Një moment i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin legjendar San Siro, gjatë super ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës. Ndërsa miliona tifozë ndiqnin spektaklin futbollistik, disa shqiptarë në shkallët e stadiumit kanë tërhequr vëmendjen me një gjest befasues: ata shpalosën një bluze me mesazh mbështetës për kandidatin për deputet Pëllumb Seferi, nga Koalicioni Euroatlantik në Qarkun e Tiranës.
Bluza, me ngjyrat zikaltër dhe me mesazhin “Voto Pëllumb Seferin – Voto 4”, u bë pjesë e sfondit të një prej eventeve më të ndjekura në Europë, duke sjellë kështu një copëz të fushatës shqiptare në zemër të Italisë – por jo vetëm.
Ky akt simbolik është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale si një formë kreative dhe e guximshme e promovimit politik jashtë vendit. Vetë Seferi reagoi publikisht pas ngjarjes, duke u shprehur:
“Fitoret, edhe kur duken të vështira, janë të mundura! Forca nr. 4! Forca Pellumb Seferi në fitoren e 11 majit.”