Plas në Vlorë! Banorët përplasje fizike me policinë, iu dalin para fadromave

Përplasje të forta mes banorëve të Radhimës dhe punonjësve të IKMT-së, gjatë aksionit për prishjen e disa banesave dhe objekteve të biznesit paraditen e sotme.

Protesta e banorëve ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, pasi qytetarët shprehen se aksioni i IKMT-së po kalon në një tjetër nivel. Sipas tyre veç objekteve të parashikuara më herët, nga projekti pritet të prishen dhe disa hotele dhe restorante të mëdha.

Sipas burimeve nga IKMT, do të shemben të gjitha objektet që janë në proces legalizimi dhe ato  pa leje. Banorët kërkojnë ndërprerjen e aksionit, pasi sipas tyre dhe në rast dëmshpërblimi shuma që iu ofrohet është qesharake.

Shkoze fadroma

Exit mobile version