Ka një situatë komike në aleancën anti-perëndimore të krijuar nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj, të gjithë po përpiqen të fshehin Metën nga fleta e votimit duke dërguar letra të një pasnjëshme në KQZ dhe duke përdorur hallet e Celibashit për ta fshehur. Akoma më komike është kur vetë Meta kërkon që t’i hiqet emri duke përdorur çdo mekanizëm qesharak përfshirë dhe një letër që sekretari i Partisë së Lirisë, Braimllari, i dërgon KQZ.
Gjithë kjo komedi me protagonistë të njohur në politikën shqiptare tergon disa të vërteta që tanimë dihen botërisht.
Së pari, Sali Berisha po shkon të shkrihet përfundimisht në strehën e fundit të tij politike që me sa duket po kërkon ta shndërrojë në strehën e fundit të një nongrata. Premtimi i Berishës është që meqë Meta po e strehon ai do t’i sjellë gjithë demokratët për të forcuar partinë e tij politike.
Së dyti, Metës ky Pazar natyrisht që i vjen për shtat dhe po e shijon pafund që Berisha po vjen drejt tij. Shpresa e kryetari të Partisë së Lirisë që në 2021 dilte në media dhe ulëriste se do e dërgonin në Malin me Gropa dhe se nuk kishte frikë nga asnjë diplomat i huaj (që zakonisht i quante Kim Filby) por do të mbronte sovranitetin e Shqipërisë nga konjutkure mafioze ndërkombëtare.
Problemi me dy pohimet e mësipërme mbetet tek demokratët dhe zgjedhësit që kanë një neveri të theksuar për Ilir Metën. Ky i fundit e di shumë mirë që mbase ata të verbër që do të mbyllin hundët nga era e shpifur e tij janë shumë herë më të pakët se sa demokratët e tjerë që me gjasë do refuzojnë Metën për t’i dhënë votën partisë Demokratike.
Në rastin e kandidatëve për bashki, si fjala vjen ai i Tiranës apo Elbasanit, Meta është fshehur mençurisht dhe nuk ka mundur të japë asnjë ide. Por, motorrët e tij politikë personalë janë të lidhur ngushtë me votat për Këshillin Bashkiak që tanimë rrezikon të mos dalë aq i suksesshëm.
Duke pasur mbi kurriz taksiratin e urrejtjes së demokratëve karshi tij, Meta ka nisur të luajë lojën e fshehjes së emrit në koalicionin anti-perëndimor “Bashkë Fitojmë”. Ai po përpiqet që të zhduket nga emri në fletën e votimit pasi prodhon një refluks që demokratët nuk mund ta kapërdijnë kollaj duke i djegur kartën e marrjes së opozitës dhe shndërrimit në kryetar të saj apo dhe kryetar të Partisë Demokratike.
Investimi i tij mbase është i suksesshëm në çdo aspekt të dukshëm dhe të padukshëm të zgjedhjeve por kur vjen puna tek zgjedhësit ai po çedon. Nervat që po tregon këto kohë janë vetëm një arsye. Natyrisht, mbetet për t’u parë nëse do të shpërthejë në ulërima me Malin me Gropa në ditët në vijim. Koha pret dhe padshim premton ndërsa demokratët do të votojnë për Partinë Demokratike si gjithmonë!