Për ke bien daullet në Shkup e Mitrovicë…?!

Nga Azgan Haklaj

Një situatë jo pak alarmante por e paralajmëruar e ringjalljes se oreksit sllavo-maqedon në Ballkan është krijuar.
E gjithë kjo jo rastësisht drejtohet kundër faktorit shqiptar si kombi aleat i deshmuar i SHBA-ve, pasi frymëzimi, fuqia e tyre e krekosja mbështetet e investohet haptas e nën rrogoz nga Kremlini.
Gjithësesi ky është një konflikt sistematik historik por shqetësues është fakti që këtij kori korbash i janë atashuar disa puthadorë nën ethet e pushtetit nga komuniteti shqiptar(të cilët në fakt meritojnë të quhen shqipfolësa).
Këta pseudo polikanë meskinë e dritëshkurtër që u rreshtuan me VMRO-në në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut nën emrin intrigues “VLEN”, “SVLEN” rezultuan se jo vetëm janë të pavlefshëm por të dëmshëm për çështjen shqiptare.
Ata u përdorën si mjeranë falë egos për pushtet për t”ju kundërvënë Ali Ahmetit, simbolit të lirisë së shqiptarëve, i progresit dhe të drejtave të tyre.
Kurrizpërkulja e eksponenteve të “Vlen” (Svlen) bëri që klani qeverisës nacionalist e prorus maqedon të vinte menjëherë në jetë planin e paracaktuar për atrofizimin e të drejtave kushtetuse të komunitetit etnik shqiptar.
Marrëzia e armiqësia po arrin kulmim kur preket dhe ajo që është më e shenjta për shqiptarët; gjuha shqipe e cila me gjak e sakrifica ka fituar luajalitetin si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Incidentet e provokimet janë të rënda e të vazhdueshme si rasti i dhunimit në Aeroportin e Shkupit i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, heqja e emërtimeve në gjuhën shqipe.
Ky është vetëm fillimi pasi të tjerë hapa armiqësie ndaj shqiptarëve priten të hidhen nga qeveria maqedone.
Por një gjë është e sigurtë se kjo udhë pa krye e sidomos në këtë situatë delikate gjeopolitike rajonale e kontinentale do të ketë fund të turpshëm.
Nuk e di pse janë kaq dritëshkurër kur akoma është e fresket kujtesa e UÇK-së e vitit 2001.
Është aty e më i fortë se kurrë ikona e qëndresës Ali Ahmeti dhe bashkëluftëtarët e tij.
E në gjithë këtë situatë shumë provokuese për gjithë kombin tonë doli në sipërfaqe se “Vleni” që nuk vlen.
Nuk vlejnë as demagogët e “nacionalizmit” Sali Berisha, Albin Kurti e Ilir Meta që heshtin.
Mos heshtni por paralajmëroni homologët tuaj në Shkup se po u preken simbolet shqiptare kjo republikë sajesë aty do ta këtë edhe perëndimin e saj.
Mos hesht Edi Rama që “leshove” sirenat e nacionalizmit në Greqi dhe Itali.
Është momenti të reagosh apo e kishe nacionalizmin për utilitarizëm politik.
Sigurisht ju politikanë të Shqipërisë që e belerizuat Himarën nuk reagoni dot për Shkupin.
Në fakt është e patolerueshme që politikës së mbrapshtë anti-shqiptare dhe lojës provokuese ndaj shqiptarëve në Maqedonine e Veriut, në Kosovë, Preshevë e Bujanovc ti bashkohen disa politikanë shqiptarë thjesht e vetëm për interesa maskine e axhenda përsonale e elektorale.
Historia sidomos ajo që shkruhet në vetëdijen e kombit do ti denojë.
Daullet po bien fort në Shkup e Mitrovicë, por duhen veshë të pastër për ti degjuar…!

Exit mobile version