Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Allegri, te Juventus janë shumë vigjilentë edhe në merkato. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektivi i parë i bardhezinjve është Douglas Costa, i cili nuk ka hapësirat e dëshiruara te Bayern Munich. “Zonja e Vjetër” është gati të ofrojë 30 milionë euro për brazilianin e Bayern. Megjithatë, kampionët e Italisë duhet të bëjnë llogaritë edhe me Barcelonën së fundmi, pasi edhe katalanasit janë vendosur në gjurmët e 26-vjeçarit.
Ndërkohë, Mircea Lucescu, trajneri i famshëm rumun, thotë se Douglas Costa duhet të largohet nga Bayern Munich.
Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk, Zenitit, Besiktasit, Galatasarayt dhe Interit mendon se sulmuesi i Bayern Munichut duhet të transferohet te Juventusi. “Ai është një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë, por ai ka nevojë për një mjedis që e stimulon atë”, ka deklaruar Lucescu për “Tuttosport”.