Shkodra në “shtetrrethim” nga uji, banorët të braktisur nga qeveria

Zgjerohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, duke shkuar në rreth 5 mijë hektarë tokë. Situata paraqitet e rënduar, ku me qindra banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa në disa prej tyre uji ka depërtuar brenda.
Bashkia Shkodër ripërsërit kërkesën e vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Vetëm në njësinë Administrative Dajç janë 1550 ha të përmbytura. Dhjetra banesa janë të rrethuara nga uji, përkatësisht në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.
Në njësinë Administrative Ana e Malit janë 1300 ha të përmbytura. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë 150 ne Obot dhe 40 ne Gorice. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 ne Obot dhe 4 ne lagjen Gallube.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur.Janë të rrethuara nga uji 60 shtepi ne fshatinTrush, 15 Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 1 në Berdice e Mesme.
Në njësinë administrative Velipojë janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë. Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.
Në qytetin e Shkodrës janë 110 ha tokë e përmbytur në zonën e Livadheve. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.Në lagjen Ajasëm janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç.

permbytje shkoder 91521557233

Nevoja urgjente për bazë ushqimore për bagëtinë
Specialistët e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1.Koncentrat 110t
2.Bar i thatë 50 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Exit mobile version