PD, Kulluri i përgjigjet Spiropalit: Mazhoranca të mos rend pas aventurave, por të respektojë parimin e balancës së pushteteve

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i është përgjigjur në emër të PD ministres së PS, Elisa Spiropali.

“I bëjmë thirrje mazhorancës të mos rendi pas aventurave të “rojes së dardhave”, por të respektojnë parimin bazë demokratik perëndimor të balancës mes pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.” – shkruan Kulluri.

Më tej ai thotë se PD do bëjë çdo perpjekje për të rivendosur parimet demokratike të shkallmuara nga marrëveshja e mbrapshtë Berisha- Rama e vitit 2008.

REAGIMI NË EMËR TË PD, NGA SEKRETARI PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

Spiropali ose kjo pasardhese e familjes aristokrate te Arianiteve, qenka nervozuar me shqetesimin e ngritur nga Kryetari i Partise Demokratike se Skenderbeu dhe kaloresit e tij ne dyert e SPAK, po kerkojne te ushtrojne presion mbi institucionet e pavarura e vecanerisht ato te drejtesise!

Me nje stil medioker publicistik te viteve ‘90, “Donika e Rilindjes” mundohet te fshehe perpjekjen e Rames per zgjeruar pushtetin e tij. I kujtojme “Ministres per Mardheniet me Shefin” se Kuvendi e ushtron kontrollin mbi institucionet permes thirrjes ne interpelanca, komisionet parlamentare dhe komisioneve hetimore qe po i asfiksojne akoma me permes ndryshimeve ne Ligjin per Komisionet Hetimore qe dekretoi Presidenti. Parlamenti nuk eshte administrate publike sic pretendon mazhoranca por perfaqesues i vullnetit te qytetareve. Ndaj dhe kemi kerkuar forcimin e rolit te tij permes ndryshimit te Kodit Zgjedhor me ane te “listave te hapura” apo barazise se votes dhe votes se diaspores.

Ndaj i bejme thirrje mazhorances te mos rendi pas aventurave te “rojes se dardhave”, por te respektojne parimin baze demokratik perendimor te balances mes pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor.

Partia Demokratike do beje cdo perpjekje per te rivendosur parimet demokratike te shkallmuara nga marreveshja e mbrapshte Berisha- Rama e vitit 2008!

Exit mobile version