Një skandal ka ndodhur në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi mes pedagogëve dhe Ministrisë së Arsimit.
Fax News ka siguruar një tjetër shkelje të Ministrisë së Arsimit në emërimin e bordeve drejtuese, kësaj here në Universitetin e Shkodrës.
Kështu pedagogu i Fakultetit Ekonomik Peter Saraçi është përzgjedhur fitues dhe ka plotësuar të gjitha kriteret lirgjore të përcaktuara për konkurim në mars të vitit 2019.
Mirëpo asnjë nga këto nuk janë njohur nga Ministria e Arsimit dhe një person tjetër preferencial është vendosur në bordin drejtues.
Peter Saraçi ka ankimuar vendimin pranë Ministrisë së Arsimit dhe nuk ka marrë asnjë sqarim. Më pas ai i është drejtuar Komisionerit për Diskriminimin, i cili ka marrë dokumentacionin e plotë dhe nga ministria, duke i dhënë të drejtë në një arsyetim prej 50 faqesh pedagogut Saraçi, dhe ka kërkuar që pedagogut ti njihet e drejta për të qenë në bord drejtues të Universitetit të Shkodrës.
“Konstatimin e diskriminimit të drejtëpërdrejtë të subjektit ankues, P. S, për shkak të “përkatësisë në një grup të veçantë”, nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të marrë masat për ndreqjen e pasojave, lidhur me vendimmarrjen e saj për përzgjedhjen e kandidaturës fituese të përfaqësuesve të studentëve në Bordin e Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Në referim të nenit 33, pika 11,të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni për këtë vendim, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të njoftojë Komisionerin, lidhur me masat e marra për zbatimin e tij.
Kundër këtij Vendimi lejohet ankim, brenda afateve ligjore, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë“, thuhet në fund të vendimit.
Vendimi nuk është zbatuar ende, duke bërë të qartë se këtu konkurset janë fiktive dhe autonomia e Universiteteve është thjeshtë propagandë.