“Pas 34 vitesh, vendi ka nevojë për një udhëheqje të re”/ Naim Meta: E domosdoshme, ndershmëria e kandidatëve

Nga Naim Meta

Jemi në një moment kur vështirësitë e shumta janë të dukshme dhe qytetarët ndiejnë pasiguri, është koha për një ndryshim të vërtetë me kandidatë që udhëhiqen nga parimet, profesionistë, të vërtetë dhe të ndershëm, asnjë moment nuk duhet të humbim në shpalljen e tyre. Pas 34 vjetësh të dominimit të një klase politike të lodhur dhe të korruptuar, e cila ka bërë të mundur shpopullimin dhe shpërbërjen e institucioneve, vendi ka nevojë për një udhëheqje të re, të pastër dhe me vizion. Pavarësisht pengesave që vendosin hienat, të shiturit që nuk e bëjnë betejën për të shpëtuar nga oligarkia por për një karrige deputeti, ne duhet të rezistojmë, mos biem pre e telefonatave, takimeve asimiluese, e lakenjve që kanë përfituar gjatë gjithë kohës në kurrizin tonë, të qëndrojmë të fortë përballë mashtrimeve në emër të bashkimit (hajdutëve) që po hasim gjatë këtij rrugëtimi, misioni jonë është i qartë: të sfidojmë status quo-në dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve te politika ndershme dhe shtetit. Ky është një moment kyç për Elbasanin, për Shqipërinë, për të ardhmen. Suksesi jonë do të jetë i barabartë me forcën që do demonstrojmë, vendosmërinë që do tregojmë dhe pa dyshim që do sfidojmë atë mashtrim që ka dështuar për më shumë se tri dekada por të paturpët e shesin si sukses.

Ska dyshim më nga askush që katovicjanët ishin dhe janë bashkë, mbajnë njëri tjetrin kur ndihen rrezik dhe shahen për fasade ditên e ndajnë pasurinë natën…

Ndaj, bashkëpunëtorët e mi, bashkëpunëtorët tanë, të gjitha forcat progresiste të bashkohen dhe të vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundura, sepse bashkë kemi një mundësi për të krijuar një grupim idesh për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.

Exit mobile version