PD zyrtare rritet në sondazhe, qytetarët do të votojnë të djathtën identitare

Edhe pse ka një rënie të lehtë me 1% krahasuar me sondazhin e para dy javëve në Report Tv Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. 46 deri në 50% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin PS-në në zgjedhjet e 14 Majit.

Partia Demokratike zyrtare është rritur me një pikë, 9-13% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Sondazhet tregojnë se qytetarët do shpërblejnë maturinë dhe identitetin e djathtë të PD zyrtare.

Ndërkohë që koalicioni Berisha-Meta mbetet në të njëjtat kuota si dy javë më parë, 34-38% të elektoratit. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.

Exit mobile version