Prania e tifozëve të Legias së Varshavës nuk është asnjëherë garanci për sigurinë në ndeshje të ndryshme të kompeticioneve europiane. Kjo u pa edhe në Madrid, në prag të ndeshjes së Champions League me Realin, kur polakët nuk ngurruan të shfaqnin anën e tyre të dhunshme, duke u përfshirë në përleshje me policinë spanjolle. Mësohet se nga këto incidente, 3 prej agjentëve të policisë dhe 5 tifozë mbetën të plagosur, ndërsa 12 të tjerë u arrestuan, lajm që u konfirmua nga burime të qeverisë spanjolle.
Pesë nga 8 të plagosurit u dërguan në një spital të kryeqytetit spanjoll. Ndërsa agjentët e policisë dhe një prej tifozëve polakë iu nënshtruan edhe ekzaminimeve radiologjike. Përsa u përket 12 të arrestuarve, 3 prej tyre u bënë protagonistë edhe të veprimeve të dhunshme në një bar në “Ijeskas de Madris” në qarkun “La Latina”, duke shkaktuar dëme të mëdha, veprime këto që erdhën pasi kishin konsumuar sasi të tepërt alkooli.