Paralajmërohet Rama: Do të të pijë e zeza nëse tenton të ndalosh protestën më 16 shkurt!

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestën e tyre në ditën e 101 kundër shembjes së banesave të tyre. Ata kanë dalë sërish sot në rrugë duke kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re, pasi është korruptiv dhe dëmton pronat dhe bizneset e tyre.
Banorët protestues u shprehen se tashmë janë bërë një familje e vërtetë me njëri-tjetrin dhe nuk do të ndalen deri në anollimin e plotë të prtojekti.
Në protestë merrte pjesë edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij përpara banorëve, ai u shpreh se opozita i ka përfunduar të gjitha hapësirrat politike me mazhorancën dhe tani mbetet në doreë të qytetarëve vijimi apo jo i tij në krye të qeverisë.
Balliu paralajmëroi se me 16 shkurt Edi Ramën do ta pijë e zeza sepse ajo protestë do të vendosë për rrëzimin e tij nga pushteti që të sigurohëen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Do të të pijë e zeza nëse tenton të ndalosh protestat e qytetarëve të cilët me datë 16 shkurt do të bëjnë të mundur rrëzimin tënd nga qeveria që të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershmë. Kur ky zotëria transportonte drogë më avionë ne e denoncuam, dhe ky njeri nuk pyeti. Kur ne denoncuam futjen e kriminelëve në parlament dhe në drejtimin e bashkive por ky nuk pyeti, bëri sikur nuk dëgjonte.

Ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë politike dhe do të vijojmë ti ofrojmë deri me datë 16 por me 16 është një luftë që do të bëhet për intertesat e Shqipërisë dhe jo të politikës.
Me datë 16 nuk do të ketë më zgjidhje politike dhe ligjore sepse nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju bëjmë thirrje qytetarëve se në qoftë se ky njeri nuk kupton dhe nuk do zgjidhje politike por vazhdon të jetë njeri i kapur nga krimi i organizuar ftojmë qytetarët që me datë 16 ti japin këtij njeriu atë që meriton.
Me datë 16 nuk flet opozita, nuk flet mazhoranca por do të flasin shqiptarët dhe do të vendosin shqiptarët. Ti bashkë me Lleshin tënd mos goxoni të provokoni por tërhiquni dhe hapini rrugë drejtësisë dhe zgjedhjeve të ndershme”, u shpreh ndër të tjera Balliu.
Nga ana tjetër, banorët e Astirit konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në protestën e opozitës më 16 Shkurt.

unaza1

Exit mobile version