Mjeku i njohur, Petrit Vargu, shkruan në një postim në Facebook se, mjeku Pëllumb Pipero ka shkuar në Itali për kurim pas infektimit me covid-19, ndërsa shton se, deri dje disa mjek të orientuar shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
Duke i uruar kolegut Pipero shërim të shpejtë, Vargu shkruan se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.
Vargu bën thirrje që të mos keqinformohet publiku, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet.
Postimi i plotë
Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim?
Si ka mundesi?
Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej ,qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.
Mos disinformoni popullin !Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese.
Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet.
Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo.
Piperos i uroj sherim te shpejte!, shkruan Vargu.