Përplasi çiftin në Lezhë, policia liron djalin e Tom Doshit, pezullohet shefi i Qarkulllimit Rrugor Lezhë

Një prej djemëve të ish-deputetit të Partisë Social-Demokratike, Tom Doshi, James ka shkaktuar një aksident në fshatin Gajush të Lezhës.

I riu, edhe pse dyshohet se ka pasur faj në aksidentin që ka shkaktuar, duke përplasur një çift bashkëshortësh, është favorizuar dhe është lënë i lirë.

Policia e ka lejuar të marrë mjetin dhe të largohet edhe pse ka qenë fajtor për aksidentin.

Për të gjitha zhvillimet, është pezulluar shefi i Qarkulllimit Rrugor Lezhë, Ismet Sula.

Exit mobile version