Përse Mueller sulmon presidentin pa prova?

PETER VAN BUREN
Nëse keni ndjekur me vëmendje çdo kthesë dhe detaj të hetimit të Rusisë, me siguri e keni munduar veten me të njëjtën pyetje që ka filluar të qarkullojë prej më shumë se një viti: Po sikur të mos ketë ndodhur asgjë? Është i besueshëm fakti që Kremlini dhe Vladimir Putin kanë interesa të shumta që mund t’i shtyjnë të ndërhyjnë në rezultatet e zgjedhjeve amerikane, por a është e mundur vërtetë të ketë ndodhur kjo? Padia kundër qytetarëve rusë dhe analiza e gjatë e dorëzuar nga ekipi i këshilltarit social Robert Mueller ka për qëllim të bindë çdo skeptik se hetimi i Rusisë është diçka që vërtetë kërkon vëmendje, por përse? Cilat janë provat që mund të vërtetojnë këtë akuzë? Presidenti Trump ka përmendur deklaratën e zëvendës/prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili ka thënë se “padia nuk ka asnjë lidhje me ndonjë shtetas amerikan që mund të ketë marrë pjesë me dijeni në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm”. Për më tepër, ai ka theksuar shpesh e qartësisht se nuk ka pasur “asnjë bashkëpunim” ndërmjet Rusisë dhe fushatës së Trumpit. Ndonjë rus në ndonjë cep të botës mund të ketë ndërhyrë në një farë mënyre në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, por Prokurori Special Robert Mueller, 16 muaj pas zgjedhjeve, duhet të japë ende një përgjigje të saktë nëse Presidenti Donald Trump ka bashkëpunuar me dijeni me një qeveri të huaj, më saktësisht me Rusinë. Bëhet fjalë për skandalin më të madh që nga koha e Watergate, të etiketuar nga media si “Russiagate”. Atëherë, ku janë provat?
Më datë 22 shkurt, Mueller dorëzoi një padi prej 32 faqesh dhe një tjetër të tillë më pas në tetor, që akuzonte Paul Manafort dhe Richard Gates me krime financiare që shtriheshin në tetë vitet e fundit, ndoshta edhe më shumë, të gjitha të lidhura me Ukrainën, asnjë me Rusinë. Çështja e Manafortit është më komplekse: asnjë datë nuk është caktuar për gjykim dhe me siguri do të nevojitet më shumë se një vit që të merret një vendim, pasi të fillojë gjyqi.

Pak javë më parë, Mueller dorëzoi një padi të shumëfishtë kundër 13 qytetarëve rusë që lidhen me të ashtuquajturën “ferma e trollëve”. Padia pretendon se ky grup ka blerë reklama në Facebook dhe Twitter, kanë planifikuar tubime të vogla dhe në mënyra të ndryshme janë “përzier” me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka bërë të qartë se në padi nuk pretendohej aspak që ndonjë qytetar amerikan, përfshirë edhe stafin e fushatës së Donald Trump, ka qenë pjesëmarrës i qëllimshëm në aktivitete të jashtëligjshme. Padia e Mueller nuk do të arrijë kurrë në gjykatë, duke qenë se të gjithë të pandehurit e tij jetojnë në Rusi, megjithatë edhe nëse mund të provohet ndonjë lidhje sado e vogël me Kremlinin, kjo “ndërhyrje” nuk ka përsëri asnjë lidhje me Trumpin apo të ashtuquajturën “Russiagate”. Në fakt, fushata në median sociale ka nisur kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtonin mundësitë në luftën e Ukrainës, vite përpara se Trump të shpallte kandidaturën e tij dhe gjysma e blerjeve të reklamave janë bërë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, fermave e trolleve në vetvete nuk është një fenomen aspak sekret, madje “New York Times” ka bërë një profil të detajuar në vitin 2015. Mueller ka akuzuar edhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Trumpit, Michael Flynn me një gënjeshtër jo materiale. FBI-ja e njihte të vërtetën nga përgjimet, ndërsa Flynn ra në një kurth të parapërgatitur me kujdes nga Mueller. Edhe sikur Gjykata të dënojë Flynn, dënimi me siguri do të jetë një gjobë. Flynn fillimisht e deklaroi veten fajtor edhe pse kohët e fundit po bëhet e qartë se është duke e rishqyrtuar qëndrimin e tij dhe mund ta tërheqë mbrapsht deklaratën fillestare. Flynn është fajtor vetëm për gënjeshtër dhe pjesa tjetër e akuzave kundër tij kanë për bazë aktivitetin si agjent i huaj i paregjistruasr për Turqinë.

Flynn ka pranuar gjithashtu se ka gënjyer në FBI rreth një bisede të zhvilluar me ambasadorin rus, bisedë e cila ishte përgjuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare NSA dhe më pas është bërë publike nga stafi i Shtëpisë së Bardhë të ish-Presidentit Barack Obama. Kritikët pretendojë se biseda është një shkelje e Aktit të Loganit, një ligj i cili nuk ka pasur kurrë sukses as në zbatim dhe as në dënim për shkelje të tij. Menjëherë pas intervistës me FBI-në, të cilën Flynn e mohon duke gënjyer, Sally Yates. Sally Yates një nëpunëse e qeverisë e mbetur në detyrë nga koha e Barack Obamës dhe shërbente si prokurore e përgjithshme e përkohshme, paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë të Trumpit se, Rusia mund të shantazhonte Flynnin pikërisht për këtë gënjeshtër. Ironia qëndron në faktin se, ai që po shantazhon Flynnin për gënjeshtrën është në fakt Mueller dhe pretendon se mund të sigurojë një dënim të lehtë për të në rast se pranon t’i tregojë të gjitha. Një tjetër arritje e madhe e ekipit të Muellerit është deklarata fajtor nga ana e George Papadopoulos, të cilin Sara Sanders, sekretraja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë e ka përshkruar si “pjesëtar vullnetar të një enti këshillimor që ka bërë deri tani vetëm një mbledhje”. Papadopoulos është vetëdeklaruar fajtor se i ka gënjyer FBI-së në lidhje me një takim me prefesorin maltez Joseph Mifsud, një tjetër kurth i parapërgatitur i Muellerit i bazuar në të dhënat e mbledhura të inteligjencës. Profesori ka thënë se rusët kishin materiale “të pista” në lidhje me Hillary Clintonin në mijëra shkëmbime të postës elektronike. Megjithatë, nuk është dorëzuar asnjë informacion dhe nuk është bërë publik asnjë e-mail.

Çfarë ka Mueller?
Ja se çfarë ka në dorë Mueller në të vërtetë: prova të krimeve financiare që nuk kanë asnjë lidhje me Trumpin, të kryera nga Paul Manafort dhe të tjerë, bazuar kryesisht në përgjimet e FISA rreth Manafortit që shkojnë deri në vitin 2014. Hetimi i mëparshëm i FBI-së është mbyllur për shkak të mungesës së provave dhe duket se Mueller e ka rihapur hetimin pjesërisht, sepse shpreson që informacioni të shfrytëzohet si mjet për të detyruar Manafortin të dëshmojë. Roli që të dhënat e përftuara nga përgjimet kanë luajtur për të vendosur gracka për të fabrikuar padi nga më të ndryshmet me qëllim për t’i përdorur ato si mjete për të detyruar të akuzuarit që të dëshmojnë kundër personave të tretë është raportuar shumë pak nga mediat amerikane. Fatkeqësisht, ky fenomen tashmë është kthyer në mjet drejtësie në shtetin e përqendruar tek përgjimet. Flynn dhe Papadopoulos aktualisht janë të akuzuar për krime, më saktë kundravajtje penale që nuk kanë lidhje me skandalin e famshëm “Russiagate”. Kontakti i Flynnit me ambasadorin rus mund të konsiderohet shkelje etike apo çdo gjë tjetër, por nuk rezulton të jetë krim. Papadopoulos mund të akuzohet për konspiracion dhe mund t’i shpëtojë akuzës edhe me avokatin më pak të zotë. Persona të tjerë si Carter Page, një nga aktorët kryesorë të Dosjes Steele dhe subjekt i mandateve të FISA, nuk është akuzuar deri tani për asgjë.

Çfarë nuk ka Mueller?
Ja se çfarë i mungon Muellerit, ose më saktë, ja se çfarë nuk arrin të kuptojë. E gjithë forca e komunitetit të intelgjencës së Shteteve të Bashkuara ka kërkuar kudo për të gjetur prova që vërtetojnë se qeveria ruse (jo vetëm rusët e zakonshëm) kanë ndërhyrë në një farë mënyre në zgjedhjet presidenciale prej plot 18 muajsh. Memo e publikuar kohët e fundit nga Schiff tregon se, pesë zyrtarë të fushatës së Trumpit kanë qenë nën hetim që nga shatori i vitit 2016, përfshirë këtu edhe Flynn. Qëllimi ka qenë të gjendeshin provat e bashkëpunimit të Trumpit me Rusinë gjatë një viti. Pas një hetimi të imtësishëm të zgjatuar muaj të tërë, është mëse e arsyeshme të arrish në konkluzionin se nuk kanë gjetur të dhëna të sigurta inteligjence për të vërtetuar akuzën dhe asnjë regjistrim të ekipit të fushtës së Trumpit apo zyrtari që të jetë duke bërë marrëveshje me një spiun rus. E njëjta gjë vlen për dosjen Steele dhe për akuzat e pabazuara që ndodhen në të. Nëse ekziston vërtetë një regjistrim ose nëse ka prova të pakundërshtueshme në dosje siç pretendohet, do të ishim duke dëgjuar seanca të votëbesimit për Presidentin Trump. Ajo që mbetet pas gjithë kësaj historie të turpshme është një luftë e palodhur e kundërshtarëve të Trumpit që pas ditës së zgjedhjeve. Ata kanë shprehur me një bindje të vetkënaqur dhe të frikshme se Presidenti ka bashkëpunuar me rusët dhe arsyetimi i tyre i vetëm është: Si mund të kishte fituar ndryshe? Megjithatë, akuzat e deritanishme kundër Flynn dhe Papadopoulos dhe deklaratat fajtor të të gjithë të tjerëve tregojnë se do të shohim vetëm disa dënime për kundravajtje të vogla, të cilat do të negociohen, nëse vërtetë kanë informacione aq të vlefshme sa për të ndryshuar kryekëput situatën. Deri tani kemi parë vetëm akuza personale, që nuk kanë lidhje as me presidentin dhe as me zgjedhjen e tij.

Manafort thotë se, ka ndërmend të shkojë në gjyq dhe aty do të mbrojë veten e tij pa folur për asgjë tjetër. Por kjo natyrsht nuk mjafton. Mueller është urdhëruar të vërtetojë në mënyrë të pakundërshtueshme se presidenti, në dijeninë e tij të plotë, ka bashkëpunuar me një qeveri të huaj dhe ka marrë ndhmë për të fituar zgjedhjet në këmbim të ndonjë favori diplomatik. Mueller pra, duhet të vërtetojë përpara popullit amerikan një akt aq të patolerueshëm, sa zgjedhjet të hidhen poshtë, plotësisht brenda vitit të dytë të mandatit të presidentit. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, nëse në Zyrën Ovale do të qëndronte një person i kontrolluar nga Kremlini, atëherë çdo person në qeveri do të punonte mbi këtë hetim 24 orë në ditë për të shpëtuar vendin. Në fakt, ata që punojnë për këtë mision janë një grup i vogël prokurorësh që plotësojnë padi që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen thelbësore me shpresën që dikush të trembet aq shumë sa të dëshmojë për krime që mund të mos jenë kryer asnjëherë. Nëse Mueller tërhiqet, duke lënë një punë të përfunduar në mënyrë evazive përpara zgjedhjeve të mesmandatit, duke pretenduar se Trump ka penguar drejtësinë apo “ka konspiruar për të kryer diçka” nuk ka asnjë provë të vërtetë,por vetëm me supozime, atëherë vendi do të rrezikojë shumë. Mueller ka shumë në dorë dhe së shpejti pritet të japë një raport përfundimtar që Kongresi e ka emëruar ta përpilojë. Deri atëherë dhe në mungesë absolute të provave, dyshimi është qëndrimi më i shëndetshëm që mund të mbahet.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Exit mobile version