Perimet pa pesticide që prodhohen në Shqipëri shkojnë të gjitha për eksport

Shqipëria lë shumë për të dëshiruar për sa i përket sigurisë ushqimore, kjo pasi fermerët për të shpëtuar prodhimin në sera nga dëmtues të ndryshëm i luftojnë ato me kimikate që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.

Cilësia kushton dhe ka çmim tjetër. Por mungesa e kontrollit, vlerësimit dhe e inkurajimit të fermerëve që prodhimet i kanë bio, ka bërë që të përfitojnë eksportuesit të cilët i shesin me një çmim të leverdisshëm prodhimet cilësore shqiptare në tregjet e huaja.

Por tashmë në Shqipëri, kanë filluar të ngrihen edhe serat e para që kanë zero pesticide, në vend të helmeve fermerët për dëmtuesit e bimës, po përdorin insekte të dobishme.

“Të sigurosh një bujqësi të pastër është e vështirë, ne si konsumatorë kemi frikë nga kjo pompa që shumë herë mbushet me pesticide të ndaluara ose jo. Po është e vërtetë mua tashmë nuk më duhet më kjo pompa pasi tani fluturën e bardhë e luftoj me një insekt, për këtë arsye unë po e hedh pompën, por lufta biologjike kërkon kohën e saj pasi insektet që dëmtojnë bimën dhe prodhimin nuk zhduken menjëherë”, shprehet fermerja Luljeta Bajrami.

“Në fillim nuk besova shumë që insekti do të zhdukte krahësbradhën, por më vonë pashë që sera ishte e pastër, shton ajo.

Një prodhim organik i rritur pa kimikate fermerit i siguron tregun që kërkon në çdo sezon bujqësor. Vendet e BE si Gjermani, apo Zvicra janë gati të japin çmimin e duhur për ushqimin cilësor, nga ana tjetër është detyrë e fermerit të prodhojë pastër dhe pa pesticide që rrezikojnë shëndetin e njeriut.

Exit mobile version