PD, Enriketa Papa: Mbledhja e Veliajt pas daljes nga SPAK, “Punëmbaruari i Tiranës” u foli vetëm të vetëve

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak Tiranë, profesoresha e njohur, Enriketa Papa, shprehet se Veliaj pasi refuzoi të vinte në mbledhjen e thirrur për të bërë transparencë mbi aferat dhe mbi akuzat e korrupsionit që SPAK ka ngritur, mblodhi vetëm të vetët dhe u foli si “punëmbaruari i Tiranës”.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Punëmbaruari i Tiranës” u foli vetëm të vetëve, pasi refuzon të vijë në mbledhjen e thirrur për të bërë transparencë mbi aferat dhe akuzat e korrupsionit që SPAK ka ngritur.
Sot, megjithëse pranuam njoftimin “last minute” për mbledhje online, kur kërkova fjalën për procedurë në emër të Grupit të PD, “s’më dëgjuan” se kishin fikur mikrofonin, dhe as lexuan kërkesën “për procedurë”.
Ndaj durimi u sos, dhe nuk pranuam të ishim pjesë e farsës, sikur asgjë s’ka ndodhur.

Exit mobile version