Pasojat e përmbytjes së Vlorës, Gjergji Nika: Të mblidhet Këshilli Bashkiak për të ngritur një komision për nxjerrjen e përgjegjësive

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar sërish për pasojat që la përmbytja e qytetit. Në një postim në facebook, Nika shprehet se duhet sa më shpejt një mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak për ngritjen e komisionit për nxjerrjen e përgjegjësive, nëqoftëse nuk e bëjmë atëherë jeni dy herë përgjegjës.

Sipas tij, gjëja e parë që të vjen në mendje teksa shikoj gjendjen e Vlorës dy ditë pas përmbytjeve biblike është se është zhvlerësuar mënyra me të cilën pushteti shikon e trajton njerëzit. Ai më tej shprehet se këto ditë janë fjalë të përgjithshme, mosmarrje përgjëgjësish dhe fjalë në erë.

Postimi i plotë i Gjergji Nika:

Katastrofa duhet parë si shans!
Nuk më pëlqen që nga fatkeqësitë apo katastrofat të kërkoj të fitoj kapital politik! As të kërkoj të “pushkatohet” politikisht! As të kërcënoj me gjykata apo prokurori! Ishte një situatë që na preku të gjithëve, na dëmtoi e na goditi rëndë të gjithëve.
Por duhet sa me shpejt nje mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak per ngritjen e komisionit per nxjerrjen e pergjegjësive, neqoftese nuk e bëjme atehere jeni dy here pergjegjes.
Por gjëja e parë që të vjen në mendje teksa shikoj gjendjen e Vlorës dy ditë pas përmbytjeve biblike është se është zhvlerësuar mënyra me të cilën pushteti shikon e trajton njerëzit.
Gjithë situata e tejkalon atë që emërtojmë qeveri, bashki, pushtet vendor, opozitë, sistem politik, etj. Situata e gjitha ka të bëjë me të gjithë qytetarët së bashku dhe secilin veç e veç.
Ajo ç’ka po shikoj këto ditë janë fjalë të përgjithshme, mosmarrje përgjëgjësish dhe fjalë në erë.
Por përgjegjësia ka emër! Dhe emri është PAAFTËSI totale!
Pranojeni faktin qe nuk jane pastruar kanalet e sipërme te qytetit dhe ska punuar stacioni i ujërave te zeza!
Ajo që nuk dalloj këto ditë është fakti që nuk e kuptojnë se sa shumë e fyejnë inteligjencën e qytetarëve me këto fjalë e këto veprime.
Në vend që të ndryshonin, në vend që të përpiqeshin të mendonin e të vepronin me mënyra të tjera, me modele të tjera. Më pastër, më qartë, më ndershmërisht!
E gjithë kjo katastrofë sociale, ekonomike e këtyre ditëve duhet të shërbejë si shans i artë për shoqërinë për ndryshim.
Dhe ndryshimi i parë duhet të vijë nga qytetarët, të cilët duhet të kapin me shqelma e të nxjerrin nga zyrat të gjithë ata zyrtarë, që kanë vite që vegjetojnë e nuk bëjnë asnjë punë, ose bëjnë punë për së prapthi.
Në rast se nuk reagojnë me largimin e të paaftëve: le të përballen me padi masive nga qytetarët!
Po qe se qytetarët e Vlorës, por edhe ato forca të shëndetshme politike në Vlorë nuk e shfrytëzojnë seriozisht këtë ngjarje, atëherë e vetmja gjë që do të na ngelet është të qajmë vazhdimisht fatin tonë. Dhe kjo nuk është aspak optimiste!

 

 

Exit mobile version