Paketa Antishpifje/ Eurodeputetët: Liria e medias kusht për integrimin

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian reagon për paketën antishpifje në Shqipëri, duke theksuar se ligji duket të ekzaminohet fillimisht nga Komisioni i Venecias.

Në deklaratë thuhet se vendimi për të shtyrë votimin, derisa Komisioni i Venecias ta vlerësojë atë, u kërkua nga organizatat e shoqërisë civile, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe Këshillin e Evropës.

Grupi i S&D i bëjnë thirrje Parlamentit shqiptar të respektojë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me lirinë e shprehjes dhe median përpara se të votojnë ligjin e ri.

Nënkryetari i S&D për punët e jashtme, Kati Piri, tha: “Ky është një vendim shumë i mirë dhe i arrirë i mazhorancës në Parlamentin shqiptar, pasi liria e mediave është kushti kryesor për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Kjo tregon një gatishmëri për t’iu përmbajtur rregullave evropiane, bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe respektimit për vlerat. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri që të marrin shumë seriozisht rekomandimet e Komisionit të Venecias përpara se të votohet ligji i ri për median. Ndersa Shqipëria synon të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ajo duhet të jetë e gatshme të dëgjojë mendimet dhe këshilla që vijnë nga partnerë evropianë që ndajnë aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në familjen tonë.

Deputeti i S&D Isabel Santos, raportuesi i PE për Shqipërinë tha:

“Unë e shoh vendimin e sotëm si një shenjë tjetër të dëshirës së Shqipërisë për të bërë përparim drejt anëtarësimit në BE. Gatishmëria për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me Këshillin e Evropës përmes Komisionit të Venecias, Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare tregon që vendi vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit. Shpresojmë që ky të jetë një sinjal më shumë për vendet anëtare të BE-së që duhet të zhbllokojmë shpejt këtë situatë.

Exit mobile version