Në një postim në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PDSH-së, Myzafer Elezi, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Këshilit Bashkiak Vlorë ngre shqetësimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “Kushtrim”.
“Rruga “Dervish Hekali” në Lagjen “Kushtrim”, Rajoni nr. 5, Vlorë, me gjatësi rreth 300 metra, është në gjendje të rrënuar. Sa herë që bien reshje rruga dëmtohet, e për rrjedhojë bëhet e pakalueshme. Ajo përkeqësohet çdo ditë duke mbetur kështu një problem i madh për banorët e asaj lagjeje. Rruga ka nevojë për kanalizim, shtrim, asfaltim dhe ndriçin.” – shkruan Elezi.
“Duke marrë në konsideratë shqetësimin e qytetarëve, sot, kam depozituar në Bashkinë Vlorë një propozimin me shkrim, për rikonstruksionin e rruges, duke kërkuar që nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Vlorë të merren masa për kanalizimin, shtrimin, asfaltimin dhe ndriçimin e rrugës së lartpërmendur. Duke faleminderuar qytetarët e Vlorës, i sugurojmë ata se këshilltarët e Partisë Demikratike do të jenë gjithmonë në krah të tyre, për të trajtuar në Këshillin e Bashkisë çdo problematikë të tyre.” – vijon më tej ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Disa qytetarë të lagjes “Kushtrim”, në qytetin e Vlorës, më kanë ngritur një shqetësim lidhur me infrastrukturën rrugore në lagjjen e tyre.
Nga verifikimi në terren i gjendjes së infrastrukturës rrugore në atë lagjje, rezulton se:
Rruga “Dervish Hekali” në Lagjen “Kushtrim”, Rajoni nr. 5, Vlorë, me gjatësi rreth 300 metra, është në gjendje të rrënuar. Sa herë që bien reshje rruga dëmtohet, e për rrjedhojë bëhet e pakalueshme. Ajo përkeqësohet çdo ditë duke mbetur kështu një problem i madh për banorët e asaj lagjeje. Rruga ka nevojë për kanalizim, shtrim, asfaltim dhe ndriçin.
Theksoj se, në atë segment rrugor, përveç banorëve të lagjjes ka edhe disa biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Duke marrë në konsideratë shqetësimin e qytetarëve, sot, kam depozituar në Bashkinë Vlorë një propozimin me shkrim, për rikonstruksionin e rruges, duke kërkuar që nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Vlorë të merren masa për kanalizimin, shtrimin, asfaltimin dhe ndriçimin e rrugës së lartpërmendur.
Duke faleminderuar qytetarët e Vlorës, i sugurojmë ata se këshilltarët e Partisë Demikratike do të jenë gjithmonë në krah të tyre, për të trajtuar në Këshillin e Bashkisë çdo problematikë të tyre.