Dy turistë çekë janë plagosur aksidentalisht teksa kishin shkuar për të vizituar Thethin. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite dhe bëhet e ditur se turistët janë transportuar për në Spitalin e Shkodrës. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se dy turistët po udhëtonin me një motor kur kanë rënë tek ujëvara e Gjeçajve.
Si pasojë ka mbetur e plagosur turisja çeke Jana Belocka 46 vjeç. Mësohet se ajo ka thyer krahun dhe po mjekohet në Spitalin e Shkodrës. Ndërsa partneri i saj nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur dy turistët u rrëzuan nga motori me të cilin udhëtonin. 46-vjeçarja ka rënë në rrëpirë, ku edhe theu krahun. Aksidenti ndodhi tek ujvara e Gjeçajve në Theth.
Dyshohet se pakujdesia dhe mungesa e masave të sigurisë të jenë bërë shkak i aksidentit. Nuk kanë dëmtime të rënda, njëri ka thyer krahun dhe tjetri plagosje të lehtë, thonë burimet. Banorët e fshatit janë vënë në ndihmë të tyre dhe i kanë transportuar në Shkodër. Aksidenti ndodhi në vendin ku dy vite më parë gjeti vdekjen aksidentalisht një tjetër turist çek.