Është rritur frikshëm sipërfaqja e përmbytur në zonën e Nën/Shkodrës me 600 shtëpi që janë aktualisht me prezencë uji dhe disa të përmbytyra totalisht. Po kështu sipërfaqja e tokave të përmbytura ka shkuar në rreth 5 mijë hektarë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Bashkia e Shkodrës e cila kërkon ndërhyrje nga qeveria dhe shpalljen e emergjences në këtë zonë. Po kështu është në rrezik shembja e argjinaturave.
Pamjet e fundit nga Shkodra, marrë sot paradite dhe gjatë natës, tregojnë vështirësinë e jashtëzakonshme me të cilën po përballen banorët e fshatrave dhe deri edhe ata të disa lagjeve të qytetit.
Bashkia njoftoi sot se sipërfajqa e përmbytur arriti në 4698 ha dhe qeveria vazhdon të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Bashkia dhe forca të ushtrisë po shpërndajnë ujë, ushqime dhe bazë ushimore për bagëtitë.
Bashkia Shkodër për të qënë në çdo moment pranë banorëve të saj, vë në dispozicion edhe numrat e kontakteve:
Zyra Operacionale e ngritur pranë Bashkisë Shkodër:
0699634343
Administratori Arben Ceni ( 0693200571 )
Inspektori i Policisë së zonës – Nazmi Beqiri ( 0694104216 )
Administratori Gjovalin Darragjati ( 0692533896 )
Inspektori i Policisë së zonës- Vehbi Nasa ( 0688702958 )
Nr . Administratori Aleksander Pashuku ( 0682196455 )
Inspektori i Policisë së zonës – Tahir Lekndreaj ( 0673000291)
Nr . Administratori Altin Kacaj ( 0673795551 )
Inspektori i Policisë së zonës –Ruzhdi Bjarakurtaj ( 0694104290)
Nr . Administratori Vlash Pjetri ( 0673093636 )
Inspektori i Policisë së zonës – Ardis Qoqja( 0673146745 )
Nr . Administratori Pjerin Marku ( 0694265387 )
Inspektori i Policisë së zonës- Ylli Dardha ( 0675509090 )
Qyteti Shkodër:
Insepktori i Rajonit 1 Fatdrit Asllani ( 0672320555 )
Inspektori i Policisë së zonës – Taulant Kurtaj ( 0693890000 )
Insepktori i Rajonit 4- Arben Kallaçi ( 0676003026)
Jeni të lutur të kontaktoni në çdo kohë që e gjykoni të arsyeshme se është e nevojshme ndërhyrja e strukturave tona, të cilat janë të pranishme pa ndërprerje në territor.