Paloka: Askush nuk duhet të fyhet pse Edi Rama është në rolin e një palaçoje, por që e kemi ende kryeministër…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas shfaqjes së një filmi ku ka një rol edhe Edui Rama. Paloka shkruan në një postim në Facebook se, askush nuk duhet të fyhet se, Edi Rama është në rolin e një palaçoje në film, apo se çfarë përmban në skenarin e tij filmi, por duhet të fyhen pasi prej 7 vitesh kemi një palaço kryeministër.

Sipas Palokës, Rama prej 7 vitesh gjen kohën të bëjë karagjozin, të shëtisë botën, dhe nuk ka gjetur asnjë minutë kohë të bëjë kryeministrin.

Postimi i Palokës
Kam ndjekur sot ne rrjete sociale me qindra komente lidhur me nje rol te Rames ne nje produksion qe une nuk do ti vija emer pa e pare, po qe nuk kam ndermend ta shoh me shume per arsye estetike se sa politike… Disa shkruajne se ka fyer Tropojen, disa se ka fyer gjithe Veriun e disa se ka fyer demokratet.

Une do t’ju thoja qe askush prej ketyre grupeve nuk ka pse te ndihet i fyer nga palacolliqet e nje palacoje sido qe ta kete emrin. Kete here e paskan vene te bej palacon ne nje produksion me pretendime artistike, nderkohe qe ai e ben palacon perdite ne rolin e kryeministrit. Kjo eshte qe duhet te na bej te ndjehemi te fyer , te gjithe shqiptaret pa perjashtim. Duhet te ndjehemi te fyer e te turperohemi me veten, qe vazhdojme te mbajme kryeminister nje qenie si Ramen.

Qe duke shitur voten, i kemi shitur shpirtin nje monstre si Rama. Kjo eshte arsyeja pse Rama “tallet” cdo dite, me te gjithe shqiptaret, duke qene ne rolin e kryeministrit. Kjo eshte “tallja” dhe “fyerja” qe duhet te na shqetesoje e revoltoje. E vetmja arsye per te cilen duhet te revoltohemi me kete paloproduksion eshte qe ai i cili duhej te bente kryeministrin e nje vendi ne krize totale, ben gjithshka , po vetem kryeministrin jo.

Rama nuk sillet si kryeminister po si femija adoleshent e i llastuar i ndonje sheiku qe plotson tekat e tij duke perfituar nga posti qe mban. Kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, te zhytur ne krize totale, e te rene ne fatkeqesi, merr charterin per te takuar Ronaldon, hap ekspozita neper bote e gjen kohen per te luajtur dhe filma (po te mos ishte kryeminister nuk do bente dot asgje nga keto se do ishte nje deshtak i rendomte e anonim, po me qe i ka rene “fati” me kete popull…)

Berisha rrinte deri me nje e dy te nates ne zyre duke u marre me pune se nuk i dilte dita, kurse ky vetem kohe per te bere kryeministrin nuk gjen.

Ky shkon e rri me jave neper bote per ekspozita, per te pare ndeshje e per te takuar vip-a . Gjen kohe per te luajtur edhe filma kur shqiptaret jane duke luajtur nga mendja prej halleve qe ky kryeminister ju ka shkaktuar.

Per keto duhet te revoltohemi e te ndjehemi te fyer qe e kemi ende kryeminister.

Exit mobile version