PD, Jonuz Myshketa: Të shkëputemi një herë e përgjithnjë nga mbetjet politike që na kanë rrokullisur

Nismëtari i listës së PD për këshillin Bashkiak Durrës, Jonuz Myshketa përmes një komunikimi publik ka komentuar deklaratat për shpopullimin e Shqipërisë.

“Rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani”- Ilir Meta(J): Tronditëse! Përgjegjësia e shpopullimit është e Ramës! Largimi i tij, domosdoshmëri
Marrë nga titulli i një gazete.
Kr i Partisë së “Lirisë”, mundet që shifrat ti ketë të sakta në këtë rast, dhe ka pjesërisht të drejtë që është përgjegjësi e Ramës.
Pyetje nga Sal-la.
Kush e ndihmoi Ramën të vinte në pushtet në 2013???
Pa u shkruar siç duhet historia dhe pa u shkëputur një herë e përgjithnjë nga mbetjet politike që na kanë rrokullisur deri më sot nuk mundet të ndërtohet një e ardhme e shëndetëshme dhe pro perëndimore për vendin.
Më 14 maj 2023
#votoPartineDemokratike

Exit mobile version