SPAK ankimon vendimin e GJKKO për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit, kërkon dënimin e Alqi Bllakos

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.

GJKKO rrëzoi për Alqi Bllakon akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë për korrupsion.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën dhe 4 vite për Bllakon.

Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet ne burg, pasi është dënuar për Fierin.

Exit mobile version