Parlamenti Evropian mesazh Ramës dhe Berishës: Mos guxoni të minoni punën e SPAK!

Parlamenti Evropian i ka dërguar një mesazh të fortë klasës politike. Pas DASH që shprehej se mbështet integritetin e SPAK, PE kujdeset t’i dërgojë mesazh Ramës, Berishës, Xhafajt dhe kujtdo tjetër që mendon se mund të zhbëjë reformën, se duhet ta harrojnë këtë gjë.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian i jep mbështetje absolute reformës në drejtësi.

Parlamenti Evropian mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thekson PE.

Po ashtu ka dhe një mesazh për klasën politike. PE kërkon nga opozita dhe mazhoranca të kontribuojnë për një klimë politike më miqësore.

Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”, vijon raporti.

Exit mobile version