“S’keni parë gjë akoma”/ 6 skandalet seksuale të qeverisë Rama!

Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit që abuzojnë seksualisht me qytetarët që u qajnë hallet. Ky fenomen e ka shoqëruar Rilindjen përgjatë qeverisjes së saj.
Rasti i djeshëm në Malësi të Madhe, ku shefi i Policisë u kap duke ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, nuk është rasti i vetëm gjatë ketyre 6 viteve.
Më poshtë mund të njiheni me 6 rastet më të famshme të abuzimeve seksuale nga anëtarët e Rilindjes.

Tetor 2013- Piktori i veshur me kollare të kuqe me pika të bardha me një buzëqeshje që s’i ndahej nga portreti, i tha opozitës: “S’keni parë gjë akoma”. 1 12
Dosja.al sjell të përmbledhur ngjarjet më të spikatura të qeverisjes së socialistëve nga 2013 deri më sot. Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit, këto janë ‘storiet’ e styre abuzive me postin.
Ernest Paluka, shefi i Komisariatit të Velipojës ngacmon emigranten që denoncoi dhunën nga i shoqi.

Në gusht të vitit 2014, shefi i Policisë së Velipojës, Ernest Paluka u arrestua pasi kishte tentuar të puthte dhe kishte ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte shkuar të denonconte dhunën nga i shoqi.
Kur emigrantja shqiptare kishte hyrë në zyrën e tij, ishte përballur me “kazanovën” e policisë. Ngjarja u trajtua si ndodhi e izoluar dhe që pas masës së arrestit me burg, askush nuk e mori më vesh çfarë ndodhi me Shefin “qejfli” të policisë së Velipojës. Asnjë reagim nga politika në Tiranë.
Agron Cane, sekretari i Koço Kokëdhimës i kërkon një gruaje seks me të bijën në këmbim të një vendi pune.

Në gusht të vitit 2014, Agron Cane, sekretari i “pashait” të jugut, Koço Kokëdhima u denoncua për ngacmim seksual nga një grua, të cilës Cane i kishte kërkuar që t’i mundësonte marrëdhënie seksuale me të bijën 14 vjeçe.
Cane thoshte në videopërgjim: “Vajza ka shumë hormone, duhet të qetësohet e të bëjë çik seks”. Ai u dënua me dy vite burg nga gjykata, ndërkohë që qeveria socialiste “lau duart” duke thënë se PS është ndryshe dhe i dorëzon njerëzit e saj.
Nuk pati asnjë hetim të thelluar mbi zyrtarë të tjerë të administratës që mund të tentonin të përdornin postin për të abuzuar.
Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit në Lushnje kërkonte favore seksuale për njerëz me pushtet në këmbim të vendit të punës.

Tre muaj pas Canes, Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit të Lushnje bashkë me të birin shantazhonte mësueset dhe iu kërkonte favore seksuale për njerëz të pushtetshëm në këmbim të vendit të punës.
Socialistët që ishin në atë kohë në “dashuri” me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thanë se Tabaku ishte “maja” e ajsbergut për ngjarje të tilla në administratë. Vetë Rama u zotua se do t’i shkohej deri në fund shkatërrimit të një sistemi të kalbur, por u mjaftua me dënimin e Tabakut me 9 vite burg. Kurrë nuk u mësuan kush ishin “klientët” me pushtet të Tabakut që kërkonin favore seksuale…
Shukri Xhelili, kryetari i Bashkisë së Dibrës kërkonte seks me një 20-vjeçare për një vend pune.

Në 12 maj të 2016-ës qeveria socialiste u “tund” nga skandali i kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Xhelili u publikua në media me zë dhe figurë teksa i premtonte punë një vajze 20-vjeçare, nëse ajo pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Skandali nuk u arrit dot të izolohej dhe kryeministri urdhëroi shkarkimin e Xhelilit pak orë pas publikimit tek “Të Pa ekzpozuarit”. Xhelili u shkarkua dhe u arrestua të nesërmen, për t’u liruar nga qelia në 2017-ën. Çështja Xhelili u mbyll me një shkarkim, ndërkohë që në zgjedhjet e zhvilluara në këtë qytet, socialistët arritën sërish të fitonin këtë bashki.

Berhan Bajrakurti, akuzohet për ngacmim seksuale me video ndaj një 15-vjeçareje.
Specialisti i zonës së Gruemirës është lajmi i ditës, ushqimi i faqeve të humorit dhe propagandës së shpërndarë në rrjetet sociale.

U mjaftua një video e dërguar në faqen e Neësbomb.al, dhe ai u prangos, duke hedhur në kosh edhe fjalimin emocionues të gjeneralit Sandër Lleshaj në Opinion.
Kryeministri Rama nuk ka reaguar ende, ndërkohë që Lleshaj është i “detyruar” të dalë disa herë në ditë para mediave për të pastruar mjegullën e krijuar.
Këmbanat bien për ata që dëgjojnë, dhe që nga Shukri Xhelili tek Bajrakurti, qeveria sot nuk e shet dot më fjalinë “Ne jemi ndryshe nga Saliu”.

Ditën e sotme më datë 12 shkurt 2019 u denoncua një tjetër seksual me policinë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një tjetër denoncim, ku shkruan se një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka tentuar të përdhojnë një studente në Fakultetin Juridik në Shkodër.
Sipas denoncuesit, kanë qenë studentët që e kanë bllokuar në banjo deri kur ka mbërritur policia.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!
Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.
Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge. Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

Exit mobile version