Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluan ditën e sotme takim me drejtues të SPAK dhe BKH-së. Mësohet se gjatë takimi ambasada e SHBA-së ka kryer një donacion te BKH-ja.
Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Twitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.
“Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, njofton SPAK.
Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e re e drejtësisë me hetues që punojnë për llogari të prokurorëve specialë.