Partnerët po hetojnë operacionet portuale të Pirro Vëngut në Durrës

Kur Pirro Vëngu u bë Ministër i Mbrojtjes, u tha se Babloku e emëroi në këtë detyrë, si shpërblim për zbatimin e pazarit me tokën që iu dhurua mafies arabe të maskuar pas Mohamed Allabar, për firmosjen e aferës 400 milionë Euro të portit të ri në Durrës, për lejimin e hyrje-daljeve së trafiqeve të drogës, kontrabandës ruse e zullume të tjera.

Në detyrën Drejtor i Portit-Durrës, Pirro Vëngu u emërua në dhjetor 2019 dhe qëndroi deri në korrik 2024, i mbajtur dhe i mbrojtur nga Babloku, si person i bindur dhe i guximshëm, për të firmosur dhe zbatuar çdo aferë, ndërsa më parë ishte Drejtor i Anti-Korrupsionit në kryeministri.

Shërbimet ndaj korrupsionit e krimit të organizuar me palë e mburojë kupolën qeveritare, janë shkalla e ngjitjes në karrierë të Pirro Vëngut, megjithëse është skeduar si shtetas e ushtar i Greqisë, që sipas ligjit për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, nuk lejohet të drejtojë sektorë strategjikë.

Por Edi Rama e emëroi Ministër të Mbrojtjes, megjithëse 1 vit para këtij emërimi, ai e dinte që drejtori Pirro Vëngu ishte në hetim nga agjencitë e SHBA-BE, të cilat kanë në mbikëqyrje direkte aktvitetet mafioze ndërkombëtare e veprimtaritë anti-NATO të shteteve jo mike si Rusia.

Sipas informacionit, hetimi ndaj Pirro Vëngut, i cili po kryhet në qark të mbyllur vetëm nga SHBA-BE e deri tani pa bashkëpunim me SPAK-un, ka si objekt disa operacione portuale anti-NATO, të kryera nëpërmjet Portit të Durrësit, të miratuara e lejuara nga ish-drejtori Vëngu.

Fakti që Pirro Vëngu kishte mbështetjen e hapur të kryeministrit Edi Rama, i dha aq fuqi e liri veprimi, sa përballë urdhërave e vendimeve të tij, nuk vepronin e kyçnin gojën edhe policia kufitare, anti-krimi, anti-trafiku, madje nuk raportonte zyrtarisht as SHISH, megjithëse këto agjenci shqiptare janë partnerë bashkëveprues të FBI, EURUPOL e DEA.

Por, operacionit anti- NATO dhe ato në shërbim të grupeve mafioze e interesave të shteteve jo mike, u zbuluan nga strukturat që FBI, EUROPOL e DEA kanë në Shqipëri, në Portin e Durrësit dhe në portet e vendeve, ku kanë patur destinaconet operacionet mafioze të nisura nga Durrësi.

Nuk dihet saktësisht, se çfarë operacionesh konkrete anti-NATO, ka lejuar dhe firmosur Pirro Vëngu, duke hapur “portat” e Portit Detar të Durrësit në vitet 2020-2024, periudhë për të cilën po kryhet hetimi.

Nga burime konfidenciale që ka siguruar “Pamfleti”, konfirmohet se janë nën proces hetimi, 42 raste të tilla të kryera nëpërmjet Portit të Durrësit, që kanë cenuar interesat e sigurisë së SHBA-BE në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor e disa shtete të Europës.

Dihet, që gjatë viteve 2020-2024 që po hetohet veprimtaria e ish-drejtorit Pirro Vëngu, nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë e kanë dalë tonelata drogë, armë, anije ruse e serbe me naftë dhe mallra kontrabandë, persona në kërkim ndërkombëtar e mijëra ton mbetje toksike.

Hetimi i agjencive të SHBA-BE, do vërtetojë për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe cilët janë urdhëruesit e ish-drejtorit Pirro Vëngu; të cilin, pas emërimit Ministër të Mbrojtjes, Babloku do ta bëjë deputet në Vlorë./Pamfleti

Exit mobile version