njeriun që e zgjodhën vetë, në vend të ish-ministrit të PD-së

Partia e Sali Berishës, nisi që në mëngjes justifikimin e humbjes së mundshme në Himarë, vetëm pak pas hedhjes së votave të para.

Shkak u bënë disa banorë që nuk mundën të votonin dot, për shkak të kartave të identitetit të skaduara.

Edhe pse ata ishin paralajmëruar për rinovimin e tyre, nga vetë mazhoranca, kjo gjë kishte rënë në vesh të shurdhër.

Dhe kaq është dashur, që opozita ta shfrytëzojë dhe të niste thirrjet që në nisje të votimeve, “po na vjedhin”.

Dhe kur KQZ reagoi, për të thënë se ata nuk mund të votojnë, nisën sulmet ndaj kreut të saj, Ilirjan Celibashi.

“KQZ sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat.

Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””, tha KQZ.

Kaq u desh, që Celibashi të konsiderohet si kamikaz.

Ai Celibash, që bënte lojën e Berishës, gjatë konfliktit të brendshëm mes vetë demokratëve.

“Kryemercenari i KQZ-së!

Eshtë çmenduri të dëgjosh sot përgjigjet e Ilirjan Celibashit në Himarë i cili pranon si pa gjë të keq, që 6 mijë qytetarë nuk mund të votojnë sot për shkak të skadimit të kartës së identitetit! Praktikisht 25% e qytetarëve të Himarës nuk mund të votojnë sot në zgjedhjet e pjesëshme lokale dhe ai që duhet të ishte garantori i mundësisë së votimit të qytetarëve thotë pa pike turpi “nuk dua ta komentoj këtë çeshtje”.

Ore po për çfare del e flet kur nuk mban përgjegjësi as për mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e pjesësshme në Kukës, vendimarrja ishte direkte për shtyrjen e afatit të kartave e po kshu ndodh në çdo proces zgjedhor! Nuk po paragjykoj se çfare orientimi politik kanë 6 mijë votues, por pamundësia e tyre për të votuar sot është qartazi një sabotim i vetëdijshem në aksin KQZ-Ministria e Brendshme!

p.s…fiks banaliteti i të keqes”, shkruan kryeredaktori i portalit të familjes Berisha, Bledian Koka.

Por, tani është koha që t’iu kujtojmë një gjë.

Ishte pikërisht PD, që vendosi në krye të KQZ-së, pikërisht Ilirjan Celibashin, duke refuzuar kandidaturën tjetër, ish-ministrin demokrat, Ilir Rusmajli.

Ndaj le ta gëzojnë tani Celibashin.

Dhe të kujtohen që ishin pikërisht ata që e zgjodhën në krye të KQZ-së, kështu që kur të ankohen, të kapin për gryke ata që ua vunë aty.

Se e vunë me dorë të tyre, nuk ua zgjodhi Rama.

Pse janë të rrezikshme termuset në plazh?

Nga Lutfi Dervishi

Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, verë dhe ushqime të shpejta në çadër dhe nuk ka asnjë arsye që termusi të shpallet armiku publik numër një.

Por përtej tyre, duhet t’i themi e pranojmë se ka plot arsye bindëse që justifikojnë ndalimin e termusit në plazh.

1.Siguria Kombëtare

Termusi mund të përdoret për transportin e lëngjeve të rrezikshme… si çaj apo kafe. Imagjino një plazh plot me njerëz të energjizuar nga kafeina.

2. Ruajtja e Traditave

Termusët janë një shpikje perëndimore që nuk kanë lidhje me traditën tonë me gjym, broke apo sofër.

3. Ndihmojmë biznesin dhe konsumatorin

Me ndalimin e termusëve, kioskat në plazh shesin më shumë lëngje me çmime të kripura! Duke e blerë një shishe ujë sa një shishe me mjaltë, pushuesi ndërgjegjësohet si për dobinë e mjaltit ashtu edhe për mrekullinë e ujit.

4. Ekologjia Plazhit

Plastikë? Pse jo?.Kanaçe birre? Patjetër. Termus? JO! Termusi është thjesht një horror ekologjik që duhet ndaluar.

5. Shëndeti mbi të gjitha

Termusët mund të mbajnë lëngje të ftohta apo të nxehta për orë të tëra. Nëse dikush e harron një termus pa hapur për një kohë të gjatë, ai mund të kthehet në një burim bakteriesh të rrezikshme, që mund të shpërndahen në të gjithë plazhin. Ndaj, ndalimi i termuseve është një masë parandaluese për shëndetin publik.

6. Estetika

Imagjinoni rërën e bardhë dhe detin e kaltër, ndërsa në mes të këtij peizazhi të mrekullueshëm ndodhet një termus plastik. Sado i bukur të duket ai, prish harmoninë vizuale dhe estetikën natyrore të plazhit.

7. Luftojmë kopracinë

Duke mbajtur termus, pushuesi priret të shpenzojë me pak para. Paraja është burim i se keqes, ajo dihet që sjell lakmi, zili, xhelozi! Sa më pak para aq më shumë shijon gjërat që ke falas si psh futjen në det.

Ndërkohë që mund të ketë njerëz të nervozuar nga ky kufizim, duhet kuptuar që çdo gjë bëhet për të mirën e tyre në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Pushteti lokal pritet të bëj një propozim që perdorimi i termusit në plazhe të konsiderohet veper penale.

Në këtë mënyrë tabelat që shkruajne “ndalohet termusi” do të kenë edhe një bazë të fortë ligjore nga pas!

SHBA padit TikTok: Po shkelet privatësia e fëmijëve dhe po kërcënohet siguria e tyre

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur Tik Tok dhe kompaninë e tij mëmë kineze ByteDance. Arsyeja e kësaj padie është shkelja e privatësisë së fëmijëve në internet, në bazë të një marrëveshje të vitit 2019. Në padi thuhet se Tik Tok ka vazhduar të mbledhë të dhëna për miliona fëmijë nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre dhe duke mos respektuar të dhënat e prindërve, shkruan Politico.

 

“TikTok me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur shkeli privatësinë e fëmijëve, duke kërcënuar sigurinë e miliona fëmijëve në të gjithë vendin,” tha në një deklaratë kryetarja e FTC Lina Khan.

FTC do të vazhdojë të përdorë sferën e plotë të autoriteteve të saj për të mbrojtur fëmijët në internet – veçanërisht pasi firmat vendosin mjete dixhitale gjithnjë e më të sofistikuara për të vëzhguar fëmijët dhe për të përfituar nga të dhënat e tyre”, shtoi ajo.

Zëdhënësi i TikTok, Alex Haurek kundërshtoi akuzat dhe tha se shumë kanë të bëjnë me ngjarje dhe praktika të së kaluarës që ishin të pasakta.

Ne jemi krenarë për përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe ne do të vazhdojmë të përditësojmë dhe përmirësojmë platformën,” tha ai në një deklaratë.

Tik Tok është një nga platformat më të mëdha të mediave sociale në internet, me mbi 170 milionë përdorues në SHBA. Ai është kryesisht i popullarizuar në mesin e të rinjve.

Padia e Departamentit të Drejtësisë vjen pasi ligjvënësit votuan në prill për të detyruar shitjen e TikTok ose ndalimin e aplikacionit për lidhjet e tij me kompaninë e saj mëmë me bazë në Pekin, ByteDance.

Lojërat Olimpike, tani shpresat e Shqipërisë janë te tre mundësit e natyralizuar

Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev janë tre kampionë të tjerë të Shqipërisë të kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

 

Pikërisht nga mundësit rusë të stilit të lirë të natyralizuar me pasaporta shqiptare janë edhe pritshmëritë më të larta për medalje, që do të ishte një rezultat historik.

I pari do të futet në tapet Zelimkhan Abakarov, kampion bote me flamurin kuqezi. Abakarov do të konkurrojë në peshat 57 kg, me kualifikueset që nisin që më 8 gusht.

Një ditë më vonë, Veliev do të nisë garat në peshat 74 kg, ndërsa konkurrimin e Shqipërisë në Olimpiadën “Paris 2024” do ta mbyllë kampioni i Europës, Islam Dudaev, më 10 gusht në peshat 65 kg.

Kolla gjatë natës, si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji! Ja trajtimet që ju ndihmojnë

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

 

 

Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.

Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar?

Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme.

Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.

Alergjitë

Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.

Ajo  shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë.

Mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash.

Në rastin e alergjisë përveç kollës ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit  apo temperatura.

Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve.

Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila  shkakton alergjitë.

Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar atëhere me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji.

Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe deshirës për ta kruajtur njësoj siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.

Ftohja

Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqesohet natën duke penguar gjumin e qetë.

Kolla e ftohjes  ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat  3-14 ditë.

Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim.

Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit.

Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.

Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup.

Përgatitja

  • 1 lugë mente e thatë (10gr)
  • 1 lugë mjalt (25gr)
  • 1 flixhan ujë (250ml)
  • Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri.
  • Çaji i blirit ul temperaturën e turpit  dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.
  • 1 çaj bliri (10gr)
  • Pak sheqer ose mjaltë
  • 1 filxhan ujë (250ml)/

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit Çopja në Elbasan, arrestohet në Kosovë Arben Lamçja

Si rezultat i një operacioni nga policia e Kosovës, është vënë në pranga  Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.

 

Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.

Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.