PD, Alibeaj zbulon: Ja pse Celibashi fshehu emrin e Metës në fletën e votimit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ishte i pranishëm në studion e ABC Neës ku komentoi vendimin e KAS, i cili rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që të udhëhiqet nga Sali Berisha.

Alibeaj tha se sipas ligjit, në fletën e votimit, duhet vendosur emri i kryetari të partisë që udhëheq koalicionin dhe në këtë rast duhet të jetë Ilir Meta. Ai tha se ky është detyrim ligjor i KQZ-së.

Pjesë nga intervista

Kodi zgjedhor e parqet fare qartë do duhet tu printohet zgjedhësve partia sepse koalicionit, logoja e bashkë me të edhe emri i kryetarit të partisë, në rast koalicionit, të gjitha detyrimet i mbart kreu i partisë që mbart koalicionit, dhe dihet se kush është koalicioni. Partia udhëheqëse është PL dhe drejtuesi i saj është Ilir Meta. Ajo e djeshme nuk është fitore, por një zbatim korrekt i ligjit.

Sipas Alibeajt, tentativa për të fshehur emrin e drejtuesit të koalicionit kishte për qëllim hutimin e votuesve.

Përse Celibashi fshehu emrin e Metës në emrin e Metës?

PD nuk ka bërë koalicion me PL, me PDBDNJ dhe me PDK. Duan të hutojnë votuesit. As nuk është fitore, është tentativë e bëra nga ana jonë, që të zbarohet ligji për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Exit mobile version