Përse është kaq e pamundur të gjendet një ilaç kundër kancerit

Nuk ekziston ndonjë kurë ose trajtim për kancerin sepse kanceri në të vërtetë nuk është një sëmundje e vetme. Fjala “kancer” është një ‘term ombrellë’ që përfshin qindra sëmundje të ndryshme. Për më tepër, kanceri është zakonisht më i vështirë për të luftuar sesa sëmundjet infektive, sepse nuk ka asnjë agjent të huaj që sulmon trupin që të mund të dallohet nga pjesët e shëndetshme të trupit.

Përkundrazi, kanceri manifestohet me vet qelizat e trupit që shkaktojnë dëmtimin. Prandaj, ka po aq lloje të ndryshme të kancerit sa ka lloje të ndryshme të qelizave në trupa.

Lexo Edhe:
Presidentja Osmani: Nëse ushtria serbe kalon kufirin me Kosovën, do të përballet me ushtarët amerikanë
Kjo do të thotë që efikasiteti i trajtimit të kancerit varet nga:

1. Vendi se ku ‘shfaqet’ kanceri në trup

Reklamë

2. Lloji i kancerit dhe

3. Deri në ç’shkallë ka mbrrirë kanceri

Në hyrje të një botimi të titulluar “Nature Insight: Cancer”, redaktori Bernd Pulverer shprehet: “Kanceri është vetëm një term ombrellë në të cilin përfshihen një bollëk kushtesh të karakterizuara nga ndarjet qelizore të paplanifikuar dhe të pakontrolluar.

Derisa mosha mesatare e të prekurve nga kanceri në shumë vende rritet vazhdimisht, e njëjta ndodh edhe me numrin e vdekjeve të shktaktuara nga kanceri; duke e bërë kancerin shkakun kryesor të vdekjeve prej sëmundjeve në shekullin 21.

Pothuajse çdo organ i gjitarëve dhe gati të gjitha llojet e qelizave mund t’i nënshtrohen transformimit onkogjenik. Për shembull, qelizat e gjëndrës tiroide ‘e absorbojnë’ jodin më shumë se qelizat tjera, në mënyrë që të prodhojnë hormone tiroide të cilat përmbajnë atome jodi. Qelizat papilare të kancerit të tiroides mund të shkatërrohen duke i dhënë pacientit jod radioaktiv. Kur pacienti pi jod radioaktiv, ai hyn në qarkullimin e gjakut dhe pastaj përqendrohet në qelizat tiroide. Kur ky version radioaktiv i elementit pëson kalbje (zbërthim) radioaktive brenda qelizave tiroide, lëshohet rrezatim i cili shkatërron qelizat. Në këtë mënyrë, jodi radioaktiv mund të përdoret për të trajtuar kancere të caktuara të tiroides. Në të njëjtën kohë, jodi radioaktiv nuk mund të përdoret për të trajtuar kancerin e prostatës, sepse qelizat e prostatës nuk marrin jod në mënyrë të konsiderueshme.

Exit mobile version