Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shume të shijshme, por janë të pasura me lëndët ushqyese më të rëndësishme për organizmin tonë.
Në këtë artikull do të njiheni me 11 arsyet pse duhet t’i përfshijini frutat e pyllit në dietën tuaj të përditshme.
- Plot me antioksidantë
Frutat e pyllit përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në kontrollin e radikaleve të lira. Këto të fundit, edhe pse të dobishme në sasi të vogla, mund të dëmtojnë qelizat tona kur prania e tyre është shumë e lartë, duke shkaktuar tek to stres oksidativ. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.
- Mund të ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak dhe reagimin ndaj insulinës
Studimet tregojnë se frutat e pyllit mund të mbrojnë qelizat tuaja nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe të reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përgjigjen e insulinës ndaj një vakti plot me karbohidrate.
- Të pasura me fibra
Frutat e pyllit janë një burim i shkëlqyer fibrash. Studimet tregojnë se konsumi i fibrave ngadalëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tuaj tretës, duke zvogëluar urinë dhe duke rritur ndjesinë e ngopjes.
- Plot me lëndë ushqyese
Ato përmbajnë shumë pak kalori dhe janë shumë ushqyese. Përveç faktit që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh, ato gjithashtu janë plot e përplot me vitamina dhe minerale.
Frutat e pyllit, veçanërisht luleshtrydhet, janë të pasura në Vitaminë C. Për të qënë më të saktë, 150g luleshtrydhe përmbajnë 150% të dozes së nevojshme ditore për këtë vitaminë.
- Anti – Inflamatore
Frutat e pyllit kanë veti anti-inflamatore të forta. Në përgjithësi inflamacioni është mënyra me të cilën trupi juaj i përgjigjet infeksioneve apo dëmtimeve të tjera, por me ritmin e jetesës së sotshme inflamacioni është pothuajse gjithmonë i pranishëm si pasojë e stresit, mungesës së aktivitetit fizik, kequshqyerjes, etj.
Për këtë arsye, keto fruta të mrekullueshme janë të domosdoshme në regjimin tuaj.
- Mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit
Frutat e pyllit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se mjedra dhe boronica ndihmojnë në uljen e kolesterolit te njerëzit mbipeshë ose me sindromë metabolike. Përveç kësaj, ato kanë efekt parandalues në oksidimin apo dëmtimin e kolesterolit të keq (LDL), i cili është një ndër faktorët e sëmundjeve të zemrës.
- Të mira për shëndetin e lëkurës
Frutat e pyllit mund të ndihmojnë në reduktimin ose parandalimin e formimit të rrudhave të lëkurës. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve mbajtjen nën kontroll radikalet e lira si dhe bllokon prodhimin e enzimave të cilat zbërthejnë kolagjenin i cili është përgjegjës për strukturën dhe elasticitetin e lëkurës.
- Mund të kenë veti anti kancerogjene
Disa antioksidantë tek frutat e pyllit, duke përfshirë antocianinat, acidin ellagjik dhe rezveratrolin, mund të reduktojnë rrezikun ndaj kancerit. Studimet tregojnë se se frutat e pyllit mund të mbrojnë specifikisht kundër kancerit të ezofagut, gojës, gjirit dhe zorrëve.
- Mund të shijohen në pothuajse të gjitha llojet e dietave
Frutat e pyllit mund të përfshihen në shumë lloje të dietave. Ato janë perfekte edhe për njerëzit qe po mundohen të humbasin peshë si pasojë e kalorive të ulëta që përmbajnë.
Njerëzit që duhet ta shmangin përdorimin e tyre janë ata të cilët nuk duhet të konsumojnë fibra si pasojë e problemeve me tretjen ose ata që janë alergjikë kundrejt tyre. Alergjitë më të zakonshme janë ato ndaj luleshtrydheve.
- Mund të mbajnë arteriet tuaja të shëndetshme
Frutat e pyllit kanë treguar se përmirësojnë ndjeshëm funksionin endotelial te njerëzit e shëndetshëm, individët me sindromë metabolike dhe duhanpirësit. Ato ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe kryejnë funksione të tjera të rëndësishme.
- Mund të shijohen në të gjitha mënyrat
Frutat e pyllit janë padyshim shumë të shijshme. Ato mund të konsumohen si frut ose në receta ëmbëlsirash të shkëlqyeshme, ku mund të eksperimentoni edhe me miksimin e llojeve të ndryshme. Megjithëse janë natyralisht të ëmbla dhe nuk kërkojnë ëmbëlsues shtesë, nëse i shtoni pak pana të rrahur mund t’i shndërroni ato në një ëmbëlsirë elegante.
Për mëngjes, mund t’i shoqëroni me pak kos dele, djathë nape ose gjizë dhe t’i shtoni arra të thërmuara. Ato shkojnë më së miri me sallatërat e ndryshme, lëngjet e freskëta, etj./AgroWeb.org