28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Luiza Gega nuk ia del për finalen, atletika shqiptare e mbyll në Lojërat Olimpike

Luiza Gega nuk ia ka dalë që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike, pasi është eliminuar në kualifikueset për këtë disiplinë.

 

Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.

Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46.

sdffdsdfsdfsdsfdfsfds

Kështu, atletika shqiptare mbylli pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike, pasi Franko Burraj kishte marrë pjesë një ditë më parë në kualifikueset e garës së 100 metrave.

Zgjedhjet në Himarë si Odiseu ndërmjet Shilës dhe Karibdës!

Screenshot

Perënditë dhe historitë e tyre, edhe pse mund të jenë imagjinatë njerëzore, bazën e kanë në një realitet dhe vijojnë e rrëfehen për të tjera realitete që u përngjasojnë.

E gjithë ngjarja me zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës i përngjan udhëtimit të Odiseut midis Shilës dhe Karibdës. Ta sqarojmë që në fillim, Odiseu i përvuajtur që udhëton për vite e vite drejt shtëpisë dhe familjes së tij, është populli i Himarës që thirret në zgjedhje gjithmonë mes tensionesh të forta politike dhe tensionesh të shtuara nga ndërhyrjet nga jashtë. Si Odiseu i përvuajtur populli i Himarës kërkon dhe meriton që përmes zgjedhjesh të rehatohet në trojet e tij, në shtëpitë dhe pronat e veta, që janë bërë pre e grabitjes nga lakmia pushtetore. Populli i Himarës meriton të zgjedhë qetësisht përfaqësuesin që t’u mbrojë interesat, por në fakt është bërë pre e interesave gllabëruese edhe nga politikat e fqinjit jugor. Dhe gjithmonë është detyruar të zgjedhë kryetarin e bashkisë ndërmjet një kandidati të mbështetur nga shovinistët grekë (jo pak herë kemi qenë dëshmitarë pamjesh ku në zgjedhjet e Himarës është ofenduar Shqipëria, pra atdheu e mëmëdheu i himariotëve, janë dëgjuar ulërima jo në gjuhën shqipe e kanë ardhur andartët e kohëve moderne të hipur mbi autobusë e makina) dhe kandidatit tjetër të mbështetur nga interesat e politikës qeveritare për të grabitur troje e prona. Nuk ka rëndësi cila parti ka mbështetur kë, pasi në vijimësi kanë ndërruar krahët. Ajo që mbetet e pandryshuar është se gjithmonë populli i Himarës detyrohet të zgjedhë ndërmjet dy përbindshave gllabërues, Shilës dhe Karibdës.

Nuk ndryshojnë edhe zgjedhjet që mbahen sot në këtë zonë. Madje ka evoluar edhe më tej e keqja. Kushdo që do të fitojë në letra nuk është fitore assesi për himariotët. Provokimin e krijuar nga opozita së pari me kandidimin e Belerit dhe së dyti me zëvendësimin e tij me Gjikurinë, të dy të dalluar për veprimtari vorioepirote në dëm të interesave shqiptare, e ka vijuar pozita me provokimin e tretë, duke kandiduar Vangjel Tavon, një minoritar. Pra asnjë kandidat shqiptar. Me këtë rast të dy partitë kryesore të vendit duan të zyrtarizojnë kërkesën e vazhdueshme shoviniste të Greqisë se Himara është zonë minoritare. Pra nuk ka rëndësi se cili fiton sot. Rezultati në çdo rast është i dëmshëm për himariotët shqiptarë.

Jo vetëm kaq, por në fjalimet e tij “popullore” të mbushura me injorancë, kryeministri Rama guxoi dhe bëri provokimin e radhës tek krahasonte himariotët me baskët. “Po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet qoftë me Tiranën, qoftë me Athinën. Dhe në fund fare konkluzioni është po ai, janë himarjotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër”, u shpreh Rama.

Nuk e dimë se nga e gjen dhe ku e bazon këtë paralelizëm Rama, por pasoja politike e saj është e dëmshme për Shqipërinë, integritetin territorial dhe dhuratë e këndshme që do ta shfrytëzojnë në të ardhmen shovinistët antishqiptarë.

Pa i hyrë sqarimit të detajuar, në thelb baskët përfaqësojnë, po e emërtojmë, një grupim të ndryshëm nga spanjollët dhe francezët, me territore historike që shtrihen në të dy shtetet, dhe gjuhë linguistikisht të ndryshme nga spanjishtja dhe gjuha franceze. Ndërkohë që sot një pjesë e territorit bask përfaqëson njësi të veçantë autonome në kuadër të shtetit spanjoll, i cili siç dihet përbëhet nga 17 komunitete autonome dhe 2 qytete autonome.

Shqipëria që në krijimin e saj është shtet pa territore apo komunitete autonome. Himara është pjesë e natyrshme përbërëse e vijueshme e shtetit shqiptar dhe e tillë ka qenë, edhe nëse historikisht marrëdhëniet ekonomiko-tregtare e kanë bërë të mësojë të flasë pjesërisht greqisht, madje dhe italisht (venomet e Perandorisë Osmane). Himara nuk ka qenë dhe nuk është e bashkëngjitur me zonën e shpallur minoritare e mbi të gjitha përbëhet në shumicë dërrmuese nga malësorë shqiptarë, sepse e tillë është gjeografia fizike e kësaj krahine.

Nuk e dimë nëse krahasimin me baskët kryeministri e bëri si servilizëm për të prekur sedrën e himarjotëve për vota; si sinjal për shovinistët fqinjë se Himara mund të kalojë në krahinë autonome për të ushqyer oreksin gllabërues të tyre, që në këtë rast përbën tradhti ndaj Shqipërisë; apo është një shprehje e radhës e injorancës dhe kompleksit të urrejtjes që ka ky individ (dhe disa eksponentë rreth tij) me malet dhe malësorët shqiptarë (kujtojmë përçmimin e shprehur me termin “alpin” për malësorët e veriut të shprehur nga Rama apo dhe shprehjen më të fundit të znj. Xhaçka që e donte plazhin “që të mos vijë dikush nga mali të ngulë çadrën”).

Pra cilido që të jetë rezultati sot, është bërë një dëm shumë i madh. Himarjotët detyrohen të zgjedhin ndërmjet pseudopolitikanëve që përkrahen nga Greqia./ vna.al

Ish-presidenti 99-vjeçar i SHBA-së uron të jetojë mjaftueshëm për të votuar Kamala Harris, Jimmy Carter: Po përpiqem t’ia dal

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, 99 vjeç, i cili ka marrë kujdes shëndetësor në shtëpi që nga shkurti 2023, shpreson të jetojë mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

 

Një gazetë amerikane, Atlanta Journal-Constitution, e cila botohet në shtetin e Xhorxhias nga vjen Carter, ka përcjellë sot deklaratat e një nipi të ish-presidentit, i cili më 1 tetor do të mbush një shekull.

I pyetur nga fëmijët e tij se si dëshiron të festojë ditëlindjen e tij të 100-të, Carter u përgjigj se po shpreson të jetojë e të votojë për Harris.

“Unë thjesht po përpiqem të mbahem në mënyrë që të mund të votoj për Kamala Harris,” u përgjigj Jimmy Carter, sipas nipit të tij, Jason.

Carter është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së, ai ka qeverisur nga viti 1977, nderi në vitin 1981.

Ai i ka mbijetuar kancerit metastatik të trurit dhe kancerit të mëlçisë dhe iu nënshtrua një operacioni në tru pas një rënieje në vitin 2019.

Ish-presidenti nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Camp David në 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit.

Pas mbingopjes në ndërtim bien ndjeshëm kërkesat në Tiranë, apo plas flluska e çmimeve?!

Kërkesa për apartamente në Tiranë vijon të jetë në rënie për objektet e reja afër qendrës, sipas ndërtuesve. Për disa nga aktorët, tregu është mbingopur. Transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan rritjen më të ulët në dy vitet e fundit, të ndikuara dhe nga stepja për shkak të SPAK. Në kontrast me kërkesën që po frenohet, oferta do të vijojë rritjen.

Pas dy vitesh rritjeje, kërkesa për blerje apartamentesh në kryeqytet po shfaq tendenca frenimi. Ndërtuesit në Tiranë pohojnë se prej 2-3 muajsh, kërkesa është shumë më e ulët se ajo e fillimvitit.

Trendi është konstatuar për objektet e reja rezidenciale që po ndërtohen pranë qendrës.

Kërkesa nisi tkurrjen që nga vjeshta e vitit të kaluar. Pavarësisht ecurisë së saj, tendenca e çmimeve është në rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN)sektori i ndërtimit nuk është optimist për të katërtin muaj radhazi. Madje në prill – qershor, balanca është kthyer në negative, që do të thotë se pesimizmi mbizotëron mbi optimizmin.

Sipas Bankës, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 2 pikë përqindje në qershor, duke zbritur në -3.14.

Aktualisht kërkesa është në rënie krahasuar me vjet, sipas Ylli Sulës, drejtuesit të indeksit “Key Data” për tregun e pasurive të paluajtshme.

Në dy vitet e mëparshme, ritmet e kërkesës ishin të pazakonta nga trendi normal i viteve të kaluara. Tashmë ka një ngopje të tregut, pasi nuk mbahej ritmi i mëparshëm për një periudhë të gjatë”, pohon ai.

Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të fundit nga INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Transaksionet e shitblerjeve në vend arritën në 36 miliardë lekë, ose gati 360 milionë euro në periudhën janar-mars. Ndonëse në vlerë ky është një rekord i ri, ritmet e rritjes janë më të ulëtat që nga mesi i vitit 2011, përpara se tregu të niste zgjerimin e fortë dyshifror.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me 5.9% me bazë vjetore në tremujorin e parë të këtij viti. Ritmet e rritjes janë përgjysmuar në krahasim me 2023, kur kulmuan në 11.3%, niveli më i lartë në të paktën një dekadë.

Ndryshe nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme, sektori i ndërtimit ka vijuar rritjen e fortë, duke sinjalizuar për herë të parë në këto dy vitet e fundit për një mospërputhje të kërkesës me ofertën. Ndërtimi u rrit me 14% në janar-mars 2024, nga 9.8% që ishte zgjerimi vitin e kaluar.

Pas mbingopjes në ndërtim bien ndjeshëm kërkesat në

Tendenca rënëse e blerjeve të apartamenteve shfaqet edhe te të dhënat e Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, ku numri i transaksioneve të shitblerjes së pasurive të paluajtshme në Tiranë për vitin 2023 ra me 21% krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas përfaqësueses së agjencisë imobiliare “Remax”, Juliana Nela, duhet të merret parasysh se transaksionet e shitblerjes nuk japin një panoramë të qartë të shitblerjeve, pasi një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme kryhen edhe nëpërmjet kontratave të porosisë.

Kjo ndodh në rastet kur pronat blihen përpara përfundimit ose përpara regjistrimit të tyre në Kadastër, ndërsa kontrata e shitblerjes lidhet në një moment të dytë, pas regjistrimit të pronës. Por duke pasur parasysh volumin e konsiderueshëm të ndërtimeve të reja në vitet e fundit, mund të arrihet në përfundimin se edhe shitjet me kontratë porosie zënë një pjesë të rëndësishme.

Për 3-mujorin e parë të 2024-s, sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të reja të dhëna për ndërtime për banim është 252 mijë/m². Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, sipërfaqja e lejeve të reja të dhëna për ndërtimet rezidenciale është rritur rreth 7%.

Ndërsa sipërfaqja e lejeve të reja për ndërtesa në 3-mujorin e parë të 2024 është ulur me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Pas mbingopjes në ndërtim bien ndjeshëm kërkesat në

A ka arritur maturimi?

Por a ka arritur sektori i ndërtimit maturimin, pas dy vitesh të rritjes së vazhdueshme të kërkesës?

Disa nga ndërtuesit në Tiranë, të cilët janë duke zhvilluar projekte me ndërtime të reja rezidenciale pohojnë se tregu ka arritur maturimin dhe është në një periudhë fjetje. Pas kësaj periudhe, ky sektor pritet të hyjë në një fazë rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut, duke orientuar sipërmarrësit e vjetër të ndërtimit drejt sektorëve të tjerë.

Të tjerë mendojnë se tregu ka ende hapësira.

Ndërtuesi Avenir Kika, njëkohësisht edhe kryetari i degës së Tiranës të Shoqatës së Ndërtuesve së Shqipërisë, tha se rënia e transaksioneve në ndërtim është ndikuar nga pritshmëritë mbi 6 muaj të shumicës së blerësve për miratimin e ligjit të rivlerësimit, që pritet të ulë tatimin nga 15% në 3%.

Personalisht nuk do të flisja për maturim, para miratimit të ligjit të rivlerësimit. Rezultatet do të duken një vit pas miratimit të këtij ligji. Sapo ligji të miratohet, transaksionet do të rriten”, pohon ai.

Edhe për agjentët e shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me njohuri të thelluara për sektorin, nuk mund të flitet ende për maturim, pasi pritet që sipas tyre kërkesa të zgjohet gjatë periudhës së verës.

Në dukje ka një mbingopje të tregut. Por ende nuk mund të parashikohet ecuria e kërkesës gjatë muajve të verës, pasi pritet zgjimi i faktorëve turistikë që do të kanalizohen te kërkesa.

Promovimet e Shqipërisë në turizëm dhe rritja e numrit të turistëve të huaj do të shtojnë fluksin e kërkesës për apartamente në vend”, tha Juliana Nela nga agjencia imobiliare “Remax”.

Pas mbingopjes në ndërtim bien ndjeshëm kërkesat në

Pse kërkesa për blerje po ndjek trend rënës?

Për njohësit e sektorit dhe ndërtuesit, një nga arsyet e frenimit të kërkesës lidhet me stepjen e blerësve informalë për shkak të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas hetimeve të ndërmarra kundrejt figurave të fushës politike, por edhe të sipërmarrjes, çka po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara së bashku, nga vlerësimi i kryer në vitin 2023, sipas të dhënave të raportit të SPAK llogaritet në vlerën 41 milionë euro, nga të cilat, 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën 22,5 milionë euro (440 milionë lekë + 18 milionë euro) dhe 46% e zënë pasuritë e sekuestruara në vlerën 1,9 miliardë lekë (19 milionë euro).

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga paratë informale (aktivitetet e paligjshme, korrupsioni etj.) vlerësohet se kanë qenë një nga burimet kryesore që kanë furnizuar tregun e pasurive të paluajtshme në vite.

Investimet në pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të parapëlqyera të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë)”, thuhet në raportin vjetor 2023 të SPAK.

Ylli Sula pohon se duke analizuar tendencën rritëse të dhënies së lejeve të ndërtimit për ndërtime rezidenciale në një kohë kur kostot e ndërtimit janë shtuar dhe kërkesa për blerje është ulur kupton se sektori i ndërtimit furnizohet nga ngurtësimi i parasë informale.

Për agjentët e tregut të shitblerjes së pronave, arsyeja kryesore e tkurrjes së kërkesës në kryeqytet mbeten çmimet e larta të pronave në qendër, të papërballueshme për qëllime strehimi nga familjarët. Në anën tjetër, kërkesa vijon të rritet në periferi.

Dritan Leka, nga agjencia e pasurive të paluajtshme “CPM”, tha se kërkesa për apartamente në Tiranë gjithmonë ka qenë konstante, ndërsa për ndërtimet në qendër, finalizimet për kontrata blerjesh janë në tkurrje.

Kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve të banimit në zonat afër qendrës. Në qendër nuk mund të gjesh apartamente me çmime shitjeje nën 2,000 euro/m².

Niveli i lartë i çmimeve e bën të pamundur për shumë individë të blejnë apartamente për qëllim strehimi në këto zona”.

Por për shkak të çmimeve më të ulëta sesa qendra e Tiranës, kërkesa vijon të mbetet e rritur në zonat periferike. “Në periferi është rritur kërkesa, pasi gjenden apartamente me çmime deri në 1,500 euro/m².

Në Paskuqan, një prej zonave periferike që po zhvillohet së tepërmi dy vitet e fundit, kërkesa për blerje vijon të jetë e lartë”, thotë z. Leka.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë, sipas agjentëve real estate, po vijon rënien e kërkesës që nisi që në vjeshtën e vitit të kaluar, e ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve. Ata parashikuan se tendenca e zhvendosjes së kërkesës drejt periferisë do të vijojë gjatë, për shkak të çmimeve më të ulëta të shitjes në krahasim me zonat afër qendrës.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Future Home”, Fatjon Hysenbelliu, pohoi më herët se rënia e kërkesës ka nisur nga qendra për prona me çmim mbi 1,500 euro/m². Ky trend u pa edhe për banesat e tjera në zonat afër qendrës.

Në të kundërt, kërkesa për banesa rezidenciale në godinat e ndërtuara 2-3 vitet e fundit dhe në ndërtimet e sapopërfunduara në zonat jashtë Unazës së Vogël në Tiranë mbeti e njëjtë me vitin paraardhës.

Trendi i rritjes së çmimeve të pronave, të papërballueshme nga masa e gjerë e popullsisë, si dhe rritja e kërkesës për blerje në zonat bregdetare të Jugut, janë disa nga arsyet që po ndikojnë te tkurrja e kërkesës”, pohoi më herët ai.

Po ashtu Juliana Nela, nga agjencia imobiliare “Remax”, pohon se është rritur kërkesa, veçanërisht nga emigrantët, kryesisht kategoria e individëve që kanë emigruar jashtë para 30 viteve.

Sivjet nga kjo kategori, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po shihet tepër tërheqës për të blerë një apartament me çmime ekonomike për qëllime investime apo banimi. Kërkesa nga kjo kategori është shtuar”, tha ajo.

Çmimet frenojnë kërkesën
Dritan Leka, nga agjencia e pasurive të paluajtshme “CPM”, tha se kërkesa për apartamente në Tiranë gjithmonë ka qenë konstante, ndërsa për ndërtimet në qendër, finalizimet për kontrata blerjesh janë në tkurrje.

Kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve të banimit në zonat afër qendrës. Në qendër nuk mund të gjesh apartamente me çmime shitjeje nën 2,000 euro/m². Niveli i lartë i çmimeve e bën të pamundur për shumë individë të blejnë apartamente për qëllim strehimi në këto zona”.

Tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve

Nga të dhënat e agjencive imobiliare rezulton se çmimet e apartamenteve brenda vitit janë rritur në disa zona afër qendrës deri në 16%. Në zonën pranë stadiumit “Dinamo”, çmimi maksimal i shitjes ishte 2,500 euro/m². Sivjet ka arritur 2,900 euro/m². Rritja është me 16%.

Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, sipas zyrës së shitjes, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,200 euro/m² vlera minimale deri në 2,900 euro/m² vlera maksimale për banesat në katet e fundit të ndërtimit.

Në këtë zonë, vjet sipas agjentëve çmimet e shitjes varionin nga 2,300 deri në 2,600 euro/m². Rritja është me 10%.

Ndërsa në zonën e ish-Bllokut, çmimi maksimal për apartamentet e banimit vijon të jetë 3,500 euro/m². Ndërsa për ndërtimet e reja brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro/m².

Rritje çmimesh është shënuar edhe në zonat periferike, e ndikuar nga shtimi i kërkesës.

Në Kombinat, çmimet e apartamenteve kanë arritur 1,200 deri në 1,300 euro/m², nga 1,100/m² që ishin vitin e kaluar.

Në zonën e Astirit, çmimit luhaten nga 1,200 deri në 1,300 euro/m² në vijat e para të ndërtimit nga 1,250 euro/m² që ishte vjet. Në këtë zonë çmimet janë rritur me 4%. Në zonën e Freskut, çmimet e shitjes së apartamenteve nga 900-1000 euro/m² kanë arritur në 1,100 euro/m². Rritja është rreth 11%.

Në Paskuqan, çmimet kanë arritur në 1,050 euro/m² nga 850-900 euro/m², për shkak të kërkesës së lartë, sipas agjentëve imobiliarë. Shtimi i çmimeve varion nga 16 deri në 24%.

E njëjta dukuri ka ndodhur edhe në zonën tjetër periferike pranë Qendrës Tregtarë Univers. Apartamentet në kompleksin rezidencial Univers City kanë arritur në çmime me 1,000 euro/m². Sipas agjentëve imobiliarë, për shkak të kërkesës së lartë, çmimet pothuajse janë dyfishuar në raport me vitin 2020, kur nisi nga punimet ngritja e zonës rezidenciale.

Ndryshe nga ndërtuesit dhe agjentët që raportojnë rritje çmimesh, Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit tha se çmimet e banesave në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Sipas indeksit Fischer, të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, me bazë vjetore, çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë.

Në 6-mujorin e dytë të vitit 2023, rreth 26% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.

Në tërësi, sipas Bankës së Shqipërisë, pesha e blerësve jorezidentë është rikthyer në rritje pas një ecurie në rënie që prej vitit 2020.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si në periudhën e kaluar, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Nga këto, në 60% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit shumë lehtë në 10.9 muaj, nga 10.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Shtohet kërkesa për prona në bregdet

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet te tregu i shitblerjeve të pronave në bregdet. Aurela Xhaferaj, broker në Vlorë në agjencinë “Century 21 Albania”, tha se krahasuar me vjet, kërkesa është në rritje, veçanërisht për zonat si Lungomare apo pranë Bulevardit kryesor të qytetit. Shtim për blerje ka pasur edhe në Radhimë dhe Orikum.

Kërkesa është e lartë, veçanërisht nga shtetasit e huaj të vendeve të Europës dhe emigrantët. Kërkohen më tepër shtëpi të vogla me çmime ekonomike, me qëllim investimi nëpërmjet dhënies me qira ose rishitjes. Problem mbetet oferta e cila është e ulët.

Shumë prej objekteve janë duke u ndërtuar, dhe apartamentet ende nuk janë të pajisura me leje hipotekore. Blerësit e huaj hezitojnë para blerjes së një prone pa përfunduar ndërtimi”.

Edhe Erjon Harizi, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, më herët tha se krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur 20 deri në 30%. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve tha se 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.

Edhe nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua më herët se për resortet në Jug të vendit është rritur kërkesa, që dominohet më shumë nga të huajt e ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve. Blerësit e huaj, sipas tyre, po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.

Ndërkohë, në fillim të sezonit të pranverës, çmimet e pronave në bregdet sipas të dhënave të agjencive imobiliare për “Monitor” rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjtë në raport me vitin e kaluar.

Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë, çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti në 4,000 euro/m².

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare, apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro/m². Krahasuar me vjet, çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.

Më tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Çmimet e pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit shënuan rritje 67 deri 88% sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme.

Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro/m².

Në Golem, çmimi maksimal i shitjes arriti në 1,500 euro/m² dhe në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m².

Në zonën e shkëmbit të Kavajës, çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro/m² nga 1,500 euro/m² që ishin vjet (rritja 20%).

Brenda qytetit të Sarandës, çmimet e apartamenteve siç pohoi më herët Eron Çumani, drejtuesi i një prej agjencive më të vjetra në qytet “Saranda Property” variojnë 1,500 euro /m² për ndërtesat e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro/m² te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri në 1,000 metra larg detit.

Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro/m²./Monitor

Tiago Mota konfirmon “spastrimet” te Juventusi pas miqësores. Kieza dhe të tjerët janë jashtë, të bindur për vendimin tonë

Trajneri i Juventusit, Tiago Mota, ka konfirmuar pas miqësores së luajtur ndaj Brest se nga radhët e bardhezinjve do të kishte largime të shumta, ndaj nuk ishin ftuar për ndeshjen shumë emra të njohur të skuadrës. Kieza, Sheznji, MekKeni, De Shiljo, Artur, Kostiç, Nikolusi-Kavilja dhe Rugani nuk udhëtuan për këtë sfidë me trajnerin i cili bëri të qartë se ishin në shitje.

 

“Kush qëndroi në Torino përfaqëson një situatë merkatoje. Të gjithë, me përjashtim të Miretit i cili është i dëmtuar. Në kemi qenë të qartë. Kemi folur me secilin prej tyre.

Ka lojtarë të fortë që janë të mësuar të luajnë me vazhdimësi dhe klubi po mundohet që të gjejë zgjidhje për ta. Duhet ta bëjnë në kohën më të shkurtër të mundshme për të mirën e tyre, të skuadrës, të të gjithëve. Si për Kiezën, ashtu edhe për të tjerët, është një vendim që kemi marrë dhe jemi të bindur për të.

Tani duhet të përgatitim mirë sezonin me ndeshjet dhe stërvitjet që kemi bërë. Nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”, tha Tiago Mota rreth përjashtimeve të shumta nga radhët e skuadrës së tij.

Gjendet i mbytur në det një person! Dyshimet e para mbi ngjarjen

Në plazhin e Borshit, nga shërbimet e policisë së Vlorës është gjetur pa shenja jete një 42-vjeçar.

Dyshimet paraprake janë se 42-vjeçari është mbytur, ndërsa mësohet se vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh.

42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vjosa Osmani në kurthin e një konspiracioni serbo-rus në Shkup!

Nga Azgan Haklaj

Ngjarja e rëndë dhe e pa precedent’ me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit nuk ishte as lajthitje individuale e disa punonjësve ordinerë të sigurisë, as keqkuptim e për më tepër protokoll i ndryshëm kontrolli nga shtetet tjera, në fakt protokolli standart është shkelje haptazi e Konventës së Vjenës.
Tashmë është vërtetuar se seguritia ka zbatuar urdhërat e ministrisë së brendshme të Maqedonisë së Veriut!
Ajo ishte një sajesë e gatuar nga falangat serbo-ruse të sherbimit sekret maqedonas ngutësisht pasi që janë njohur me notën paraprake protokollare zyrtare që i paraprin udhëtimit të presidentes.
Nisur nga të gjithë prononcimet zyrtare në Shkup dhe Prishtinë dhe aspak nga rrokopuja e sensasioneve që proklamojnë portalet logjika të çon se prapa kësaj ngjarje të turpshme linçuese qëndron edhe Albin Kurti, i cili po përpiqet ta kalojë këtë situatë me heshtje, por do t’ia kujtojmë se për qeverinë VMRO DPMNE & Vlen është investuar maksimalisht, publikisht.
Ky njeri egoist e mitoman të cilin po e largon deri në ndarje nga Vjosa Osmani jo vetëm protaginizmi i saj në planin ndërkombltar ku ai totalisht ka deshtuar por edhe zgjedhja nga partnerët euroatlantikë e presidentes si bashkëbiseduese e besueshme.
Këto realitete aq sa dhe vizita e fundit e suksesshme e znj.Osmani në Washington DC e kanë lënduar rëndë sedrën e semurë të mitomanit Albin Kurti.
E natyrisht ai ka aktivizuar menjëherë miqt’ e tij të “VLEN” në Shkup, në mos larg qoftë edhe ndonjë kanal tjetër për të cilin përfolet prej shumë kohësh.
Nuk kishte një reagim kryeministror në Prishtinë dhe as veprim rutinor diplomatik nga ministria e jashtme siç është thirrja e ambasadorit të Shkupit dhe dorëzimi i notë-protestës deri te tërheqja për konsultim e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Pra dukshëm ky ishte një kurth ndaj presidentes Vjosa Osmani por që do të shnderrohet në boumerang për autorët e vërtetë pasi në këtë botë dixhitale edhe të fshehtat më të sofistikuara shumë shpejt identifikohen.
Jam totalisht kundër komplimenteve patriotike ndaj kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi (bunari, ylli) gjoja paska ndërhyrë për ti ruajtur autoritetin znj Osmani.
Ishte një ndërhyrje mediokre, ordinere dhe jo institucionale.
Ai është numri 2 formalisht i Republikës së Maqedonisë së Veriut në hierarkinë shtetërore, ndaj lipsej intervenim institucional dhe jo me badiguardë me alltija athua se Vjosa Osmani ishte një gangstere shqiptare e Kosovës që po rrihej me ca rrugaçë maqedonas në Shkup.
Por ky rast më së shumti nxori në pah vërtetësinë e alarmit që Ali Ahmeti lançoi dhe përsëriti me nënvizim të veçantë në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut me sloganin:
“Jo Rusisë, Po Europës”.
Kjo ngjarje e disa përpara kësaj dhe të
tjera që do ta pasojnë vërtetojnë se Rusia e Serbia tani kanë pushtet ekzekutiv e legjislativ në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu ç’do ditë e më tepër po duket se pozita e shqiptarëve në këtë republikë e fitur me mund, gjak e sakrifica është në rënie të lirë siç është në rënie të lirë ndërkombëtarisht edhe pozita ndërkombëtare e Kosovës prej megalomanisë e çnendurisë politike të Albin Kurtit.
VMRO DPMNE erdhi në pushtet me sloganin:
“Të ua kthejmë pushtetin maqedonësve”.
Politika panternaliste e Investimi i Albin Kurtit për qeverinë e re u konkretizue nga Mickovski me përfshirjen në kabinet të Ivan Stoilkovic’, njeriun që nuk e pranon Kosovën e pavarur por e quan pjesë të Serbisë, nuk njeh masakrën e Serbrenicës, dhe i quan heronj kriminelët e Raidoiçiçit.
Kjo panoramë tregon kthjelltësisht se ky shekull që dukshëm po punonte për kombin tonë po tentohet të frenohet në mos të
degradohet.
Eshtë koha të reflektojmë jo vetëm shqiptarisht po edhe si një komb me orientim të palëkundur euroatlantik.
Në këtë rrugë nuk duhet të tolerohen as deviacionet dhe as luhatjet e kujtdo dhe ç’farëdo lloji sepse aty është gjeneza jonë historike por dhe forca e ekzistencës dhe bashkimit tonë kombëtar.

I fshihnin brenda çiftelive, kolltukëve e tavolinave, zbardhet skema e grupit që trafikonte armë drejt Anglisë! Ja roli i secilit prej anëtarëve

Zbardhen detaje të reja nga grupi prej 6 personash që merrej me trafik armësh nga vendi ynë drejt Britanisë së Madhe.

Klan News ka mësuar rolin që ka pasur secili nga 3 të arrestuarit në vendin tonë dhe që Gjykata e Posaçme u caktoni masën e sigurimit “arrest në burg”.

Burime kanë bërë me dije se Abdulla Hoxha merrej me sigurimin e armëve ose pjesëve të tyre dhe municionin luftarak. Ndërsa Bojken Turtuli kishte rolin e transportuesit të armëve drejt Anglisë për llogari të tre personave të shpallur në kërkim. Rifat Avdija ishte administrator i fabrikës ku prodhoheshin mobiljet.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë kohës kur orenditë shtëpiake si tavolina dhe kolltuqe prodhoheshin atyre ju bëheshin edhe sirtare apo vende shtesë brenda të cilëve futeshin armë ose pjesë të tyre për t’i dërguar me furgona në Britaninë e Madhe.

Madje në një raste sipas hetimeve rezulton që të jenë përdorur edhe çifteli për të bërë trafikun e municionit.

Porositës të armëve sipas hetimeve të SPAK rezultojnë që të jenë 3 personat e shpallur në kërkim nga drejtësia jonë me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë. Grupi hetimor ka dyshime se ato jetojnë në Angli dhe se armët u duheshin për ngjarje kriminale.

Për këtë çështje SPAK është duke bashkëpunuar edhe me autoritetet britanike për të bërë të mundur arrestimin e tre të dyshuarve. SPAK ka dyshime se ata janë persona me precedent penal dhe për këtë arsye blenin armë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 24 pistoleta, 1 Kallashikov, qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale për qitje në distancë dhe disa pajisje optike, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta sim, 2 laptop dhe 2 thika. Ky operacion vjen pas atij të vitit 2023 ku u sekuestruan 8 pistoleta glock brenda sirtarit të një tavoline./TvKlan

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Edi Rama e zboi Vangjel Tavon dhe kolegët e tij, në vitin 2017, me pretekstin, se ata e donin pushtetin për tepsinë dhe tavën e të mirave që ofronte. Ai mbylli kufirin katër vite më pas, me justifikim kovidin, që ta privonte atë nga mandati i deputetit, duke penguar ardhjen e minoritarëve për të votuar.

Por sot, tetë vite pas largimit nga pushteti dhe katër vite pa qenë deputet, Vangjel Tavo është simboli më i mirë i shprehjes: “Bëji nënën të të thotë baba”.

Pasi e zhveshi nga çdo mundësi Rama e afroi ish lë-së-i-stin si shërbëtor për zgjedhjet e Himarës, ku i duhet një kolaboracionist minoritar, për të paqtuar marëdhëniet me Athinën.

Por, rasti i Vangjelit që rend sa nga një “tavë” tek tjetra, nuk është vjedhja e vetme që rilindja ka bërë mes ish besnikëve të Metës. Lapsi.al i është kthyer të gjitha atyre për të parë një betejë që zhvillohet në kuadër të luftës kundër opozitës.

Episodi i kthyer në hit në rrjetet sociale, është ai i videos nën avujt e alkoolit, kur kryeministri dhe deputeti ende i paburgosur, Lefter Koka, ftonin ish ministrin Nasip Naço të braktiste LSI për ti’u bashkuar PS.

Teri e pati hedhur hapin qysh herët. Kur në pranverën e vitit 2019, opozita vendosi të digjte mandatet dhe plot 19 deputetë të LSI i braktisën ato, “Teri” nuk e dorëzoi të vetin. Që athere qarkullonin fjalë se njerëzit e Ramës, që qenë në djeni për më shumë se 3 milionë eurot që ai kishte kaluar nga inceneratorët tek kompanitë e familjarëve të vet, e patën shantazhuar pikërisht me ato. Gjithçka u bë e qartë kur në fushatën e zgjedhjeve të 2021, Koka kaloi ylberin, konkuroi në Durrës për PS dhe i rëmbeu për pak vota LSI-se, mandatin në këtë qytet.

Më vonë do kuptohej se e patën përdorur keq. Ai nuk e gëzoi mandatin, nuk shkeli më asnjë ditë në kuvend, pasi dha dorëheqjen në shtator 2021. “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”, deklaroi ai. Tre muaj më pas do përfundonte në burg për paratë e rrëmbyera nga inceneratorët.

Nga rrugëtimi i shkurtër me rilindjen Ramës i la dhuratë një mandat në Durrës dhe konvertimin e Nasip Naços. Ish ministri i drejtësisë te kabinetit Rama 1, pasi e joshën nën avujt e alkoolit, iu bashkua PS në qarkun e Beratit duke e trasferuar edhe ai një mandat, në 2021, nga LSI te PS.

Pak muaj para zgjedhjeve Nasip Naço njoftoi largimin e tij nga LSI në qytetin e Beratit ku ishte në krah të ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në janar. Ai që Meta e kishte përdorur keqas duke e detyruar të vetëshpallej si kandidat për kryeministër, rival i Ramës në 2013, u largua duke e konsideruar LSI si “eksperiment politik”. Ai tërhoqi me vete dhe deputetin tjetër të Beratit, Gledion Rehovica. Ky i fundit përmes një mesazhi në janar 2021 njoftoinse kishte vendosur të largohet nga kjo forcë politike pasi “eksperimenti i LSI-së ka përfunduar”.

“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha para zgjedheve Rehovica.

Ndoshta prej këtyre shërbimeve dhe lënies së LSI pa deputetë, në bastionin e saj, Nasip Naço së paku po e mbyll mandatin e konvertuar me shumë më tepër fat sesa Lefter Koka apo Alqi Bllako. Ky i fundit ka qenë gjithashtu një njeri i afërt i Metës dhe sekretar i përgjithshëm gjatë presidencës së tij. Si lë-së-ist ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017. Pasi LSI iku nga koalicioni, ai u bë nga të pakët të privilegjuar që Meta e tërhoqi me vete në presidencë, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019. Pas krizës politike të djegjes së mandateve, si gjithë të shantazhueshmit, që kishin përfituar nga inceneratorët ai u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas lamtumires nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai e gëzoi për disa muaj këtë mandat deri sa SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e tij në mars 2022. Megjithëse ai tentoi të arratisej jashtë, një premtim i panjohur e ktheu në vend dhe e detyroi të pranojë burgun. Edhe në qeli, po ashtu si Koka, Bllako i ka qëndruar besnik shokëve të idealit, duke mos pranuar të bëjë të penduarin.

Por, nëse te këta të dy tradhëtia ndaj LSI është bërë si pasojë e shantazhit për paratë e fituara, një lloj tjetër shantazhi, ai për prirje të pazakonta seksuale, ka funksionuar gjithashtu me sukses.

Agron Çela e braktisi Ilir Metën në kushte të ndryshme. Ai i ndejti besnik LSI së Kryemadhit edhe në zgjedhjet e 2021, kur dezertuan, Koka, Naço, Bllako. Madje e fitoi mandatin në Shkodër, por më pas nuk i rezistoi tundimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, atëherë kur bateritë e pushtetit u fokusuan në marrjen e bashkisë nga Benet Beci.

Që në dhjetor, para fillimit të fushatës, Çela u pa në një foto të përzemërt me Becin dhe Elisa Spiropalin. Më pas ai konvertoi në rilindas dhe kreun lokal të partisë së Lirisë, Edmond Ndou. Pasi u shfaq në Shkodër në krah të Ramës, deputeti që u bë meme me kërcimin përkrah Elisës, lëshoi thirrje se “duhet t’i japim shansin PS-së që të drejtojë bashkinë në Shkodër pas 30 viteve të drejtimit të PD-së”. Ndryshe nga kolegët e tij që kishin braktisur partinë duke pëshpëritur nën zë kundër drejtimit të Monikës, Çela po e linte atë pasi në krye ishte rikthyer Ilir Meta. E ndonëse ky i fundit deklaronte se me Çelën nuk humbëm asgjë, sepse iku “një biznesmen që s’ kish folur kurrë kundër qeverisë”, kjo gjë tregonte se efekti korruptiv dhe shantazhues i pushtetit qe bërë i papërballueshëm. Nga mbi 20 deputetë që kish pasur LSI në 2013 e 2017, këtë mandat ajo ka përfunduar me 3. Dhe kjo jo për ndryshim bindiesh ideore apo parimesh. Por, sepse pushteti blen dhe shantazhon. Vetë kryeministri, kur ka qenë në opozitë, është përballur me këtë lloj erozioni. Tani është ai që ka në dorë dhe gurin dhe arrën dhe paratë dhe bandat dhe mediat dhe SPAK-un. Këtë e vërteton dhe rasti fundit Tavo, të cilin pasi e legenosi si metist në Dropull, e rilindi si ramist në Himarë.

©Lapsi.al

Debati presidencial në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump nuk arrijnë dakordësinë për datën dhe vendin

Kandidatët presidencialë të SHBA-së, Donald Trump dhe Kamala Harris ende nuk kanë gjetur dakordsinë lidhur me zhvillimin e debati të tyre të parë kokë më kokë, pasi secili prej tyre sugjeron një media dhe datë të ndryshme nga tjetri.

Pala e Kamala Harris kërkon që debati presidencial të zhvillohet në ABC News më 10 shtator, aty ku ishte planifikuar më parë debati midis Presidentit Joe Biden dhe Trump.

Por i Trump thotë se debati për ABC është përfunduar nga Biden pasi ai u largua nga gara dhe në vend të kësaj sugjeron që ai dhe Harris të debatojnë në Fox News më 4 shtator.

Dyshja do të përballen për presidencën, kur SHBA të shkojë në zgjedhje më 5 nëntor.

Mosmarrëveshja filloi pasi Presidenti Biden u tërhoq nga gara më 21 korrik, dhe Harris u bë menjëherë favorite për të siguruar nominimin demokrat.

Që atëherë, Trump ka qenë i pavendosur nëse ai do të marrë ende pjesë në debatin e planifikuar më parë në ABC News. Rrjetet televizive amerikane kanë negociuar me të dyja palët për të rregulluar data të reja.

Të premten mbrëma, Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth Social se ai kishte pranuar propozimin e Fox News për një debat më 4 shtator, i cili pritet të zhvillohet në Pensilvani, një shtet që pritet të jetë përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve..

Ai shkroi se moderatorët do të ishin Bret Baier dhe Martha MacCallum të Fox News dhe se rregullat do të ishin të ngjashme me debatin e tij me Biden.

“Nëse për ndonjë arsye Kamala nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të debatojë në atë datë, unë kam rënë dakord me Fox për të bërë debat mbrëmjen e 4 shtatorit,” shkroi ai.

Përfaqësuesit e Harris u kundërpërgjigjën, duke thënë: “Donald Trump po vrapon i frikësuar dhe po përpiqet të tërhiqet nga debati për të cilin tashmë ka rënë dakord dhe po vrapon drejt e në Fox News për ta shpëtuar.

“Ai duhet të ndalojë së luajturi lojëra dhe të shfaqet në debatin për të cilin është angazhuar tashmë më 10 shtator,” tha Michael Tyler, drejtor i komunikimit i fushatës Harris.

Nënpresidentja Harris, e cila të premten siguroi votat e nevojshme të delegatëve të partisë së saj për të siguruar emërimin si kandidade, tha të shtunën se ajo ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar që më parë.

“Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord Trump. Shpresoj ta shoh atje”, tha ajo në një postim në platformën X.