Kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kryesinë e kësaj dege në Durrës.
Gjatë takimit Basha u ndal në nevojën që ka vendi për një alternativë dhe premtoi se Demokratët Euroatlantikë do të jenë një alternativë e besueshme dhe e mirë për shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2025.
Basha njëkohësisht dëgjoi diskutimet dhe propozimet e kryesisë së degës Durrës, të cilët treguan vendosmërinë e tyre për të mos e lënë vendin pa alternativë.
Ky aktivitet vjen në vazhdën e takimeve të Lulzim Bashës me Demokratët Euroatlantikë në të gjithë vendin.