Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka theksuar sërish mirënjohjen e tij për SHBA-të, ndërsa vlerëson “unitetin” evropian pas një turi diplomatik intensiv tre ditor.
Të premten, Zelensky zhvilloi një takim të tensionuar me presdientin e SHBA-ve Donald Trump dhe JD Vance para mediave në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Pasi u largua nga SHBA, Zelensky shkoi në Londër për bisedime të planifikuara me liderët evropianë
Sakaq përmes një postimi në platformën, Zelensky rithekson mirënjohjen e tij ndaj SHBA-ve.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara,” shkruan Zelensky në X, pasi u largua nga Mbretëria e Bashkuar.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ndihma nga partnerët e tij ndërkombëtarë është gjithashtu “për sigurinë e tyre” dhe se “garancitë e sigurisë janë çelësi” për paqen e qëndrueshme.
Kujtojmë se kryeministri britanik, Keir Starmer tha në fundjavë se Mbretëria e Bashkuar do të financojë Ukrainën me një eksport shtesë prej 1.6 miliardë funte për të blerë 5,000 raketa shtesë të mbrojtjes ajrore, ndërsa njoftoi gjithashtu një “koalicion të gatshëm” për të garantuar paqen në Ukrainë.
Para se të nises për Ukrainë, Zelensky u takua edhe me mbretin Charles në Sandringham.
Gjithashtu Zelensky është shprehur se Ukraina është ende e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve SHBA, pasi presidenti ukrainas nuk e nënshkroi gjatë takimit me Trump për shkak të debatit që ata patën.
Ndërkohë që Britania e Madhe dhe Franca propozuan dje planin për një armëpushim të mundshëm njëmujor midis Rusisë