PD: Edi Rama, arkitekt i kriminalizimit dhe i korrupsionit

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një deklarate për shtyp lidhur me atë që ajo e quan arkitektin e kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes.

“Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes,  doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në rradhë në dyert e drejtësisë.”
– thuhet në deklaratën për shtyp të PD zyrtare.

“Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë.” – përfundon ajo.

Më poshtë e plotë deklarata e PD:

Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes,  doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në rradhë në dyert e drejtësisë.

Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë.

Exit mobile version