Shembet tarraca e rikonstruktuar e Ministrisë së Brendshme

Tarraca e re e Ministrisë së Brendshme, e riparuar nëpërmjet një investimi për rikonstruksionin e godinës me një vlerë prej 2.5 mil euro, është shembur në dy vende që korrespondojnë me dy zyra. Kjo do të thotë se nuk është se ka rënë tarraca e plotë, por pjesë të veçanta të saj, që korrespondojnë mbi dy zyra.
Rënia e tarracës, ende pa përfunduar rikonstruksioni i plotë i kësaj godine, mësohet se ka vënë në siklet të madh ministrin Saimir Tahiri, i cili pret të inaugurojë ambientet e rikonstruktuara më datë 15 korrik.
Dy sipërfaqe të mëdha kanë çeduar, ndërsa ministri është në hall nëse duhet ta çojë kryeministrin Edi Rama në datën 15 korrik në tarracë (që sipas specialistëve do të ribëhet e tëra) apo të gjej një dritare nga mund t’i tregojë tarracën… Por ajo që përbën skandali, për shkakun e shembjes së tarracës, është devijimi nga projekti i rikonstruksionit të saj, për disa teke fëminore të ministrit Saimir Tahiri.
Nën shembullin e kryeministrit, që në zyrën e ambientet e Kryeministrisë ka vënë kosha e ndërtuar fusha basketbolli, ministri Tahiri ka dashur të bëjë një kënd lojërash mbi tarracë ku të argëtohej vetë mbi lisharëse, ndërsa tymoste cigare… Në funksion të kësaj, ministri ka ndërruar specifikimet e pllakave në kundërshtim me kërkesat e projektit dhe të specialistëve…
Projekti për shkak të konstruksionit të tarracës kishte parashikuar fillimisht një shtresë të hollë pllake dekorative, por ministri duke qenë se ka dashur të kolovitet edhe me qejf edhe me paratë e buxhetit, që t’i dukej vetja si në një kënd të vërtetë lojërash, ka urdhëruar ndërrimin e projektit me një kosto të shtuar, e cila nuk mund të kishte rezistencë në tarracën e ministrisë… Dhe efektet u dhanë…, tarraca u shemb!

Exit mobile version