Pas Agjensisë së propagandës, Rama tjetër Agjensi të “posaçme” në Kryeministri

Pasi krijoi Agjensinë e propagandës dhe censurës, Rama krijon një tjetër drejtori e posaçme do të ngrihet në Kryeministri për kontrollin e administratës dhe ndërveprimit me qytetarët. Kryeministri Rama parashikon që të “ngrejë” “Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, e cila do të kontrollojë gjithë administratën. Kjo drejtori, do të ketë në krye një person të emëruar nga vetë kryeministri Edi Rama, që gjithashtu do t’i përgjigjet vetëm këtij të fundit për realizimin e objektivave të kërkuar.

“Agjencia për Bashkëqeverisjen gjithashtu, mund t’i propozojë ministrit përgjegjës ose Kryeministrit lirimin nga detyra të titullarit të organit administrative: “Çdo person që shkel dispozitat e këtij ligji dënohet me gjobë, si më poshtë: a) Institucioni i administratës shtetërore nga 10 000 derinë 60 000 lekë; b) Nëpunësi publik ose titullari i institucionit publik, brenda personit juridik, i cili është përgjegjës për shkeljen, nga 30 000 derinë 80 000 lekë,“-thuhet në projektligj. Mesa duket kreu i qeverisë ka vendosur që të çojë deri në fund atë që tha para deputetëve më 10 maj. Përballë tyre ai paralajmëroi se do të pastronte administratën.

 

Exit mobile version