PD, Jupi: Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, shkruan:

Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave

Mjeranët e mbetur rrugëve kanë gjetur strehën e maskarenjeve tek sulmet ndaj një gruaje dhe ndaj çdo gruaje që ka dalë në mbrojtje të saj.

Kaq vlejnë!
Kaq është forca e tyre!
Ky është vizioni i tyre!
Mjerisht kjo është oferta e tyre politike: sulmet ndaj grave.

Frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik.

A thua këtë frustrim e nxjerrin duke sulmuar dhe dhunuar gratë dhe nënat e tyre?!

Me shume se sulmet e tyre shqetësues është mentaliteti i tyre, relativizimi i dhunës si një reagim normal.
Ky është shqetësimi më i madh që fshihet pas gjuhës së dhunshme ndaj një gruaje deputete.

Exit mobile version