Panajot Laro: Qytetarë të ndershëm, jemi me Koalicionin Euroatlantik

Nga Panajot Laro

Ne jemi më të mirët.
Kudo ku kemi punuar, kemi lënë gjurmë të padiskutueshme në raport me të drejtën, të vërtetën, zbatimin e ligjit, integritetin moral dhe profesional.
Ne qëndrojmë ballëlart dhe krenarë para njerëzve, sepse e dimë cili jemi dhe cilat janë vlerat tona që na bëjnë të besueshëm para qytetarëve tanë.
Cilat janë kundërshtarët tanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë?
Ata janë pikërisht ata që nuk lejojnë demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë të bekuar.
Ata janë ata që paratë e popullit i futin në xhepat e tyre dhe të njerëzve të tyre.
Ata nuk ngopen me urrejtjen dhe përçmimin që kanë për popullin shqiptar,
sepse janë gjakprishur, imoralë, të babezitur, që shesin gjithçka për interesin e tyre.
Këta sojseze, që duhej të kishin ikur me kohë, janë përsëri në listat e kandidatëve për deputetë, dikush me nr. 1 dhe tjetri me nr. 5.
Qytetarë të ndershëm, që doni vendin tuaj dhe familjen tuaj, që të mos digjet edhe një brez tjetër i Shqipërisë, që të mos dalin hajdutët nga burgu dhe të mos vidhen me paratë tuaja, që mbështesni pa mëdyshje SPAK-un dhe drejtësinë e pavarur, jepini vlerë votës tuaj më 11 Maj duke refuzuar me neveri rrangallat e politikës së vjetër pengmarrëse të shpresës suaj dhe fëmijëve tuaj.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë.
Zgjidhja është në zgjedhjen tuaj në kutinë e votimit.
Shumë pak ditë kanë ngelur.
Votoni për zgjidhjen.
Votoni NR. 4.

Exit mobile version