Protesta në kufirin Kosovë – Serbi, situata po monitorohet edhe me helikopter

Forca të shumat të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë. Kjo situatë është krijuar pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targat për të gjitha veturat që hyjnë nga Sebria.

Në hapësirën ajrore përmbi pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje është parë një helikopter i cili duket se po patrullon në atë zonë ku disa serbë kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar. Me ta është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç.

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq një pjesë e veturave që po hyjnë nga Serbia në Kosovë nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.

1 17

Exit mobile version