Ish-deputeti i PD për Vlorën, Agron Shehaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur gjatë ditë së sotme në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur një qytetar.
“Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit”, shkruna Shehaj në shensimin e tij ne facebok.
Policia e Shtetit është kthyer në një polici politike, shkruan ish deputeti demokrat.
Postimi i plotë
Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.
Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.
Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.