Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se synon që në zgjedhjet e 2025 të sigurojë 71 deputetë.
Ai tha se ka besimin se Partia Demokratike do të jetë partia e parë politike që do shpalosë programin dhe ekipin që qytetarët të familjarizohen. Megjithatë ai theksoi se do duhet pak kohë për të bërë këtë shpalosje.
“Synimi ynë është të gravitojmë një proces politik që një fakti të pakontestueshëm nga askush, që shumica numerike, biologjike e shqiptarëve duan ndryshim le ta kthejmë në një realitet politik. thënë më thjeshtë, shumica e shqiptarëve nuk e duan këtë qeveri, nuk e duan këtë kryeministër, e shikojnë si burimin e çdo të keqe.
Detyra jonë është që këtë shumicë biologjike ta kthejmë në një shumicë votuesish ditën e votimit. Që të arrihet kjo kemi disa sfida përpara. Sfida kryesore është që përmes një aleance të gjerë vlerash të bindim këtë shumicë dërmuese shqiptarësh, se ia vlen të dalësh e të votosh, për Partinë Demokratike ose për aleatët tanë, për një ndryshim të kësaj.
Në funksion të kësaj është e gjithë veprimtaria politike jonë. Që kjo të ndodh minimalisht duhet të fitojmë 71 deputetë. Por sfida jonë nuk është një sfidë numerike, por një sfidë politike”,-tha Basha në Euronews Albania.