Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në një banesë në katin e dytë të një pallati tek rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë Spitalit të Fëmijëve. Apartamenti, sipas policisë, është në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Flakët e zjarrit kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e pallatit. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje. Gjithsesi, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.